LIVE UPDATES
Politike

SHKRIMI i ‘Le Figaro’ për skandalin e patronazhistëve: Zyrtarët vodhën të dhënat e qytetarëve, PS fitoi me metodat e

31 Maj 2021, 08:35 Nga DOSJA
SHKRIMI i ‘Le Figaro’ për skandalin e patronazhistëve:

Gazeta e madhe franceze Le Figaro, i ka kushtuar një artikull të gjatë trashigimisë komuniste të Shqipërisë, rolit të sigurimit të shtetit në një nga diktaturat më të egra të lindjes, si dhe përdorimit të këtyre metodave nga socialistët në pushtet duke u mbështetur tek skandali i përdorimit të patronazhistëve për zgjedhje që u zbulua nga Lapsi.al. Reporteri i madh, Thierry Portes, i cili qëndroi në Tiranë për të investiguar se si përdoren në politikën e sotme metodat e së shkuarës, ka vizituar muzeun e sigurimit, “shtëpinë me gjedhe”, ka ndjekur kalvarin e personazheve që nuk gjejnë eshtrat e prindërve të tyre dhe përgjatë këtij artikulli i ka kushtuar një hapsirë goxha të madhe edhe sistemit vjedhjes të të dhënave personale që partia në pushtet përdori për zgjedhjet.

“Shqiptarët, të mësuar që nga kohërat komuniste, jo të rebelohen, por të bashkëjetojnë me një pushtet që ka gjithçka në dorë për ti’u dhënë ose për ti’u marrë punën dhe strehimin, preferuan t’i pëlqenin udhëheqësit së tyre duke votuar për të. Në fund, Edi Rama fitoi zgjedhjet. Një gjykatës erdhi për të sekuestruar dokumente në selinë e gazetës Lapsi. Tani është hapur një hetim kundër gazetarëve për zbulimin e të dhënave personale. Zyrtarët qeveritarë që vodhën të dhënat konfidenciale të popullsisë për të ndërtuar këtë sistem mbikëqyrjeje, deri më tani nuk janë shqetësuar” shkruhet në artikullin e të përditshmes së qendrës së djathtë.

Duke e shpjeguar situatën për publikun francez “Le Figaro”, sqaron: “Sigurimi ka shenjuar shpirtrat në një masë të tillë sa që Partisë Socialiste iu duk e natyrshme, në 2021, të krijonte dosje për të gjithë shqiptarët, në mënyrë që të konsolidonte pushtetin e saj në vend! Rasti u zbulua nga gazeta në internet Lapsi.al, e cila botoi 910,000 dosjet që PS kishte hartuar në Tiranë. Emri, adresa, telefoni, gjendja martesore, situata profesionale, të ardhurat dhe biznesi i secilit … Të gjitha këto të dhëna të mbajtura nga administrata elektronike shqiptare ishin transferuar në kompjuterët e formacionit politik të Kryeministrit, Edi Rama. PS atëherë ngarkoi, në secilën lagje të kryeqytetit, një patronazhist – termi mund të përkthehet si “kontrollues” ose “mësues kujdestar” – për të shtuar informacion mbi këto skedarë administrativë. Këta informatorë vlerësuan kështu interesat dhe zakonet e fqinjëve të tyre dhe ofruan komente të tilla si “ka borxhe”, “djali i tij po kërkon punë”, “duhet të rregullojë blerjen e shtëpisë së tij”, “Eshte i djathtë por mund të votojë për ne “,” mund të jetë me ne “,” dikush i sigurt “…

Gazetari themelues i faqes Lapsi, Andi Bushati thotë se ai ka vendosi të botojë ekzistencën e kësaj baze të dhënash për ekzistencën e të cilës komuniteti i vogël i informuar i Tiranës kishte filluar të dyshonte prej disa muajsh. Ato të dhëna ishin shpërndarë mjaftueshëm brenda PS-së aq sa botuesi të mos kishte frikë se do penalizohej nga një hetim i mundshëm që drejtësia mëgjithëatë dështoi ta zhvillonte”.

Gazeta jep edhe atmosferëm e ditëve kur u zbulua lajmi: “Njerëzit e Tiranës kërkuan të gjithë se kush ishte patronazhisti i tyre, shpesh duke u habitur kur gjetën një fqinj që nuk e njihnin Skandali nuk zgjati më shumë se tre ditë. Kryeministri Socialist u tallu me këtë histori. Media audio-vizuale, e mbajtur nga pushteti, nuk foli për të. Dhe opozita e krahut të djathtë u tregiua diskrete, duke përçmuar këtë kalë beteje. “Ekipi i fushatës së Partisë Demokratike, i cili u mbështet nga komunikuesit që punuan për Kryeministrin Izraelit Benyamin Netanyahu, gjykoi se denoncimi i regjistrimit të popullsisë nga PS në pushtet do të ishte joproduktiv,” shpjegon Andi Bushati.

Ndonëse teza që ngre gazetari francez Thierry Portes, për të lidhur metodat e sigurimit të shtetit me ato të patronazhistëve të PS ha shumë diskutime e rëndësishme në artikullin e tij është fakti se ai vëren përdorimin e të dhënave personale nga pushteti, heshtjen e drejtësisë dhe mediave të mëdha për këtë skandal dhe mënyrën se si u tall Edi Rama, me këtë manovër që qe një nga të shumtat që i siguroi rezultatin e 25 prillit.

Marre nga Lapsi.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike investigimi i lapsi.al le figaro investigimi i lapsi.al le figaro

Sondazh

Poll
Politike 30 Maj 2021, 20:30

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari në Dukagjin, i cili pretendon se të gjitha kullotat mbillen me hashash, por ...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet