LIVE UPDATES
Bota

Rrëfehet shkrimtari i njohur David Quammen: E parashikova virusin, e rëndësishme është të mos shqetësoheni dhe të dëgjo

10 Mars 2020, 16:57 Nga DOSJA
Rrëfehet shkrimtari i njohur David Quammen: E parashikova virusin, e

AMERIKË -Shkrimtari i njohur David Quammen,  sapo është rikthyer në Montana nga një studim në terren, në Tasmani. “Spillover”-i i tij, me “Murtajën” e Kamysë dhe “Verbërinë” e Saramagos, janë ndër tre titujt më të lexuar në këto ditë ku e gjithë bota është alarmuar nga sëmundja vdekjeprurëse, po ashtu është janë dhe më të dobishmit.

Për të kuptuar se si kemi mbijetuar dhe për çfarë duhet të kemi frikë sot duhet të lexojmë librin i tij “Spillover”, teknikisht zhvillimi i një specieje virusi, që flet 8-vite para kësaj emergjence dhe 10-vite, pasi SARS-i goditi Azinë flet për mënyrën sesi viruset kalojnë nga kafshët, pak a shumë të njohura nga njerëzit.

Shkrimtari flet për Ebolën, SARS-in, Nipah, koronaviruse si COVID-2019.

“Nuk ka kuptim të shqetësohesh, por të marrësh masa paraprake dhe t’i shpërndash ato. Të ndjekësh zonat e kuqe me gjurmueshmëri kontaktesh, izolim të rasteve dhe karantinë “-thotë ndër të tjera Quammen. Ai shpjegon gjithashtu se si mos të bëhemi si Kina dhe se si mos të veprojmë si Trump.

A është nCov-2019 “Big One”, epidemia e madhe? Jeni i shqetësuar? A po e nënvlerësojmë rrezikun?

Në librin tim “Spillover”, them se me siguri do të ketë një “Big One” dhe do të përshkruaj aspektet e tij. Në vitin 2012, kur libri u botua për herë të parë në anglisht, unë parashikova se do të ndodhte kështu: një pandemi e shkaktuar nga 1) një virus i ri 2) me shumë gjasë një koronavirus, sepse koronaviruset evoluojnë dhe përshtaten shpejt, 3) do të transmetohej nga një kafshë 4) ndoshta një lakuriq nate 5) në një situatë kur njerëzit janë në kontakt të ngushtë me kafshët e egra, siç është tregu i kafshëve të gjalla, 6) në një vend si Kina.

Nuk i parashikova të gjitha këto sepse jam një lloj parashikuesi, por sepse dëgjova fjalët e disa ekspertëve, që kishin përshkruar faktorë të ngjashëm. Nëse jam i shqetësuar?

Jo. Shqetësimi nuk shërben për asgjë. Do marr masat e nevojshme dhe do të përpiqem t’i bind të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Më shqetëson më shumë ndryshimi i klimës, pasi nuk duket se jemi të gatshëm ta kontrollojmë dhe ta zvogëlojmë atë. Ndërsa ne kemi mundësi dhe mjete për të zbutur pasojat shkatërruese të këtij virusi, të kësaj patologjie, madje edhe në rast të një pandemie.

Cilat janë masat më efektive kundër përhapjes? Në Itali dhe në Europë, shkollat dhe disa zona specifike janë mbyllur. Ka një debat të nxehtë për efektivitetin e vërtetë të këtyre masave. A mendoni se e vetmja zgjidhje është karantina? Të mbyllësh gjithçka, të qëndrosh në shtëpi dhe të shmangësh kontaktin njerëzor?

E di se ka një ndarje mendimesh mbi mbylljet, përfshirë “mbylljen” e madhe të Italisë Veriore, duke filluar nga mbrëmja e së dielës. Nuk jam autoritet shëndetësor dhe masat e kontrollit nuk janë në qendër të librit dhe të kërkimit tim, kështu që do tregohem i kujdesshëm në lidhje me këtë temë. Sipas burimeve të besueshme, mbylljet dhe kufizimet e udhëtimit mund të jenë të dobishme në disa situata, nëse shoqërohen me masa të tjera të rëndësishme, siç janë gjurmueshmëria e kontakteve, izolimi i rasteve, karantina ose vetëkarantinimi i atyre që kanë pasur kontakte me të infektuarit, forcimi i menjëhershëm i strukturave shëndetësore në nivelin lokal dhe rajonal, një prodhim i shpejtë dhe sigurim i kiteve diagnostikuese, pajisjeve mbrojtëse (siç janë maskat N95 dhe veshjet për punonjësit e shëndetit), terapitë dhe vaksinat. Vetëm mbylljet nuk do të bëjnë gjë tjetër, veçse do të lënë fatkeqët të përballojnë të vetëm sëmundjen (nëse gjithçka shkon mirë) ose në rastet më të këqija, do të vuajnë mjerimin dhe vdekjen.

Bazuar në përvojën tuaj, me cilin lloj virusi po përballemi? Më shumë si gripi apo SARS? A ndodh kulmi i infektimit përpara, apo pas simptomave?

Virusi i ri, siç e dimë të gjithë, është i llojit koronavirus. I përket një familjeje virusesh, që mund të përshtaten dhe evoluojnë shumë shpejt. (Nga se varet kjo shpejtësi? Nga fakti që ato kanë gjenome të ARN me një fije të vetme që ndryshon shpesh, ndryshon kur virusi shumëfishohet. Ky mutacion i shpeshtë përfshin një variacion brenda popullatës virale, e cila është baza për evolucionin darvinist). Është më i ngjashëm me SARS-in (po ashtu një koronavirus) sesa virozëve të ndryshme sezonale, që i përkasin familjes Ortomixovirus. Por edhe në këtë rast, është një grup në të cilin janë të pranishëm gjenet e ARN me një fije të vetme. Është tipari që bashkon viruset e gripit, SARS dhe virusin e ri: gjenomet që ndryshojnë vazhdimisht dhe përshtaten shpejt. Kjo është arsyeja pse ata paraqesin problem. Në virusin e ri, infektiviteti – jo domosdoshmërisht kulmi i infektivitetit – duket se ndodh përpara se të shfaqen simptomat. Kjo është edhe arsyeja pse virusi është kaq i rrezikshëm. Ne mund ta shohim atë, në një person, në një qytet, në një popullsi të tërë, vetëm kur përhapja ka nisur prej kohësh.

Simptomat e SARS u shfaqën më vdekjeprurëse dhe të dhunshme, një aspekt që ka rezultuar i rëndësishëm për ta luftuar; koronavirusi i ri duket se është shumë më kompleks. A mendoni se mund të jetë një evolucion i SARS?

