LIVE UPDATES
Editorial

SHBA tërheqin personelin jo-të domosdoshëm diplomatik nga Kabuli

12 Gusht 2021, 20:30 Nga DOSJA
SHBA tërheqin personelin jo-të domosdoshëm diplomatik nga Kabuli

Departamenti amerikan i Shtetit konfirmoi të enjten se Shtetet e Bashkuara po ulin numrin e personelit diplomatik në Afganistan, duke lënë në Kabul vetëm “personelin jetik diplomatik” pas përkeqësimit të fundit të situatës së sigurisë në atë vend.

“Ambasada jonë mbetet e hapur dhe misioni ynë diplomatik do të vazhdojë,”-tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price në konferencën e rregullt për shtyp të enjten. Ai shtoi se ambasada do të vazhdojë funksionet në të njëjtën ndërtesë, pasi u pyet nga gazetarët nëse ka plane për ta zhvendosur personelin që do të qëndrojë në Afganistan.

Ndërkohë, për të ndihmuar evakuimin e personelit diplomatik nga ambasada në Kabul, Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë. Një zyrtar amerikan konfirmoi se trupat do të ofrojnë mbështetje nga ajri dhe toka në procesin për transportimin e diplomatëve në aeroportin e Kabulit. Zyrtari foli me kusht që të mos identifikohej me emër, pasi planet nuk janë bërë ende publike.

Vendimi për të reduktuar në maksimum numrin e personelit diplomatik në Kabul reflekton humbje besimi nga administrata e Presidentit Biden në aftësinë e qeverisë afgane për të ofruar mbrojtjen e nevojshme për misionin diplomatik amerikan në Kabul, ndërkohë që talibanët vazhdojnë përparimin dhe kanë marrë gjatë ditëve të fundit një numër qytetesh të rëndësishme.

Pentagoni ka mbajtur 650 trupa në Afganistan për të ofruar siguri shtesë për misionin diplomatik amerikan. Zyrtari tha se trupat shtesë si dhe mjetet fluturuese do të sillen nga jashtë Afganistanit për të ndihmuar evakuimet.

Gjendja e sigurisë ka pësuar një rënie precipituese prej disa muajsh në Afganistan, që kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja bënë të ditura planet për tërheqje të plotë nga ky vend. Megjithë keqësimin e situatës, as Shtëpia e Bardhë dhe as Pentagoni nuk duken të gatshëm të ndalin keqësimin e mëtejshëm me një rishikim të planeve.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë se nuk ka për synim të ndryshojë vendimin që mori pranverën e kaluar. Ndërkohë që janë larguar pjesa më e madhe e trupave amerikane nga Afganistani, talibanët kanë përshpetuar operacionet. Të enjten ata morën nën kontroll dy kryeqytete të tjera provinciale, pas marrjes të mërkurën të tri kryeqyteteve, duke e çuar në 11 numrin e administratave lokale që kontrollojnë aktualisht. Megjithëse talibanët nuk kanë mbështetje nga ajri dhe janë më të paktë në numër se ushtarët vendas që janë stërvitur e pajisur nga Shtetet e Bashkuara, ky grup ekstremist ka arritur të avancojë me shpejtësi rrufe, duke marrë edhe qytetin e tretë më të madh në vend, Heratin.

Ambasada amerikane në Kabul paralajmëroi të enjten amerikanët që ndodhen në Afganistan të largohen menjëherë. Ky ishte paralajmërimi i dytë që nxjerr ambasada që të shtunën. Ndërkaq, zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se afganët kanë ende kohë të shpëtojnë vendin nga disfata përfundimtare.

“Nuk ka përse shkon drejt disfatës. E gjitha varet nga udhëheqja politike e ushtarake që mund të mobilizojnë vetë afganët për ta përmbysur këtë situatë”.

Një mesazh të ngjashëm kishte edhe Presidenti Biden këtë javë kur tha “Afganët duhet të luftojnë për veten dhe për vendin e tyre”. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta mbështesin ushtrinë afgane me goditje të kufizuara ajrore, por këto përpjekje nuk kanë dhënë rezultat deri tani. Më 31 gusht Shtetet e Bashkuara pritet të mbyllin zyrtarisht praninë e tyre ushtarake në Afganistan.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial afganistan john kirby personeli diplomatik në afganistan trazirat ne afganistan afganistan john kirby personeli diplomatik në afganistan trazirat ne afganistan

Sondazh

Poll
Editorial 11 Gusht 2021, 05:32

Bregoviç dhe filozofia e shqiptarëve

Në historinë që rrethoi lajmin për praninë e Goran Bregoviç-it në Festivalin e Përvitshëm të Birrës në Korçë, nuk është aq shumë ftesa drejtuar mu...

Editorial 25 Korrik 2021, 16:15

Në emër të betonit

Prej kohësh, si tërë kryeqytetasit, jetoj edhe unë në epokën e betonimit të pamëshirshëm të Tiranës, betonim ky vepër e dyshes së frikshme Edi Veliaj & Erio...

Editorial 21 Korrik 2021, 14:54

PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në ...

Editorial 21 Korrik 2021, 12:56

Rilindja e kumarit

Nga Redaksia Investigative Network AlbaniaTë mërkurën e datës 23 qershor, rreth mesditës, në MAK Hotel Tirana (ish-Sheraton), u zhvillua pa zhurmë një ceremoni ...

Editorial 21 Korrik 2021, 07:30

Shkatërrimet e vërteta të korrupsionit

Nga Juan M. Blanco 20 dhjetor 2017Ka shumë vende ku njerëzit e perceptojnë korrupsionin si një problem të rëndë. Por nuk dyshojnë se ky fenomen ka pasoja shumë ...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj