“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
“Shkuat për t’i vrarë”, Marku sherr me Këlliçin, ish-kreu i FRPD: Nuk njihni vullnet
10 Janar 2022, 22:37Nga DOSJA
TIRANË– Mark Marku dhe Belind Këlliçi, ish-kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Të dy ishin në studion e “Opinion” dhe u përplasën teksa flisnin për protestën e 8 janarit që u zhvillua para selisë së Partisë Demokratike. Marku akuzoi Këlliçin se ai bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha kishin dërguar persona për të vrarë të tjerët që ndodheshin në PD. Kurse Këlliçi mohoi çdo akuzë.
Debati mes tyre:
Belind Këlliçi: Ngjarja po shitet sikur u mblodhën protestuesit dhe donin të sulmonin selinë. Absolutisht jo.
Mark Marku: Po çfarë është?
Belind Këlliçi: Sot ke një njeri që ka uzurpuar selinë
Mark Marku: A e ke hedh në gjyq? Prisni të bëhet gjyqi. Pse i futët njerëzit me i vrarë
Belind Këlliçi: Ka 4 muaj Basha që thotë se nuk ka krizë në PD.
Mark Marku: Me këtë zgjidhët krizën ju? I vutë një njollë PD-së. Të vjen turp që je shqiptar me këtë që bëtë ju.
Belind Këlliçi: Nuk e bëme ne
Mark Marku: Të keni turp. Merren e hidhen hunj e lopata e tulla mbi kolegë
Belind Këlliçi: Nuk njihni asnjë vullnet
Mark Marku: Keni bërë me turp të gjithë. Aty ishin 800 vetë. Nuk futen në seli me varre
Belind Këlliçi: Kam gjetur të vjedhur zyrën time para 1 muaji. Aty janë futur njerëz me precedent penalë e janë arrestuar, unë nuk futem dot.
(F.m/Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e pranoi publikisht se do të kandidojë për kryetar të Partisë Demokratike, por u shpreh se nëse do të pyes...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka publikoi disa foto nga dhuna ep rotestës së 8 janarit që u zhvillua para derës së selisë së Partis...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është shprehur se personi i parë që ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë D...
TIRANë – Ish-kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se do të jetë në parlament që në seancën e parë të këtij viti, e cila fillon këtë javë. ...
TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar planin dhe mënyrën se si ishte planifikuar për tu nxjerrë nga zyra kryedemokrati Lulzim Basha. I...
TIRANË- Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj ka dënuar dhunën në selinë e Partisë Demokratike po ashtu edhe mënyrën e mbrojtes nga ana e kryedemokratit L...