Sipas hulumtimeve molekulare të kryera nga shkencëtarët deri tani, virusi i ri është i lidhur me SARS (janë koronaviruse), por nuk buron nga SARS. Të gjithë koronaviruset, për arsyet e përmendura tashmë, kanë aftësinë të përshtaten shpejt me rrethanat e reja – për shembull, të përshtaten me një lloj të ri transportuesi, siç janë njerëzit. SARS ka vrarë rreth 10% të popullatës së prekur nga infeksioni. Koronavirusi i ri po dëshmon vdekjeprurës në 3.4 për qind të rasteve të konfirmuara, por është një numër jo i besueshëm për disa arsye. Shkalla e vdekshmërisë mund të jetë më e ulët se 3.4%, sepse numri i rasteve të infektuara mund të ishte shumë më i lartë nga sa dimë. Rreziku më i madh i këtij virusi është se transmetohet nga një person i infektuar në një tjetër, përpara se personi i infektuar të fillojë të shfaqë simptoma. Ne nuk e dimë shtrirjen e përhapjes – sepse nuk jemi ende në gjendje të testojmë me shpejtësi kaq shumë njerëz. Në kohën e SARS 2002 ishte e mundur të përcaktohej me shumë siguri nëse një vdekje – qoftë edhe mes njerëzve të rinj dhe pa sëmundje paraekzistuese – ishte shkaktuar nga virusi. Sot gjithçka duket se është më e ndërlikuar. Njerëzit vdiqën sepse ishin të dobët, të moshuar, të sëmurë dhe virusi u bë një përshpejtues. Po, shkalla e vdekshmërisë është më e lartë te të moshuarit, gjë që nuk ndodhte me SARS, por që shpesh ndodh me virozat sezonale. Patologjia e fundit virale është më komplekse për disa arsye, duke përfshirë, në disa raste, arritjen e një pike kritike ku virusi kalon nga infektimi i sistemit të sipërm të frymëmarrjes (goja, hunda, fyti) në sistemin e poshtëm të frymëmarrjes (mushkëritë): në atë pikë, gjendja e pacientit ka të ngjarë të përkeqësohet papritmas.

Ju thatë që pas urgjencës së SARS-it në 2002-2003 duhej të prisnim një skenar të ngjashëm, i cili ishte thjesht çështje kohe. Çfarë duhet të kishim bërë për të shmangur epideminë e re? A është e mundur apo jo për të bllokuar të ashtuquajturat “spillover” (“zhvillimin e specieve”) të agjentëve patogjenë nga kafshët te njerëzit)?

Duhet të presim që, përhapje të tilla, si ajo që është në zhvillim e sipër, e cila ndodhi në Ëuhan dhe çoi në krizë koronavirus, të kthehen në të ardhmen. Ato janë të pashmangshme, në njëfarë mënyre, sepse kafshët e egra janë bartëse të shumë viruseve endogjene dhe disa nga këto janë në gjendje të përhapen te njerëzit, të riprodhohen, përshtaten, përhapen në mesin e njerëzve dhe shkaktojnë sëmundje. Njeriu po pushton vazhdimisht ekosistemet komplekse, duke prerë pemë, duke ndërtuar fshatra dhe duke shfrytëzuar zonat e minierave; kapja e kafshëve të egra për ushqim, që ndonjëherë dërgohen diku tjetër, ende të gjallë, për t’u shitur në tregje. Duke vepruar kështu, ne e ekspozojmë veten ndaj viruseve të sjella nga këto specie kafshësh. Pasi një qenie e vetme njerëzore infektohet dhe më pas një i dytë e kështu me radhë, përmes transmetimit nga njeriu në njeri, virusi ka një mundësi të shkëlqyeshme: 7.7 miliardë individë që bashkëveprojnë ngushtë, duke udhëtuar vazhdimisht, duke i ofruar virusit mundësinë e shumëzimit në një shkallë të gjerë dhe përhapjes si një njollë vaji. Nëse viruset do të ëndërronin, infektimi i gjithë popullatës njerëzore do të ishte patjetër ëndrra e tyre. Nuk ka asnjë rast më lakmitar për suksesin evolucionar (të virusit).

Duket se Kina ka arritur ta ndalojë epideminë. Kina nuk është një demokraci, a besoni se demokracitë relativisht të dobëta si ato europiane do të jenë në gjendje ta luftojnë me të njëjtën këmbëngulje?

Sigurisht, nuk është një rastësi e thjeshtë që Kina, e cila siç duket ka arritur të kontrollojë përhapjen e virusit, është një vend që ushtron kontroll shumë të fortë dhe vendimtar të qeverisë mbi aspekte të ndryshme të jetës së qytetarëve. Në fillim, ngurrimi i autoriteteve kontribuoi në përhapjen e virusit në qytetin e Ëuhan; por më pas u përdor fuqia e kontrollit qeveritar për të korrigjuar fillimin e keq. Situata e Kinës nuk duhet të na shtyjë të besojmë se qeveritë më pak imponuese, më të hapura dhe demokratike nuk do të jenë në gjendje të kontrollojnë virusin. Qeveritë e tjera duhet të jenë në gjendje të mbështeten në avantazhe të tjera, përfshirë qytetarinë e informuar mirë dhe autoritetet publike që veprojnë në mënyrë transparente bazuar në informacione të besueshme shkencore. Do të ishte gjendja ideale, një lajm i mirë. Lajmi i keq përfaqësohet nga ato që kemi parë në vendin tim, nga një president narcizist dhe bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë: gënjeshtra, konfuzion, i ndjekur nga korrigjime, veprime të vonuara dhe deklarata kontradiktore. Shpresoj se vendi juaj po ecën më mirë.

NCov-2019 po zbarkon në Shtetet e Bashkuara. Cili është mendimi juaj? A është gati sistemi? Trump tregon një siguri të madhe, por a do të jetë e mjaftueshme? A janë të përgatitur qytetarët?

Trump gjithmonë ka treguar besim të madh, është ngulitur në të që nga fëmijëria deri në kufijtë e delirit. Por nuk është gati. Ai është i papërgatitur. Amerika po mundohet të pajiset, pavarësisht Trump. Ne mund të mbështetemi te njerëzit e zotë, si në komunitetin tonë shkencor, ashtu edhe brenda institucioneve kërkimore si CDC dhe NIAID. Ata janë shpresa jonë. Ata dhe gatishmëria nga ana e qytetarëve amerikanë që të zbatojnë masat e sigurisë dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin për të kapërcyer të gjitha këto. Dhe, përveç përpjekjes për ta kapërcyer atë, ne jemi gjithashtu të thirrur të ndihmojmë ato vende që nuk kanë burimet tona. Shpresoj se nuk do të dështojmë në këtë përgjegjësi. Virusi nuk njeh kufij. Asnjë vend nuk do të jetë i sigurt derisa të jemi të gjithë të sigurt.

A mund ta përcaktojmë virusin si një hakmarrje të natyrës ndaj njeriut?

Unë nuk besoj në metaforën e “hakmarrjes së natyrës”, që tenton ta personifikojë natyrën si një entitet të mençur, me qëllimin dhe vullnetin e saj. Nuk jam aq romantik. E kuptoj natyrën ashtu siç e konceptoi Darvini. Por në fund të fundit, është thjesht një metaforë dhe nuk duhet të merret fjalë për fjalë. Ajo që të tjerët e shohin si hakmarrje të natyrës, do ta përshkruaja në këtë mënyrë: ekosistemet komplekse janë shtëpi për kafshët, bimët, kërpudhat, bakteret dhe organizmat e tjerë qelizorë; dhe të gjithë këta organizma qelizorë kanë viruse limane. Nëse vendosim t’i komprometojmë ata, ne e bëjmë këtë në rrezikun tonë.

Në rang global janë regjistruar 4024 viktima dhe mbi 115000 të tjerë janë prekur nga koronavirusi. Kina e cila ishte vendi i parë në botë i prekur nga koronavirusi pasi atje shpërtheu për herë të parë. Ndërkohë tashmë në Europë Italia është vendi më i prekur, ku numri i viktimave ka shkuar në 463 dhe janë prekur mbi 7 mijë të tjerë. Të prekur dhe viktima janë shënuar në SHBA, Britani, Francë duke krijuar shumë panik tek njerëzit. Ditën e djeshme edhe Shqipëria shënoi 2 rastet e para me koronavirus, ndërsa tashmë numri i të infektuarve ka shkuar në 6.

Burimi:Huffington

(A.K.Dosja.al)

 

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota david quammen david quammen

Sondazh

Poll
Bota 10 Mars 2020, 12:41

Nuk arrihet marrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

TURQI– Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s...

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë