LIVE UPDATES
Editorial

Vakumi ‘Merkel’: Pse Evropa është në kërkim të një shtylle kurrizore?

26 Korrik 2021, 08:02 Nga DOSJA
Vakumi ‘Merkel’: Pse Evropa është në kërkim

Zakonisht kam kënaqësinë më të madhe kur vërtetohet se kam të drejtë për diçka që them në jetën e përditshme. Por në rastin e kundërvënies mes Perëndimit dhe Putinit dhe miqve të tij, nuk ndjej aspak kënaqësi kur kam argumentuar për vite me radhë se Brukseli dhe Uashingtoni duhet të kenë një qasje më të ashpër.

Unë i di edhe kundër-argumentet që po përdoren këto ditë, dhe i kuptoj ato. Për lehtësinë tuaj, po i rendis përmbledhtazi këtu: nuk ia vlen të rrezikohet nisja e një lufte bërthamore me Rusinë; për jetët e ukrainasve / baltikasve/ gjeorgjianëve nuk ia vlen të rrezikohen ato të qytetarëve perëndimorë, apo edhe argumenti më i preferuar nga unë: Rusia mund të ketë disi të drejtë.

Përveç kësaj të fundit, gjithë të tjerat i kuptoj. E kush dëshiron ta marrë përsipër rrezikun e një zjarri bërthamor që përfshin Parisin, Londrën apo Bregun Lindor të SHBA-së? Por nga ana tjetër vetëm shprehja e “shqetësimit të madh” dhe “dënimit të fortë” nuk e ka dekurajuar aspak Putinin dhe miqtë e tij si Bjellorusia e Aleksandër Llukashenkos nga veprimet e pacipa të agresionit.

Unë nuk do të thosha se Perëndimi ka pasur një qasje që ka synuar ta mbajë të qetë Putinin. Por ndërkohë vështirë se është bërë shumë për t’i rezistuar atëherë kur duhet. Dhe kjo sjellje vetëm sa e ka inkurajuar Kremlinin dhe aleatët e tij si Bjellorusia dhe Turqia.

Në fakt, Perëndimi ka bërë minimumin, duke shpresuar se Rusia do të zbutej vetë duke u përqendruar mbi çështje të tjera. Jo se Islamizmi radikal dhe Kina nuk janë shqetësuese për arsye të tjera, por ato nuk janë të vetmet kërcënime.

Përshkallëzimi nga Moska ka ndjekur një model: pushtimi afatshkurtër i Gjeorgjisë, u pasua nga fushata ushtarake tashmë disavjeçare kundër Ukrainës, si dhe rrëmbimi i agjentëve estonezë të sigurisë dhe vrasja e disidentëve rusë.

Por çmimin e parë në këtë drejtim e ka marrë ulja e detyruar në Minsk e një avioni irlandez që fluturonte nga Athina dhe Lituania. Një përpjekje e Aleksandër Llukashenkos për t’i bërë përshtypje Putinin, ashtu si një djalë i vogël që shpreson të fitojë vlerësimin e vëllait apo motrës më të madhe.

Pavarësisht nga shtypja brutale e Llukashenkos ndaj njerëzve të tij, ai gjendet mbi një terren shumë më të lëkundshëm sesa shoku i tij në Kremlin. Lëvizja opozitare e Aleksei Navalnit, nuk arriti të nxjerr në rrugë 1 milionë  protestues siç ishte shpresuar në fillim të këtij viti, dhe burgosjen e udhëheqësit opozitar dhe shpërndarjen nëpër botë të pjesës tjetër të ekipit, armiku kryesor i Putinit është tani forca e pamposhtur e Atit Kohë.

Megjithatë lideri bjellorus u duk sikur mund të rrëzohej gushtin e vitit të kaluar, vetëm për ta rivendosur rendin me ndihmën edhe të Putinit, duke përdorur një shfaqje vulgare të pushtetit të tij diktatorial. Unë besoj se këto provokime do të përshkallëzohen akoma më tej, pavarësisht nëse drejtohen nga Minsku, Moska apo Ankaraja.

Nuk ka asnjë dyshim se Belgjika në vitin 1914 apo Çekosllovakia dhe Polonia në 1939 nuk dukeshin plotësisht të ndërgjegjshme për atë që i priste. Por mund të thuhet se shumë nga dramat mund të ishin parandaluar nëse Gjermania do të ishte neutralizuar që herët.

Është për të ardhur keq që është shndërruar në një klishe thënia se historia përsëritet. Unë preferoj të mendoj se kjo është një arsye se pse askush nuk dëshiron që të veprojë. Sa keq që ndoshta të gjithë mund të pendohemi një ditë për mungesën aktuale të “shtyllës kurrizore” të Evropës përballë autokratëve.

Marrë nga Scan

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

editorial editorial angela merkel europa angela merkel europa

Sondazh

Poll
Editorial 25 Korrik 2021, 16:15

Në emër të betonit

Prej kohësh, si tërë kryeqytetasit, jetoj edhe unë në epokën e betonimit të pamëshirshëm të Tiranës, betonim ky vepër e dyshes së frikshme Edi Veliaj & Erio...

Editorial 21 Korrik 2021, 14:54

PD në rreth vicioz

Debati nëpër media, i shpërthyer edhe nga fjalimi i Mark Markut në Kongresin e fundit të PD-së, nuk mund të mos lidhet me pyetjen se si po sillen shqiptarët në ...

Editorial 21 Korrik 2021, 12:56

Rilindja e kumarit

Nga Redaksia Investigative Network AlbaniaTë mërkurën e datës 23 qershor, rreth mesditës, në MAK Hotel Tirana (ish-Sheraton), u zhvillua pa zhurmë një ceremoni ...

Editorial 21 Korrik 2021, 07:30

Shkatërrimet e vërteta të korrupsionit

Nga Juan M. Blanco 20 dhjetor 2017Ka shumë vende ku njerëzit e perceptojnë korrupsionin si një problem të rëndë. Por nuk dyshojnë se ky fenomen ka pasoja shumë ...

Editorial 19 Korrik 2021, 08:57

Vlora proteston edhe për kullat e Tiranës

Ata që thonë se vlonjatët e meritojnë dhunën e Edi Ramës meqë i dhanë 8 mandate, ose dy të tretat e mandateve të qarkut, duhet të ndajnë mendjen, a mendojnë se ...

Editorial 18 Korrik 2021, 08:56

Patjetër!

Nga Meri LikaNëse shumë nga gratë dhe burrat e mençur që unë njoh por dhe që nuk njoh, do të ishin anëtarë të Këshillit Kombëtar të  PD-së, PATJETËR...

Editorial 14 Korrik 2021, 06:29

Detyra e opozitës

Mbrëmë në “Opinion”, duke dëgjuar një nga burrat më të mençur që shqiptaria ka (gjithmonë sipas mendimit tim), profesor Aurel Plasarin, më ngeli në mendj...

Editorial 13 Korrik 2021, 10:05

BLOG: Shkrini policinë bashkiake të Tiranës

Shkrirja e policise bashkiake te Tiranes eshte nje emergjence e madhe kombetare. Videot e dhunimit te te moshuarve qe shesin ato pak mallra rrugicave te lagjeve...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë