“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Banorët e Astirit protestë para Prokurorisë së Tiranës, kërkojnë anullimin e projektit të “Unazës së Re”
25 Nëntor 2019, 11:13Nga DOSJA
Tiranë- Banorët e Astirit janë duke protestuar para Prokurorisë së Tiranës. Ata kërkojnë anullimin e proejktit të “Unazës së Re” pasi sipas tyre është një projekt korruptiv. Bashkë me ta në protestë është edhe ish-deputeti i PS-së Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari.
Me thirrje “Qeveria e krimit” dhe “Ndaloni punimet”, ata kanë kërkuar edhe një hetim për këtë projekt.
Nga ana tjetër Policia iu ka kërkuar banorëve që të lirojnë rrugën përndryshe do të zbatojmë ligjin. Ligji i ri që ka hyrë në fuqi është se ata që bllokojnë rrugën përbëjnë vepër penale dhe dënohet deri në tre vite burg.
Një javë më parë në Astir u shembën 33 ndërtesa gjatë një aksioni disa orësh të IKMT-së. Nuk munguan përplasjet mes banorëve dhe Policisë, ku kjo e fundit përdori gazinlotsjellës. Pati 12 persona të lënduar dhe mbi 10 të shoqëruar. Policia shoqëroi me dhunë edhe pedagogun e gazetarisë, aktivistin Ervin Goci. Banorët janë shprehur pas prishjes së ndërtesave se tashmë janë në qiell të hapur dhe nuk i ndalin akuzat ndaj qeverisë Rama.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
BULQIZË– Minatorët e kompanisë Albchrome në Buqizë, në pronësi të biznesmenit Samir Mane, ditën e sotme bojkotuan punën në shenjë proteste për shkarkimin n...
Tiranë– Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për një nga grupet e ‘Dosjes 339’, që ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e H...
Tiranë-Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po prezanton në ambientet e ArTurbinës, paketën speciale Anti-KÇK, ku në fokus do të jetë goditja e krimit të or...
TIRANË– Gazetarja e njohur Rudina Xhunga ka rrëfyer një histori të sajën personale, ku një person e kërcënonte me mesazhe të pështira.Në kuadër ditës...
Elbasan– Një automjet është përmbysur në rrugën nacionale Elbasan-Peqin dhe raportohet se një vajzë është lënduar.Sipas Policisë janë përplasur dy makina, një m...
SHKODËR- Gjyqtari i Shkodrës, Andri Ymeri, të cilit mbrëmjen e djeshme iu dogj makina, teksa ishte parkuar në afërsi të kishës Françeskane.Gjyqtari ...
Aktualitet25 Nëntor 2019, 08:56
Tiranë- Një ditë pasi u arrestua për akuzat e “shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “prostitucion” është zbardhur dëshmia e Hermez Nikajt para Policisë. Zpgu i ...