LIVE UPDATES
Politike

Berisha “non grata” në SHBA/ Peter Lucas: Dikur e prisnin krahëhapur në Uashington, konsiderohej reformator

31 Maj 2021, 05:20 Nga DOSJA
Berisha “non grata” në SHBA/ Peter Lucas: Dikur e prisnin

SHBA– Publicisti amerikan Peter Lucas, një njohës i mirë i historisë së Shqipërisë, i ka kushtuar një shkrim shpalljes “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një opinion të botuar në “Boston Herald” Lucas hedh hije dyshimi mbi vendimin për kohën dhe arsyet e shpallura.

Ai e sheh këtë një vendim të vonuar, pasi sipas tij Berisha ka 10 vjet që ka rënë nga pushteti. Lucas, një kundërshtar i njohur i Berishës, sjell në vëmendje se pak kohë më parë Berisha pritej krahëhapur në Uashington.

SHKRIMI I PLOTE

Persona non grata?

Nuk i lejohet hyrja në SHBA?

Që kur kemi filluar t’u ndalojmë njerëzve të hyjnë në Amerikë?

Kufiri ynë me Meksikën është i gjithi i hapur dhe shumë njerëz po hyjnë, qofshin ata non-grata apo jo.

Mjafton të shkojnë deri në kufi, të blejnë një kapelë bejsbolli të ekipit “Yankees”, të kalojnë një sektor të pa patrulluar të lumit Rio Grande me një fëmijë në krahë dhe ja ku bëhen amerikanë pa dokumente.

Pasi mbërrijnë këtu, u ofrohen tri vakte në ditë dhe një shtrat, kujdes shëndetësor, shkollim, nëse e dëshirojnë, një celular falas, një biletë avioni falas për të shkuar në shtëpinë e tyre të re dhe disa para xhepi. Dhe nëse të gjitha këto shpenzime i paguan taksapaguesi amerikan, atëherë pse jo?

Por e gjitha kjo është në dëm të azilkërkuesve të ligjshëm apo emigrantëve të cilët presin radhën dhe zbatojnë rregullat.

Megjithatë, për habinë e shumëkujt, veçanërisht të ndjekësve të zhvillimeve në Evropë dhe Ballkan, javën e kaluar, Departamenti i Shtetit shpalli ish presidentin dhe ish kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, 76 vjeç, i cili i përket një vendi anëtar të NATO-s, persona non grata.

Kjo do të thotë se ai nuk mund të hyjë më këtu, ndonëse në të shkuarën, kur ishte president, është pritur me krahë hapur.

Por kjo gjë ndodhi kur Berisha u bë lideri i parë demokrat i një vendi të vogël ish komunist në periudhën 1991-1992 dhe para se, në sytë e Departamentit të Shtetit, ai të rebelohej.

Ndërkohë që politikanët evropianë mund të jenë habitur nga ky zhvillim, të tjerë, të cilët e njohin situatën politike në Shqipëri dhe në Ballkan, nuk u habitën aspak. Reagimi i tyre ishte: “Mrekulli! Por pse e vonuat kaq shumë këtë vendim?”

Berisha tashmë ka 10 vite që nuk është më në pushtet.

Sipas vendimit në fjalë, as Berisha dhe as familjarët e tij nuk lejohet të hyjnë në SHBA për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij për përfshirje në “akte të konsiderueshme korruptive” gjatë kohës kur ishte në pushtet, sipas Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken.

Sipas deklaratës së lëshuar nga sekretari Blinken, “në cilësinë e tij zyrtare, veçanërisht si Kryeministër i Shqipërisë, Berisha ishte i përfshirë në veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, përfshirë përdorimin e pushtetit për përfitime personale dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij në kurriz të besimit të publikut shqiptar në institucionet e tyre qeveritare dhe zyrtarët publikë.”

Kjo më ngjan, pak a shumë, me atë që ndodh në Uashington çdo ditë.

Në mënyrë krejt ironike, njëherë e një kohë, Berisha është lavdëruar nga SHBA për faktin se konsiderohej si një reformator i cili po sillte ndryshime mjaft të rëndësishme në një vend i cili kishte qëndruar nën kthetrat e regjimit komunist për 40 vite me radhë.

Por ky vullnet i mirë nga ana e tij nuk zgjati shumë kohë, për vetë faktin se Berisha, i cili në të shkuarën kish qenë kirurg zemre dhe komunist, e pati të pamundur të zhdukte tiparet e autoritarit dhe të të korruptuarit, të cilat shfaqen në karakterin e çdo udhëheqësi komunist.

Unë jam i bindur për këtë. Shqipërinë e kam vizituar në vitin 1986, kur komunistët ishin ende në pushtet. Më pas vizitova dhe kryeqytetin e vendit, Tiranën dhe atje takova dhe shkrova për Berishën kur ai u “shkëput” me Partinë e Punës së Shqipërisë, duke qenë se kësaj partie po i vinte fundi, dhe shumë shpejt do të bëhej presidenti i parë i zgjedhur në një demokraci të re.

Ai fliste anglisht dhe thoshte ato që duhej të thoshte në lidhje me demokracinë. Ai sulmonte komunistët, ndonëse kishte qenë një i tillë edhe vetë. Berisha e bindi popullin dhe qeverinë amerikane se ai ishte njeriu i cili mund ta rrëzonte nga pushteti Partinë Komuniste. Ndërkohë, ai e konsideronte veten edhe si një admirues i madh i John F. Kennedy.

Por pasi erdhi në pushtet, abuzimet e tij ishin të panumërta. Ai, familja dhe miqtë e tij grumbulluan pasuri marramendëse, ashtu siç kishin bërë edhe shumë ish komunistë të tjerë në Ballkan, të cilët kishin ardhur në pushtet pas rënies së komunizmit.

Ndërkohë që Berisha mund të jetë shënjestruar nga Departamenti i Shtetit, e vërteta është se burgu i Guantanamos nuk është aq i madh sa për të futur në të të gjithë politikanët rebelë të Ballkanit të cilët u bënë të pasur brenda natës.

Persona non-grata?

Kjo vlen vetëm për disa.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike peter lucas sali berisha sali berisha shpallet non-grata peter lucas sali berisha sali berisha shpallet non-grata

Sondazh

Poll
Politike 30 Maj 2021, 20:30

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik denoncimin e një qytetari në Dukagjin, i cili pretendon se të gjitha kullotat mbillen me hashash, por ...

Politike 30 Maj 2021, 17:54

GJIROKASTËR– Një nga demokratët e Gjirokastrës është ngritur në këmbë gjatë takimit me anëtarët e Grupit për PD-në dhe ka kërkuar llogari prej tyre. Ai ësh...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni