6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
SHBA- Amerikanët po festojnë të enjten një ditë Falenderimesh të transformuar si pasojë e pandemisë së koronavirusit. Shumë familje hoqën dorë nga tradita për t’u mbledhur me rastin e kësaj dite. Po kështu parada tradicionale e rrjetit të dyqaneve me pakicë Macy’s u kufizua në një ngjarje që u ndoq vetëm nëpërmjet televizorit.
Falenderimet, normalisht një ditë gjatë së cilës familjet amerikane e miqtë mblidhen në një numër të madh për të festuar dhe për të kujtuar bekimet e jetës, do të duken ndryshe këtë vit për shkak të numrit në rritje të infeksioneve dhe viktimave.
Parada e Macy-t me rastin e Ditës së Falenderimeve e Macy-t në Nju Jork, një spektakël tullumbacesh gjigante me fytyra karakteresh të njohura për fëmijë që i kanë argëtuar ata për gati një shekull, është reduktuar në mënyrë të konsiderueshme. Spektatorët nuk u lejuan të rreshtohen përgjatë paradës në rrugë, sikurse më parë.
Ngjarja nisi të enjten në mëngjes me një seri shfaqjesh me muzikë e balona.
Ekspertët kanë ngritur shqetësimin se dita e Falenderimeve mund të rrisë ndjeshëm numrin e të prekurve ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë vendin i ka tejkaluar të 260 mijë rastet që prej fillimit të pandemisë.
Ndryshe nga këshillat e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për të qëndruar në shtëpi gjatë ditës së festës, rreth 6 milionë amerikanë udhëtuan prej së premtes së kaluar deri të mërkurën. Megjithatë kjo shifër është më pak se gjysma e numrit të shënuar gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Sipas një sondazhi në rang kombëtar të Qendrës Mjekësore Wexner në universitetin e Ohajos rreth 40 për qind e amerikanëve planifikojnë të marrin pjesë në një nga ato që shihen si “grumbullime të rrezikshme” gjatë sezonit të festave, ose në grumbullime prej më shumë se 10 personash me njerëz që nuk banojnë në të njëjtën shtëpi. Një e treta nuk do t’u kërkojë mysafirëve të mbajnë maskë.
Por shumë të tjerë kanë anuluar udhëtimit dhe në vend të kësaj kanë zgjedhur të urojnë të dashurit e tyre përmes FaceTime-it apo Zoom-it.
Marrë nga: VOA
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA-Instituti amerikan i shëndetit publik, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve CDC është duke marrë në konsideratë shkurtimin e ditëve të vetë...
KENIA – Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kenia, ku një burrë, i cili më parë ishte shpallur i vdekur nga mjekët, u kthye në jetë pas tre orësh. Sipas media...
ANGLI-Kimberley Eccles është një e re nga Anglia e diagnostikuar me një lloj kanceri të rrallë. Ajo është vetëm 23 vjeç dhe për shkak të pandemisë së Cov...
GREQI– Shkollat në Greqi do të hapen të parat kur të fillojë lehtësimi i masave kufizuese.Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cil...
EGJIPT-Cira-03 është roboti më i ri i krijuar nga inxhinieri, Mahmoud El Komy për të kontrolluar pacintët me Covid-19. Lajmi është bërë i ditur nga mediat ndërk...
KOSOVË– Një 29-vjeçare nga Kosova për fat të keq ka humbur jetën për shkak të koronavirusit.Lajmi është bërë i ditur nga QKUK-ja ku ka njoftuar se e...
Kompanitë gjigande farmaceutike Pfizer, BioNTech dhe Moderna kanë dhënë tashmë prova se vaksinat e tyre janë rreth 95% të efektshme në parandalimin e sëmundjes,...
BRITANI- Eltiona Skana, 30-vjeçarja shqiptare, ka bërë deklaratën e fortë në seancën gjyqësore, e cila është zhvillaur ditën e sotme për vrasjen e 7-vje...
ANGLI- Kompania farmaceutike AstraZeneca, është shprehur se do të bëjnë një studim të tjetër vaksinës anti-Covid që kanë krijuar pasi mund të jetë bërë një gabi...
HAGË– Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë amandametet e propozuara nga ish-presidenti Hashim Thaçi për zgjatjen e man...