"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
‘Shkrova poezi për të dashurin tim’/ Mimoza Ahmeti “rrëfen” ndër vargje: Si u ‘keqkuptua’ me mua
29 Prill 2020, 18:40Nga DOSJA
TIRANË– Poetja Mimoza Ahmeti ka marrë pjesë në një cikël leximesh nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, duke lexuar “Tjetri”. Ahmeti shkruan se ‘diktatorja’ që nuk e takoi asnjëherë, e kishte keqkuptuar për poezinë që ajo i kishte dedikuar të dashurit të saj.
Poetja lë të kuptohet në vargje, edhe pse pa përmendur emra, se shkrimi i dedikohej gruas së ish-diktatorit Enver Hoxha, Nexhmijes.
“Unë isha një poete e re, që ajo nuk e takoi asnjëherë. Ajo ishte një grua, “Diktatorja”, që unë nuk e takova asnjëherë. Ne patëm një takim simbolik: kisha shkruar një poezi për të dashurin tim, ku e quaja “hiena me sy të kaltereme”. Kisha shtuar: Prova e qëndresës sime! Gruaja “Diktatore” kishte kujtuar se këto vargje aludonin për të. Kur “Diktatoren” e rrëzuan nga pushteti, kritiku më në zë i letrave dhe esteti, më thoshte që donte të shkruante një libër për mua. Se si diktatura më kishte censuruar dhe përndjekur. Unë nuk mund t’i shpjegoja atij se ajo poezi e mallkuar, që e kishte bërë atë grua të tërbohej, i kushtohej të dashurit tim. Kritiku estet më ndiqte. Vazhdoja t’i ikja, derisa ndërroi jetë. Po këtë vit, ndoshta nga Corona, ndërroi jetë edhe “Diktatorja”. Tani që ata të dy nuk janë, unë pa frikë mund të pohoj se diktati vjen nga keqkuptimi dhe se frika nga tjetri krijon fantazmën historike,”-reciton Ahmeti.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHBA- Dr. Rifat Latifi është kirurg në Qendrën Mjekësore, Westchester një nga pikat e hershme të nxehta të koronavirusit në Nju Jork. Para disa javësh, Dr. Lati...
ITALI– Tridhjetë mjekët dhe infermierët shqiptarë që shkuan në Breshia të Italisë për t’i ardhur në ndihmë shtetit fqinj në këtë situatë pandemie, e kanë përfun...
TIRANË- Ambasada e SHBA në Tiranë prej kohësh po ndjek zhvillimet e reformës në drejtësi dhe ecurinë e saj. Në një postim në Facebook, bën me dije se Gjyk...
TIRANË– Pandemia e koronavirusit ka ndryshuar sjelljet që njerëzimi ka adoptuar ndër shekujt. Duke nisur që nga dalja nga shtëpia e deri tek përshënd...
TIRANË- Ilir Versula punon si kryeinfermier në pavijonin e dytë të shërbimit Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, i njohur ndryshe edh...
TIRANË- 21 shoqata të biznesit kanë reaguar sot kundër zëvendës Kryeministrit Erion Braçe, duke i thënë se ai po kërkon një konflikt social. Në një ...
TIRANË– Mjeku Tritan Kalo ka treguar në një lidhje në “Abc Neës”, gjendjen e tre ushtarëve KFOR-it të infektuar me Covid-19 në Kosovë, të cilët me origjinë...
TIRANË- Mjeku Tritan Kalo ka shpjeguar në Abc News tendencën e ecurisë së rasteve me koronavirus në vendin tonë, duke e quajtur kurbën në formën e sharrës ...
TIRANË– Universiteti i Singaporit ka zhvilluar një studim për të llogaritur kohën që i duhet secilit shtet të prekur nga Covid-19 për të zhdukur virusin.Pë...
TIRANË- Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi që është njëherësh dhe kryetar i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqë...