Seancë plenare në Kuvend/ PD anulon bojkotin! Peleshi i heq fjalën Berishës: Mu drejto me etikë
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha-Ballës: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme për refor...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
SHBA – Departamenti amerikan i Thesarit hoqi nga lista e të sanksionuarve një kompani, për të cilën më herët tha se udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviç, vëllai i biznesmenit nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviç.
Informacioni u publikua të hënën në ueb-faqen e këtij institucioni. Sipas deklaratës së lëshuar të hënën, Departamenti amerikan i Shtetit hoqi nga lista e të sanksionuarve kompaninë Nautikacentar D. O. O, e cila udhëhiqet nga Zharko Vesellinoviç dhe është e regjistruar në Kroaci. Ai nuk dha shpjegime shtesë për vendimin. Kompania Nautikacentar është e regjistruar në Rijekë – qytet bregdetar në veriperëndim të Kroacisë.
Më 9 dhjetor, portali kroat Jutarnji.hr njoftoi se ka kontaktuar Zharko Vesellinoviçin, pronarin e kompanisë Nautikacentar, i cili mohoi se ka lidhje me Zvonko Vesellinoviçin dhe se është i përfshirë në krim. Vesellinoviç po ashtu tha se do të angazhojë një avokat, i cili do t’i kërkojë Ambasadës amerikane shpjegime se si ka ndodhur që emri i tij të përfundojë në listën e zezë të SHBA-së.
Vëllezërit Vesellinoviç, nënkryetari i subjektit politik Lista Serbe në Kosovë, Millan Radoiçiç, dhe dhjetë persona të tjerë të lidhur me ta u futën më 8 dhjetor në listën e të sanksionuarve nga Departamenti amerikan i Thesarit, nën akuzat se kanë lidhje me krimin e organizuar transnacional. Përveç tyre, në listën e zezë u përfshinë edhe mbi njëzet kompani të tyre, me seli në Kosovë, Serbi, Kroaci dhe Bullgari.
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
KOSOVË- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u është kundërpërgjigjur akuzave të mediave serbe, në lidhje me protestën e organizuar ditën e sotme nga ish-kryem...
SHBA – Kompania Procter & Gamble ka tërhequr më shumë se 30 produkte për kujdesin e flokëve me spray aerosol nga tregu, duke përfshirë shumë shampo të...
SHBA- Udhëtimet që do të bëhen në Krishtlindje do të rrisë përhapjen e variantit Omicron. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur epidemiologu kryesor i sëmu...
PARIS – Kryeqyteti i Francës Paris është në ankth që prej orës 15:30 pasi një person ka marrë peng dy gra duke i mbajtur brenda një qendre tregtare. Media...
SHBA – Kompania farmaceutike Moderna ka thënë se një dozë përforcuese e vaksinës së saj Covid duket se mbron kundër variantit Omicron me përhapje të shpej...
FILIPINE- Të paktën 375 njerëz kanë humbur jetën pasi një stuhi e fuqishme goditi Filipinet të enjten. BBC shkruan se super Tajfuni Rai – me erëra prej rr...
SHBA – Donald Trump është gjithnjë e më i shqetësuar teksa komiteti i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin në Kapitol, sipas burimeve ...
SHBA – Nuk kalon as një ditë në ishull pa shpërthyer skandale të reja rreth Boris Johnson-it dhe qeverisë së tij. Fotografitë e reja të festave të ç...
RUSIA – Kina dhe Rusia kanë filluar të bashkëpunojnë në teknologji për të zhvilluar një sistem që do të rivalizonte sistemin amerikan GPS të navigimit sat...
UKRAINË – Forcat ukrainase kanë hapur llogore pranë kufirit të vendit, pas njoftimeve për një rritje të pranisë së trupave ushtarake ruse, në anën tj...