LIVE UPDATES
Aktualitet

Shpërndanin heroinë në zonën e Alliasit/ Arrestohen tre persona, kapen me 1.8 kg drogë, s’i dolën zbuluar para policisë

20 Gusht 2020, 09:21 Nga DOSJA
Shpërndanin heroinë në zonën e Alliasit/ Arrestohen tre

TIRANË- Policia e Tiranës ka goditur një  bandë trafikantësh në zonën e Alliasit. Mësohet se janë arrestuar 3 persona S. H., 58 vjeç, Sh. M., 26 vjeç dhe R. Xh., 27 vjeç, të cilët shpërndanin heroinë në këtë zonë.  Ndërkohë është shpallur në kërkim 46-vjeçari me inciale  A. D., 46 vjeç si dhe është proceduar një 34-vjeçare.

Sipas policisë 58-vjeçari është arrestuar para banesës së tij me një sasi droge, të cilën do t’ia u shiste dy personave të tjerë, SH. M dhe R. Xh. Gjatë këtij aksioni Policia ka sekuestruar gjithsej 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë, një peshore elektronike, një automjet dhe 4 aparate celular.

Njoftimi i Policisë:

 Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë operacioni policor i koduar “Alliasi”. Shpërndanin heroinë në zonë e Alliasit në Tiranë, vihen në pranga tre persona, një shpallet në kërkim dhe një tjetër procedohet në gjendje të lirë.

Sekuestrohet rreth 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike heroinë, një armë zjarri pistoletë, një peshore elektronike, një automjet dhe 4 aparate celular.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave të forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Alliasi”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve :

S. H., 58 vjeç, i dënuar më parë (organizator dhe poseduesi i lëndës narkotike);

Sh. M., 26 vjeç, i dënuar më pare për veprën penale “Mashtrimi” ;

R. Xh., 27 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Po në kuadër të operacionit u shpall në kërkim shtetasi A. D., 46 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë një 34-vjeçare. Të lartpërmëndurit u kapën në flagrancë me doza lënde narkotike më datë 19.08.2020, në Tiranë, në këto rrethana:

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, është marrë informacion në rrugë operative se shtetasi S. H., merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit Heroinë në zonën e Alliasit, Tiranë dhe se po tentonte t’ju shiste dy të rinjve rreth 200 gr heroinë.

Mbi bazën e këtyre informacioneve, nisur dhe nga rrezikshmëria që paraqiste shtetasi S. H., pasi ka qënë dhe më parë i arrestuar nga Seksioni i Narkotikëve po për trafikim të narkotikëve dhe aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, është organizuar operacioni policor “Alliasi” me qëllim dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal dhe vënien në pranga të autorëve.

Si rezultat para banesës së shtetasit S. H., shërbimet e policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin S. H., me një sasi lënde narkotike heroinë të cilën do t’ia u shiste shtetasve SH. M dhe R. Xh., të cilët u kapën në flagrancë bashkë me këtë shtetas.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogramë e 850 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, një armë zjarri pistoletë me mulli, një peshore elektonike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, një automjet dhe 4 aparate celular.

Dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë në Allias dhe në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim, në ngarkim të shtetasve S. H., Sh. M. dhe R. Xh., dhe për veprën penale ”Armëmbajtja pa leje”, po në ngarkim të shtetasit S.H., si dhe për veprën penale ”Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, në ngarkim të 34-vjeçares.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen tre persona ne tirane operacioni alliasi arrestohen tre persona ne tirane operacioni alliasi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet