LIVE UPDATES
Bota

ShBA synon vaksinimin e 70 për qind të të rriturve deri në korrik, në Ditën e Pavarësisë

3 Qershor 2021, 13:19 Nga DOSJA
ShBA synon vaksinimin e 70 për qind të të rriturve deri në

Presidenti Joe Biden po fillon një plan një-mujor në të gjithë vendin për të vaksinuar 70 për qind të amerikanëve të rritur deri në Ditën e Pavarësisë më 4 korrik. Por administrata ende nuk ka hartuar strategjinë e ndarjes së vaksinave të tepërta për pjesën tjetër të botës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara përgatiti materialin me më shumë hollësi.

Me 170 milionë të vaksinuar, në ShBA ka filluar të ndjehet jeta normale.

Vendi po përparon edhe më shumë me planin një-mujor për të vaksinuar 70 për qind të të rriturve deri në Ditën e Pavarësisë.

“Nëse merrni një dozë këtë javë, mund të vaksinoheni plotësisht deri më 4 korrik dhe mund të festoni Ditën e Pavarësisë të lirë dhe pa pengesa”, tha Presidenti Biden.

Të mërkurën, Presidenti Biden njoftoi disa nisma si kujdes falas për fëmijët e prindërve që vaksinohen, transport falas deri në qendrën e vaksinimit, përdorimin e floktoreve dhe dyqaneve për të shtuar interesimin dhe duke inkurajuar kompanitë që të ofrojnë stimuj për të vaksinuarit.

“Birra falas për ata që janë mbi 21 vjeç, për të festuar pavarësinë nga virusi”, tha zoti Biden.

Ndërsa amerikanët po përfitojnë nga vaksinat e dhëna falas, një studim nga Qendra Globale e Inovacionit Shëndetësor Duke tregon se ShBA pritet të ketë qindra miliona doza të tepërta vaksinash deri në korrik.

“Jemi zotuar për 600 milionë doza në këtë vend; 366 milionë janë shpërndarë. Në muajt e ardhshëm do ta kuptojmë nëse kemi kapacitet të tepruar. 80 milionë doza, kryesisht Astrazeneca, të cilat ia kemi premtuar botës, duhet t’i nisim me shpejtësi në mënyrë të barabartë“, tha për Zërin e Amerikës Dr. Anans Parekh nga Qendra për Politika Dypartiake.

Administrata po përballet me presion në rritje për të njoftuar se kur dhe si do të ndahen dozat e tepërta.

“Ne do të përqëndrohemi në barazi, pra shpërndarjen e drejtë të vaksinave. Do të fokusohemi në shkencë. Do t’i bashkërendojmë përpjekjet me COVAX-in”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

COVAX është program i Kombeve të Bashkuara që u siguron qasje tek vaksinat vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Të mërkurën, një takim virtual i organizuar nga Japonia dhe organizata Gavi, Aleanca e Vaksinave siguroi 2.4 miliardë dollarë fonde shtesë për COVAX-in, duke e çuar totalin në gati 9.8 miliardë dollarë. Shtetet e Bashkuara morën pjesë, por nuk njoftuan fonde shtesë.

“ShBA ka dhuruar 2 miliardë dollarë për GAVI-n dhe për COVAX-in dhe kemi premtuar një shtesë prej 2 miliardë dollarësh deri më 2022”, tha nënpresidentja Kamala Harris.

Administrata po shqyrton mundësinë e dërgimit të dozave në vende të caktuara. Shumë prej tyre kanë kërkuar ndihmë, përfshirë Korenë e Jugut, Bangladeshin dhe Vietnamin. Shtëpia e Bardhë ende nuk e ka njoftuar qëndrimin e saj.

VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne shba joe biden shba covid ne shba joe biden shba

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë