Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Bota
SHBA-ja sanksionon 13 anije ruse për gazsjellësin “Rrjedha Veriore 2”
22 Maj 2021, 10:10Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Shtetet e Bashkuara zyrtarisht kanë futur në listë të zezë dhjetëra anije ruse, që janë të përfshira në ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Veriore 2”.
Ky njoftim i Departamentit amerikan të Thesarit vjen pas kritikave nga republikanët në Kongres, lidhur me një njoftim të mëhershëm të Shtëpisë së Bardhës e nuk do të përfshijë operatorin rus të gazsjellësit në listën e sanksioneve.
Gazsjellësi pothuajse i ndërtuar në Detin Baltik, do të sjellë gazin rus direkt në Gjermani, duke kaluar përmes Ukrainës, Bjellorusisë dhe shteteve të tjera.
Kritikët thonë se kjo gjë do të rrisë varshmërinë e Gjermanisë ndaj energjisë ruse dhe do ta bëjë Berlinin më të ndjeshëm ndaj politikave ruse. Po ashtu, do ta privojë Ukrainën dhe shtetet tjera që të përfitojnë nga tarifat e transitit.
Megjithatë, gazsjellësi është mbështetur nga qeveria e kancelares Angela Merkel dhe vëzhguesit politikë thonë se presidenti, Joe Biden duket se nuk dëshiron që të nxisë konflikt me një aleate të SHBA-së për këtë çështje.
Më herët gjatë javës, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se nuk e ka ndërmend të përfshijë në listën e sanksioneve operatorin e gazsjellësit, Nord Stream 2 AG – që është në pronësi ruse – e as shefin ekzekutiv të këtij operatori, Matthias Warnig, që është aleat i presidentit rus, Vladimir Putin.
Senatorët republikanë kanë thënë se do ta hartojnë një legjislacion për të rivendosur sanksionet.
REL
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe militantëve palestinezë të Hamasit në Rripin e Gazës, raportohet se po respektohet, teksa ndërmjetësuesit nga Egjipti thanë se...
Shimpanzeja është marrë në Fondacionin Zoologjik të Kafshëve të Egra në Miami, që është një organizatë me një mision për të rritur ndërgjegjësimin e publikut në...
Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in ripërtërinë të premten përpjekjet për të angazhuar Korenë e Veriut në dialog mbi prog...
PALESTINË-Mijëra palestinezë u kthyen në shtëpi pas vendosjes për armëpushim në skena shkatërrimi rindërtimi i të cilave mund të zgjasë me vite.Sipas BBC, ...
Ashtu si në versionet e mëparshme kombëtare të certifikatës për sëmundjen Covid-19, edhe në dokumentin e ri që do të futet në përdorim deri në fund të qershorit...
Bota22 Maj 2021, 08:42
EUROPË-Prodhuesit e vaksinave kundër Covid-19 Pfizer / BioNTech, Moderna dhe Johnson & Johnson, gjatë konferencës së G20 deklaruan se do të sigurojnë &...
Bota22 Maj 2021, 08:07
MORINË– Qindra qytetarë të Kosovës kanë zgjedhur që të kalojnë këtë fundjavë në bregdetin e Shqipërisë.Në doganën e Morinës, ka pasur një fluks të madh udh...
KINË -Një tërmet me magnitudë 6.4 i shkallës rihter tronditi provincën Yunnan në jugperëndim të Kinës mbrëmjen e djeshme, duke vrarë të paktën tre persona ...
Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten se Partia Demokrate vazhdon ta mbështesë Izraelin dhe ai shpreson që armëpushimi midis izraelitëve dhe Hamasit të i...
Dy partitë politike opozitare që janë pjesë e Kuvendi të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK] dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], thonë se do të ...