LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja kritike: Niveli i dhunës në Afganistan, i papranueshëm!

10 Gusht 2021, 20:47 Nga DOSJA
SHBA-ja kritike: Niveli i dhunës në Afganistan, i papranueshëm!

Shtetet e Bashkuara thonë se nivelet e dhunës në Afganistan janë të papranueshme dhe nuk përkojnë me marrëveshjen e paqes mes Uashingtoni dhe talibanëve. Deklarata u bë të martën (10 gusht) nga zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price.

“Sigurisht që nivelet e dhunës, nuk duken në përputhje me atë që u zotuan talibanët në atë marrëveshje“, u tha Price gazetarëve.

Marrëveshja me talibanët për tërheqjen e trupave amerikane ishte arritur nga ana e administratës së ish-presidentit amerikan, Donald Trump në fillim të vitit 2020. Marrëveshja parashihte tërheqjen e plotë të forcave të huaja pasi talibanët ishin zotuar se nuk do të lejojnë grupe terroriste në territorin afgan. Tërheqja filloi në muajin maj të këtij viti dhe pritet të përfundojë në fund të muajit gusht.

Menjëherë pas fillimit të tërheqjes, talibanët kanë ndërmarrë ofensivë për të marrë nën kontroll territorin që administrohej nga Qeveria afgane. Luftime të ashpra janë raportuar gjatë ditëve të fundit. Tashmë talibanët kanë marrë nën kontroll disa qytete të mëdha.

I dërguari i posaçëm amerikan për Afganistanin, Zalmay Khalilzad është në Katar për bisedime me talibanët në përpjekje për ta detyruar grupin të ndalojë ofensivën e tij gjithëpërfshirëse. Në kryeqytetin e Katarit, Doha, grupi militant ka një zyrë politike.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, më 10 gusht përsëriti qëndrimin e Uashingtonit se forcat afgane të mbrojtjes janë të trajnuar dhe pajisur mjaftueshëm për të luftuar talibanët.

Psaki po fliste pasi agjencitë ndërkombëtare të lajmeve cituan një zyrtar të lartë të Bashkimit Evropian të thoshte se luftëtarët talibanë tani kontrollojnë 65 për qind të Afganistanit. Më 2001, forcat e udhëhequra nga SHBA-ja kanë pushtuar Afganistanin dhe kanë rrëzuar regjimin e talibanëve, për shkak të strehimit të Al-Kaidës, grupit ekstremist, i cili ka qenë mbrapa sulmeve terroriste të 11 shtatorit në tokën amerikane.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dhuna ne afganistan shba dhuna ne afganistan shba

Sondazh

Poll
Bota 10 Gusht 2021, 19:28

Drejtori i CIA-s vizitë në Izrael

Drejtori i Agjencisë Qendrore amerikane të Zbulimit William Burns, ndodhet në Izrael për bisedime që zyrtarët thonë se do të përqëndrohen kryesisht tek Irani. V...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë