6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
TIRANË- Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, humb jetën në spitalin e Infektiv pacienti 66-vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë njofton se 66-vjeçari ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar dhe ndodhej në reanimacion. Sipas ministrisë pacienti vuante edhe nga nga sëmundje të tjera si insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. 66-vjeçari ishte i shtruar fillimisht në spitalin “Shefqet Ndroqi” nga mushkëria, ku aty u infektua nga baxhanaku tij, i cili u shkoi për vizitë. Ky i fundit sapo ishte kthyer nga Italia. Është ky pacient, ai që infektoi edhe mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi”. Ministrja Manastiliu shtoi gjithashtu se pacienti i parë i infektuar me koronavirus në Shqipëri është drejt shërimit , pasi edhe testi i dytë që i është bërë ka rezultuar negativ. Ndërkohë pritet t’i bëhet një test i tretë. Ajo u shpreh se edhe Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës që ndodhet në QSUT do të transferohet nga dita e premte në spitalin e Traumës.
“Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.”, njoftohet nga ministria.
Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
(J.V;F.G/Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Tiranë- Shqipëria ndodhet në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Policia e Shtetit ka publikuar pamje nga kryeqyteti gjatë natës, ku rrugët shfaqen të bo...
Tiranë- Shqipëria ndodhet në karantinë, pas përhapjes së koronavirusit. Kryeministri Edi Rama është shumë aktiv në rrjetet sociale, jo vetëm me publikimin e mas...
Tiranë- “Nuk ka sistem shëndetesor që mund ta përballojë, nëse 90% e popullatës nuk izolohet”. Kështu u shpreh në një lidhje në “Opinion” nga Milano, mjeku Elso...
Tiranë- Qeveria pritet të vendosë për të liruar nga burgu një sërë të dënuarish apo të paraburgosurish për vepra të ndryshme penale, me qëllim që të ulë numrin ...
Tiranë- Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Fax web, Top Channel kanë si lajm kryesor përmirësimin e gj...
TIRANË– Drejtuesja e Shërbimit të Inteligjencës Epidemiologjike, pjesë e Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë, Eugena Tomini ka dhënë detaje lidhur me...
TIRANË- Kisha Ortodokse e Shqipërisë, ka bërë sot një njoftim për të gjithë besimtarët, në lidhje me masat që janë marrë kundër përhapjes së COVID-19. Në n...
TIRANË- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka reguar pas lajmit të mirë se pacienti i parë në Shqipëri është drejt shërimit nga COVID-19. Kalo shkruan se fil...
TIRANË– Mjeku Tualant Muka ka projektuar të gjithë skenarët e mundshëm të të infektuarve me koronavirus nëse në vend nuk do të merreshin masat drastike.Në ...
TIRANË- Analisti Baton Haxhiu ka treguar sot eksperiencën e tij me COVID-19 dhe si po e përjeton këtë situatë. Haxhiu i ftuar në emisionin “Open”, ka thënë...