LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Fati i paktit bërthamor është në dorë të Iranit

7 Maj 2021, 14:01 Nga DOSJA
SHBA: Fati i paktit bërthamor është në dorë të

SHBA-Administrata e presidentit Joe Biden ka sinjalizuar se Irani nuk duhet të presë lëshime të tjera të mëdha nga Shtetet e Bashkuara ndërsa mes dy vendeve pritet rifillimi i një raundi të ri bisedimesh jo të drejtpërdrejta bërthamore.

Të enjten një zyrtar i lartë i administratës u tha gazetarëve se Uashingtoni i ka bërë të ditura lëshimet të cilat është i përgatitur të bëjë, në mënyrë që t’i bashkohet marrëveshjes së rëndësishme bërthamore nga e cila ish-Presidenti Donald Trump u tërhoq në vitin 2018. Zyrtari tha se tashmë suksesi ose dështimi varet nga Irani i cili duhet të marrë vendimin politik për t’i pranuar ato dhe për t’iu kthyer zbatimit të marrëveshjes.

Zyrtari bisedoi me gazetarët gjatë një telekonference të organizuar nga Departamenti i Shtetit në prag të rinisjes së negociatave në Vjenë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti duke dhënë hollësi rreth pozicionit të Shteteve të Bashkuara përpara raundit të katërt të bisedimeve të tërthorta që do të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Komentet vijnë ndërsa gjatë një vizite në Ukrainë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shprehu shqetësimin rreth qëndrimeve të pandryshuara të Iranit në bisedime.

Ajo që ne nuk e dimë është nëse Irani është vërtet i përgatitur të marrë vendimet e nevojshme për t’u zbatuar plotësisht kushtet e marrëveshjes bërthamore“, tha zoti Blinken në një intervistë për rrjetin televiziv NBC News në Kiev. “Ata fatkeqësisht kanë vazhduar të ndërmarrin hapa drejt rinisjes së pjesëve të rrezikshme të programit të tyre, të cilat marrëveshja bërthamore i kishte ndaluar. Dhe nuk dihet nëse ata janë të gatshëm të bëjnë atë që është e nevojshme“.

Deri tani Irani nuk ka dhënë asnjë shenjë se do të pranonte diçka më të vogël sesa heqja e plotë e të gjitha sanksioneve të vendosura nga administrata Trump dhe ka kundërshtuar sugjerimet se do të duhet të zhbëjë të gjithë hapat që ka ndërmarrë në shkelje të marrëveshjes. Javët e fundit zyrtarët iranianë kanë thënë se SHBA ka ofruar lehtësime të konsiderueshme nga sanksionet, por jo të mjaftueshme, dhe nuk e kanë bërë saktësisht të qartë se çfarë do të bënte Teherani në këmbim të heqjes së tyre.

Zyrtari i administratës amerikane tha se Uashingtoni është i gatshëm të zbatojë kushtet e qarta të marrëveshjes bërthamore, të negociuara nga administrata e Obamës, por vetëm nëse Irani do të bënte të njëjtën gjë. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë të bëjnë më shumë sesa kërkohet nga marrëveshja për ta kthyer Iranin tek plotësimi i kushteve të saj.

Zyrtari nuk pranoi të parashikonte nëse raundi i katërt do të shënonte përparim, por tha se ekzistojnë mundësitë që të arrihet shumë shpejt një marrëveshje e që kjo të ndodhë para zgjedhjeve presidenciale në Iran që mbahen në qershor, që disa besojnë se janë një faktor ndërlikues për bisedimet. Zyrtari tha se thelbi i asaj që të dyja palët duhet të bëjnë është i qartë. “Ne mendojmë se është e mundur”, tha zyrtari. “Nuk do të jetë e vështirë”, tha ai.

Marrë nga Zëri i Amerikës

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota iran joe biden marreveshje berthamore iran joe biden marreveshje berthamore

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën