LIVE UPDATES
Bota

SHBA: FDA miraton vaksinën Pfizer për përdorim nga 2 deri në 11 vjeç

29 Tetor 2021, 20:51 Nga DOSJA
SHBA: FDA miraton vaksinën Pfizer për përdorim nga 2 deri në

SHBA– Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shtetet e Bashkuara dha miratimin të premten për vaksinën Pfizer kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç. FDA dha autorizmin për përdorimin urgjent të vaksinave me dozë më të vogël- sa një e treta e asaj që përdoret për adoleshentët dhe të rriturit – dhe deri në 28 milionë fëmijë amerikanë mund të kualifikohen për vaksinim që në fillim të javës së ardhshme.

Hapi i mbetur për miratimin e plotë është vendimi i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Këshilltarët e CDC-së do të bëjnë rekomandime më të detajuara lidhur me vaksinën dhe më pas drejtorja e agjencisë do të japë vendimin përfundimtar.

“Me këtë vaksinë fëmijët do të jenë shumë më mirë, pa iu dashur të mbyllen në shtëpi, me shkollimit nga distanca dhe pa takuar shokët e tyre,” tha Dr. Kawsar Talaat nga Universiteti Johns Hopkins. “Vaksina do t’i mbrojë ata dhe do të mbrojë komunitetet tona.”

Disa vende kanë filluar të përdorin vaksina të tjera kundër COVID-19 tek fëmijët nën 12 vjeç, përfshirë Kinën, e cila sapo filloi vaksinimet për 3-vjeçarët. Por shumë vende që përdorin vaksinën e kompanisë Pfizer dhe partnerit të sajBioNTech po e ndjekin me vëmendje vendimin e SHBA-së dhe rregullatorët evropianë sapo filluan të shqyrtojnë dozat e e kësaj vaksine për fëmijë.

Me miratimin nga FDA, Pfizer planifikon të fillojë dërgimin e miliona dozave të vaksinës pediatrike – me kapak portokalli për t’u dalluar nga ato me kapak ngjyrë vjollcë për grupmoshat e tjera – në zyrat e mjekëve, farmacitë dhe objektet e tjera të vaksinimit. Fëmijët do të marrin dy injeksione, me tre javë diferencë nga njëra-tjetra. Rastet e rënda ose vdekjet nga COVID-19 janë të rralla mes fëmijëve më të vegjël, por shefi i vaksinave i FDA-së, dr. Peter Marks tha këtë javë se 1.9 milionë fëmijë të grupmoshës 5 deri në 11 vjeç kanë rezultuar pozitivë dhe 8,300 janë shtruar në spital në Shtetet e Bashkuara. Nga ata që u shtruan në spital, një e treta kishte pasur nevojë për kujdes intensiv dhe afro 100 vdiqën.

Dhe ndërsa varianti delta shumë ngjitës vazhdon të jetë në qarkullim, qeveria ka llogaritur më shumë se 2000 mbyllje shkollash të lidhura me koronavirusin që nga fillimi i vitit shkollor, duke prekur kështu më shumë se një milion fëmijë.

Në fillim të kësaj jave, këshilltarët e pavarur të FDA-së arritën në përfundimin se përfitimet nga vaksina Pfizer për fëmijët 5 deri në 11 vjeç kundër COVID-19 janë shumë më të mëdha sesa rreziku i rasteve të rralla të inflamacionit të zemrës, të quajtur miokardit.

Por disa prej ekspertëve thanë se jo të gjithë të rinjtë do të duhet të vaksinohen dhe se ata preferojnë që vaksinimi të ketë në fokus ata që janë më të rrezikuar nga virusi.

Afro 70% e fëmijëve 5 -11-vjeçarë të shtruar në spital për COVID-19 në SHBA kanë probleme ekzistuese shëndetësore, duke përfshirë astmën dhe obezitetin, sipas të dhënave federale.

Pyetja se sa gjerësisht duhet të përdoret vaksina e Pfizer do të jetë një nga temat qendrore që do të shqyrtohet nga CDC-ja dhe këshilltarët e saj, të cilët përcaktojnë rekomandime formale për mjekët pediatër dhe profesionistët e tjerë mjekësorë.

Një studim i kompanisë Pfizer me 2,268 nxënës shkolle arriti në përfundimin se vaksina ishte pothuajse 91% efektive në parandalimin e infeksioneve simptomatike të COVID-19.

Asnjë nga fëmijët nuk pati rast të rëndë infektimi, por të vaksinuarit kishin simptoma shumë më të lehta sesa të pavaksinuarit.

Për më tepër, fëmijët e vegjël që iu nënshtruan dozave të ulëta zhvilluan nivele antitrupash që luftojnë koronavirusin po aq të larta sa adoleshentët dhe të rinjtë që kanë marrë dozat e rregullta.

Studimi i Pfizer mbi fëmijët më të vegjël arriti në përfundimin se vaksinat me doze të ulët rezultuan të sigurta, me efekte anësore të ngjashme ose më të lehta të përkohshme, si dhimbje krahu, ethe ose dhimbje të tjera që kanë pasur adoleshentët.

Studimi nuk është aq i gjerë sa të mund të identifikojë ndonjë efekt anësor jashtëzakonisht të rrallë, siç është inflamacioni i zemrës që ndodh herë pas here pas dozës së dytë, kryesisht te të rinjtë.

Disa prindër pritet t’i vaksinojnë fëmijët e tyre përpara festave familjare dhe sezonit të ftohtë të dimrit.

Por një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family sugjeron se shumica e prindërve nuk do të nxitojnë t’i vaksinojnë fëmijët. Rreth 25% e prindërve të anketuar në fillim të këtij muaji thanë se do t’i vaksinonin fëmijët e tyre “menjëherë”. Por pjesa tjetër ishte e ndarë mes atyre që thanë se do të prisnin për të parë se si funksionon vaksina dhe atyre që thanë se “me siguri” nuk do t’i vaksinojnë fëmijët.

Edhe kompania Moderna po studion vaksinën e saj për COVID-19 tek të rinjtë e moshës shkollore. Pfizer dhe Moderna po bëjnë studime edhe për vaksina për fëmijë më të vegjël, deri në 6 muajsh. Rezultatet priten më vonë gjatë vitit.

Marrë nga VOA 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota administrata e ushqimit dhe barnave phizer administrata e ushqimit dhe barnave phizer

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 31 mars

Dosja Sot Date 31 mars

Lefter Alla në burg, Këshilli Bashkiak i Bulqizës zgjedh kryetarin e ri

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive