LIVE UPDATES
Aktualitet

Shkelje në doganën e Tiranës, Task-Forca u mban pagat përgjegjësve, 13 masa disiplinore

20 Mars 2019, 15:54 Nga DOSJA
Shkelje në doganën e Tiranës, Task-Forca u mban pagat

TIRANË– Task-Forca Antikorrupsion ka ndërmarrë 13 masa disiplinore në Degën Doganore Tiranë, pasi sipas ministres së drejtësisë Etilda Gjonajt, nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar – Dhjetor 2018. 

Në një deklaratë për mediat ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj bëri me dije se është pezulluar nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, kryetari i Degës Doganore Tiranë, ndërsa përgjegjësi i zyrës së kontrollit fizik është ndëshkuar me mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj.

Është ndërmarrë masë disiplinore edhe për 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike. Kurse për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore është tërhequr vërejtje me shkirm.

DEKLARATA E PLOTË E GJONAJT:
Angazhimi i qeverisë shqiptare në konsolidimin e luftës kundër korrupsionit, si prioritet numër një në listën e prioriteteve, tregohet qartë me rezultatet konkrete që po prodhon. Përtej zhurmës dhe tymnajës së qëllimtë, qytetarët shohin dhe vlerësojnë çdo ditë se si kjo maxhorancë qeverisëse po punon për të luftuar korrupsionin nëpërmjet ndërtimit të një administrate model në ofrimin e shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve.

Javën që shkoi, Task Forca Antikorrupsion ka vijuar me punën duke ushtruar kontroll në bazë të indicieve dhe ankesave të qytetarëve në platformën shqipëriaqëduam.al.
Është ushtruar kontroll në Degën Doganore Tiranë, lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në sektorin e operacioneve doganore, bazuar në legjislacionin doganor në fuqi, dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Nga kontrolli janë evidentuar shkelje si në vijim: Strukturat përgjegjëse të Degës së Doganës Tiranë nuk kanë respektuar procedurat dhe kërkesat e parashikuara në legjislacionin në fuqi për evidentimin, ndjekjen dhe ekzekutimin e vendimeve administrative të marra nga autoriteti doganor për vjeljen e detyrimeve doganore/të akcizës dhe rikuperimin me forcë të borxhit doganor për periudhën Janar – Dhjetor 2018”.

Gjithashtu, u konstatuan praktika zhdoganimi që nuk administrojnë procesverbalin e kontrollit fizik, të formularit të rivlerësimit doganor, certifikatat e verifikimit të llojit të mallit dhe klasifikimit tarifor, fletë-analizat në mosrespektim të parashikimeve ligjore dhe nënligjore, si dhe të manualit “Mbi procedurat standarde të punës për kontrollin fizik bazuar në risk, të ngarkesave ose të mjeteve të transportit”.

Gjatë kontrollit janë evidentuar akte kontrolli jo të plota, pasi në to nuk janë pasqyruar rezultatet e plota të kontrollit fizik sipas kërkesave që përcaktohen në aktet nënligjore.
Në përfundim të kontrollit u rekomanduan 13 masa disiplinore:

– Masë disiplinore “pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet” për kryetarin e Degës Doganore Tiranë, i cili ka qenë në detyrë në periudhën e konstatimit të shkeljeve si dhe për përgjegjësin e zyrës së kontrollit fizik, masë disiplinore “mbajtja deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në gjashtë muaj për; 5 doganierë të kësaj dege si dhe për 2 specialistët e zyrës së rekuperimit me forcë të borxhit doganor dhe për specialistin pranë zyrës juridike, masë disiplinore.
– Masë disiplinore “vërejtje me shkrim” për 3 doganierë pranë sektorit të operacioneve doganore.

Gjithashtu, janë rekomanduar dhe 17 masa administrative, me qëllim përmirësimin e veprimtarisë së institucionit si dhe vendosjen e kësaj veprimtarie në kushtet e ligjshmërisë së plotë. Tashmë janë të qarta mesazhet e punës së Task Forcës Antikorrupsion.

Mesazhi për çdo punonjës të administratës shtetërore: Kushdo që shkel ligjin dhe abuzon me detyrën, do të mbajë përgjegjësi personale, administrative dhe penale;
Mesazhi për çdo institucion: Fokusi i punës është ofrimi i shërbimeve cilësore për qytetarët në kushtet e një veprimtarie të ligjshme dhe eficiente.

Angazhim të plotë gjatë kësaj jave kanë pasur edhe strukturat e Policisë së Shtetit, të cilat kanë shënuar rezultate të mira në evidentimin dhe dokumentimin e veprave penale në fushën e korrupsionit.

Janë evidentuar 11 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës dhe janë proceduar penalisht 29 autorë, nga të cilët janë arrestuar ose ndaluar 16 autorë si dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 autorë.

Në fund, dua t’iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të vijojnë të kontribuojnë në luftën e qeverisë kundër korrupsionit, duke denoncuar në organet ligjzbatuese dhe në platformën e bashkëqeverisjes çdo rast korrupsioni, pasi çdo sinjalizim i tyre do të dëgjohet me vëmendje dhe do të verifikohet.
Faleminderit!

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dogana tirane etilda gjonaj pezullime nga detyra task forca dogana tirane etilda gjonaj pezullime nga detyra task forca

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë