“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
‘Shokët’ e Ballës, njëri punon në bashkinë e Barit! Përgjimet: Covid, ushtar i Allahut
14 Mars 2022, 12:50Nga DOSJA
ITALI– Detaje nga arrestimet e shqiptarëve në Itali. Gjatë hetimeve, u zbulua se si ky grup e konsideronin COVID-19 si “një ushtar i vogël i Allahut” i dërguar për të ndëshkuar perëndimorët.
Covid është “një ushtar i vogël i Allahut, i dërguar në tokë për të ndëshkuar mosbesimin e perëndimorëve”.
“Koronavirusi – thonë shqiptarët ‘u krijua dhe donte nga Allahu për të kujtuar natyrën e parëndësishme të njerëzve në tokë”.- janë disa nga përgjimet e shqiptarëve të zbardhura nga italianët.
“Burrat që qëndrojnë në “Facebook” dhe shajnë luftën e shenjtë në Siri, nuk janë burra por lepuj”. Kështu u drejtohet dëgjuesve të tij Genci Balla ose siç njihet ndryshe me emrin Abdurrahim Balla. Në video dëgjohej vetëm zëri i Abdurrahim Ballës, ku thoshte në hyrje të fjalimit, se të pranishmit do të njiheshin me situatën në Siri.
Sipas Ballës, në këtë shtet po bëhet një luftë e shenjtë mes dy ushtrive, ushtrisë së lirë dhe ushtrisë së “Tagutit”, duke nënkuptuar forcat Ushtarake të Assadit. Në video, Balla bënte thirrje që çdo besimtar të shkonte në këtë luftë të shenjtë për të vendosur dhe krijuar shtetin islamik. Ndërkohë spekulantët i quan frikacakë dhe ia ka lënë në dorë Allahut për t’i dënuar. Sipas ligjëratës së Genci Ballës, luftëtarët shqiptarë që shkojnë në Siri bashkë me gra dhe me fëmijë, luftojnë vetëm për Allahun dhe jo për privilegje financiare.
Yljan Muca, Roland Leshi, Elsio Ramku dhe Roland Belba janë shqiptarët e arrestuar në Itali. Ata dyshohet se financonin aktivitetin e Genc Ballës dhe grupit të Imamëve. Një nga katër të arrestuarit, Ramku, ka marrë shtetësinë italiane vite më parë dhe pasi ka kaluar një konkurs publik, është punonjës bashkie dhe punon në zyrën teknike të Bashkisë së Barit.
TIRANË- Ora do të ndryshoi në datën 27 mars. Akrepat e orës do të shkojnë një orë përpara. Pra kur të jetë ora 03:00 do ta kalojmë një orë para, 04:00.Sipa...
POGRADEC-Sasi tritoli në banesën e Arben Xhukellarit. Në banesën e 44 vjeçarit u dëgjua mbrëmjen e kaluar shpërthimi i lëndës plasëse eksploziv. Xhukella...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka marrë vnedimin si qeveri që në faturat e energjisë elektrike të shënojë dhe vlerën reale të konsumit, pavarësisht se...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha e quan Paketën e Rezistencës Sociale të prezantuar nga Qeveria Rama si tallje me qytetarët shqiptarë. Përmes një r...
POGRADEC– Ish-punonjësi i Bashkisë së Pogradecit, Arben Xhukellari ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush fshihet pas sasisë së lëndës plasëse që iu vendos...