LIVE UPDATES
Aktualitet

SHËNIM/ Projekti i rehabilitimit të Parkut Rinia dështoi, propaganda zgjati 1 javë, kompania AGI KONS të na kthejë lekët

7 Qershor 2020, 08:59 Nga DOSJA

TIRANË- Ditën e djeshme Tirana u përfshi nga reshje shiu, të cilat ishin me një intesitet mesatar. Mund të thuhet që ishte një shi pranveror (për nga intesiteti) por kurrsesi një shi i dendur siç e ka zakoni të bjerë në dimër. Reshjet e shiut zgjatën për rreth një orë, por problemet që sollën ishin shumë të mëdha.

Lana doli nga shtrati, rrugët e trotuarët u mbushën plotë me ujë, qarkullimi i makinave e qytetarëve u vështrisua. Të gjitha këto probleme u shkaktuan nga pusesat e bllokuara e nga mos pastrimi i kanaleve kulluese që janë detyrë e Bashkisë Tiranë. Por shiu i djeshëm zbuloi se bashkia ka keqpërdorur 1 miliard Lekw nga taksat e qytetarëve. Bëhet fjalë për investimin që u nis një vit më parë dhe u inaugurua vetëm një javë më parë (Në 1 qershor), Parkun Rinia.

Ky park prej më shumë se 20 vitesh nuk ishte prekur nga askush dhe askush nuk guxonte ta tjetërsonte atë, por Erion Veliaj e bëri. Një vit më parë prezantoi planin 1 miliard Lekë, ku në fund u kuptua se parku nuk ka fituar hapërira të gjelbra, por vetëm është shtuar sasia e betonit dhe barit artificial. Një javë më parë, në 1 qershor, ky park hapi dyert për fëmijët edhe pse punimet vijojnë ende, pasi shumë nga detajet e projektit nuk kanë mbaruar. Veliaj dhe e gjithë bashkia shpreheshin se ky ishte një investim shumë i rëndësishëm dhe puna me standarde të larta që do priste fëmijët dhe jo vetëm të kalojnë disa orë ndryshe.

Por shiu që përmbyti Tiranën një ditë më parë, zbuloi se gjithçka ka qenë propagandë. Shiu që zakonisht mbulon gjurmët e një krimi, këtë herë zbuloi se paratë e qytetarëve për rehabilitimin e Parkut Rinia kanë shkuar dëm. Pusetat e kanalet kulluese nuk funksionin, për disa orë me radhë një pjesë e mirë e parkut ishte nën ujë. Shumë qytetarë në mediat sociale shprehën indinjatën e tyre me këtë situatë, dhe postuan foto teksa shihej se hapësira mes kodrinave të ngritura me bar artificial ishin kthyer në pishina.

1 miliard Lekë nga taksat e qytetarëve duket se janë shpenzuar kot. Propaganda e bashkisë se Parku Rinia do ishte modern dhe ishte punuar me cilësi të lartë u rrëzua. Shiu i qershorit zbuloi se në Parkun Rinia është punuar pa projekt dhe nuk është menduar nëse do kishte reshje shiu. Situata e djeshme në këtë park, ku një pjesë e mirë e tij u kthye në kënetë do përsëritet sërish. Nëse nuk merren masa, në dimër këtij parku do i vihet shiriti dhe në hyrje do jetë një tabelë: “Kujdes, kalimi në kënetë është me rrezik”.

Por, rehabilitimi i Parkut Rinia e ka një autor, është kompania AGI KONS. Kjo kompani ka marrë 1 miliard Lekë nga taksat e qytetarëve dhe ka lënë pas vetëm beton më shumë, bar artificial dhe parkun e ktheu në kënetë. Kjo kompani që duhet të mbyllte punimet për 8 muaj, ka zgjatur kontratën dhe me 4 muaj të tjerë. Shiu që ra dje tregoi se punimet e bëra nga AGI KONS kanë nevojë për përmirësime që 7 kompanitë e tjera që garuan në tender mund t’i kishin bërë më mirë, por u përjashtuan nga gara. AGI KONS duhet të kthejë lekët që ka marrë nga ty tender, pasi 1 miliard Lekë nuk mund të justifikohen me kthimin e parkut në kënet.

Prokuroria ka sërish në dorë një ngjarje që mund ta hetojë. Këtë herë nuk është shumë larg nga zyra e tyre, ata prokurorë që hetojnë për shembjen e Teatri Kombëtar mund të kthejnë kokën e të shohin dhe Parkun Rinia. Kthimi i parkut në kënetë tregon se paratë e qytetarëve jane keqpërdorur ndaj ata që janë autorët e saj duhet të japin llogari para qytetarëve, e nëse ka shkelje llogaria të jepet dhe para drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kompania agi kons parku rinia permbytje ne tirane kompania agi kons parku rinia permbytje ne tirane


Sondazh

Poll
Aktualitet 7 Qershor 2020, 08:15

Shqipëri– Qytetarët prej afro 2 javësh i janë kthyer jetës normale. Nuk ka më kufizime apo zona të kuqe. Çdokush mund të lëvizë lirshëm, punojë, drekojë ...

Aktualitet 7 Qershor 2020, 06:14

Tiranë- Agron Llakaj, drejtuesi i “Al Pazar”  në Vizion Plus nuk do të rikthehet në ekranin e Top Channel, edhe pas largimit të regjisorit Altin Basha.  Për rev...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet