LIVE UPDATES
Bota

Britania e Madhe: Boris Johnson dhe metoda Orban

20 Dhjetor 2021, 17:47 Nga DOSJA
Britania e Madhe: Boris Johnson dhe metoda Orban

SHBA – Nuk kalon as një ditë në ishull pa shpërthyer skandale të reja rreth Boris Johnson-it dhe qeverisë së tij. Fotografitë e reja të festave të çlirëta të Krishtlindjeve u tregojnë britanikëve të tronditur se rregullat e rrepta të vendosura nga qeveria e tyre për vetë Johnson-in dhe ndihmësit e tij me sa duket nuk vlejnë.

Një model që shfaqet edhe tjetërkund, kur hedhim një vështrim më të vëmendshëm pas prapaskenave. Sepse pretendimi i vetë Johnsonit se është mbi ligjin ka infektuar prej kohësh kabinetin e tij.

Kufijtë e së drejtës për të demonstruar

Ministrja e Brendshme, Priti Patel kërkon një ligj të ri për policinë që në të ardhmen do të bëjë të mundur arrestimin e kujtdo që, për shembull, shkakton “trazira publike” duke bërë zhurmë ose që thjesht të jep përshtypjen se ka ndërmend ta bëjë këtë. Kundër këtij projektligji ende po zhvillohen protesta të rregullta para Parlamentit. Por në të ardhmen, këto protesta do të ishin të paligjshme po të miratohet projekti i Patelit në formën e tanishme. Kur organet e kontrollit vetëm shqetësojnë.

A po bëhet Britania një shtet policor? Ky është pikërisht rreziku, argumentojnë protestuesit jashtë parlamentit dhe shumë kritikë të tjerë të qeverisë. Dominic Grieve, Tory dhe ish-Prokurori i Përgjithshëm, thotë se situata është edhe më serioze: Kjo qeveri absolutisht nuk dëshiron të pengohet të ushtrojë pushtetin e saj. Përveç zgjedhjeve. Dhe kjo shkon edhe më tej, ajo gjithashtu dëshiron të eleminojë çdo organ të mundshëm kontrolli që mund të kufizojë fuqinë e saj. Rregullat duhet të zbatohen vetëm për të tjerët

A është ende i vlefshëm koncepti i sundimit të ligjit? Me këtë kihen parasysh në radhë të parë sulmet e Johnson-it ndaj gjykatësve dhe avokatëve, të cilët fyen rregullisht si aktivistë, pasi qeveria humb procese gjyqësore, sepse kërkon të dëbojë ilegalisht refugjatët. Në të ardhmen e afërt, Johnson dëshiron t’ua heqë refugjatëve krejtësisht të drejtat e mbrojtjes ligjore dhe t’i dëbojë drejtpërdrejt. Një shkelje e qartë e të drejtave ndërkombëtare të njeriut.

Edhe Shoqata Britanike e Avokatëve është gjithnjë e më e shqetësuar. “Respekti për konceptin e sundimit të ligjit rrezikon të humbasë në këtë vend. Është thjesht sasia e përpjekjeve për të minuar idenë themelore në Kushtetutën tonë që edhe qeveria duhet të respektojë ligjet. Kështu nisin diktaturat, kur një qeveri beson se është mbi ligjin”, thotë Ellie Cumbo nga “The Law Society”.

Çfarë vlere kanë ende ligjet e vjetra?

Britania e Madhe mund të ketë ligjet më të vjetra në botë, por për Johnsonin ato nuk kanë më shumë vlerë se letra në të cilën janë shkruar, beson më tej Grieve: “Po, po ta ketë të nevojshme ai nuk do të sulmonte vetëm rolin e gjykatave dhe gjyqtarëve, por edhe parimet kryesore të kushtetutës sonë”.

Partia e tij ka kohë që ka mbyllur sytë për këtë pikë. Por këtë javë u duk për herë të parë se Johnsoni kishte shkuar shumë larg. “Partia konservatore e angazhoi, sepse ai duhej të fitonte zgjedhjet për të. Por ajo që bëri ai është: ai i shpalli luftë Britanisë tradicionale. Njeriu që e njihja mirë ishte një internacionalist liberal. Sot ne kemi në pushtet një nacionalist ksenofob, i cili i ngjan më shumë një Orbani se një udhëheqësi të një partie demokratike”, thotë publicisti Peter Oborne, ish-komentatori kryesor i gazetës konservatore “Daily Telegraph”.

Nuk është vetëm Johnsoni

Sulmet e Johnsonit ndaj shtetit ligjor britanik mund të shkaktojnë dëme të qëndrueshme – edhe po ta eliminonte partia e tij përfundimisht atë, sepse moria e skandaleve në të cilat është përfshirë kryeministri britanik mund të rrezikojë zgjedhjet e ardhshme për konservatorët. Konservatorëve britanikë vetë u ka interesuar dhe u intereson gjithmonë një prioritet: pushteti. Vetë Johnsoni do të kishte qenë vetëm mishërimi më radikal deri tani i kësaj në Downing Street.

Marrë nga DW

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota boris johnson mbreteria e bashkuar qeveria britanike boris johnson mbreteria e bashkuar qeveria britanike

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj