LIVE UPDATES
Bota

Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e Suezit

28 Mars 2021, 09:11 Nga DOSJA
Shpresë për lëvizjen e anijes së bllokuar në kanalin e

Prej ditësh anija e mallrave “Ever Given’ ka bllokuar kanalin e Suezit. Tashmë sipërmarrja e lundrimeve detare GAC njofton për përparim në shmangien e havarisë. Janë shtuar shpresat për lëvizjen e anijes së mallrave “Ever Given” që ka bllokuar prej ditës pas ngecjes në ujë kanalin e Suezit. Sipërmarrja e logjistikës së lundrimit GAC njoftoi, se janë vënë në punë disa rimorkiatorë dhe eskavatorë për të rihapur sa më parë për tregtinë një ndër rrugët më të rëndësishme ujore të botës. Ndonëse anija ende është e bllokuar, tani ka disa „lëvizje të vogla”.

Anija 400 metra e gjatë dhe 59 metra e gjerë të martën (23.03) si pasojë e një stuhie shkretëtire doli nga kursi dhe në afërsi të brigjeve ngeci në tabanin e detit. Kolosi 224.000 ton është një ndër anijet më të mëdha të mallrave në botë, që ka bllokuar të gjithë qarkullimin përmes kanalit të Suezit gjatë këtyre ditëve. Gjithsej janë bllokuar 213 anije mallrash me vlerë malli që arrin miliarda dollarë. Edhe sipërmarrjet gjermane druajnë për ngushticë në disa sektorë sa i përket furnizimit të mallit.

Admirali Usama Rabi, kryetar i autoritetit egjiptian të kanalit të Suezit, tha se gjatë aksionit të rimorkiatorëve për lëvizjen e anijes luajnë rol një sërë faktorësh, në radhë të parë drejtimi i erës si dhe baticat e zbaticat. “Ky është një “mision i ndërlikuar teknik”.

Edhe batica mund të ndihmojë

Sipërmarrja holandeze e konsulencës Smit Savage shpreson, që “Ever Given” në fillim të javës do të mund të lundrojë sërish. „Me anijet tona në vendngjarje, sedimentet e larguara ndërkohë me eskavatorë si dhe me baticën e madhe që mbërrin të dielën (28.03) në mbrëmje shpresojmë që ta lirojmë anijen nga kanali në filim të javës”, tha në televizionin holandez shefi i koncernit më të Smit Savage, Boskalis, Peter Berdowski. Aksioni do të kërkojë ndoshta kohë më shumë në rast se do të duhet të shkarkohen disa kontejerë për ta lehtësuar peshën e anijes gjigante, tha ai. Ndërkohë po instalohet një vinç, për të lëvizur nga kuverta e anijes qindra kontejerë. Bashi I “Ever Given” është ngjeshur tërësisht në rërë, por jo kiçi. Ky mund të shërbejë si levë për ta liruar anijen.

Qarkullimi më i favorshëm për tregtinë

Kanali i Suezit lidh detin Mesdhe me detin e Kuq duke ofruar kësisoj rrugën më të shkurtër detare mes Azisë dhe Europës. Çdo vit përmes kësaj rruge detare lundrojnë rreth 18.000 anije. Në vitin 2019 përmes këtij kanali ka qarkulluar rreth 13 përqind e të gjithë volumit të tregtisë botërore. Ndërkaq kompania e Hamburgut për lundrimet Hapag-Lloyd ka filluar t’i devijojë anijet e veta tregtare në rrugën e tërthortë nga Kepi i Shpresës së Mirë. Lundrimi në këtë itinerar zgjat një javë më shumë se sa përmes kanalit të Suezit. Hapag-Lloyd ka aktualisht pesë anije të bllokuara në kanal. Një problem tjetër është që lundrimi përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës, veçanërisht në gjirin e Guinesë, konsidrohet i rrezikshëm për shkak të sulmeve nga piratët. Marrë nga Deutche Welle

(e.k/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

bota bota ever given knali i suezit ever given knali i suezit

Sondazh

Poll
Bota 28 Mars 2021, 06:13

Marrëveshja për të pagjeturit mbetet enigmë

KOSOVË- Familjarët e personave të pagjetur në Kosovë dhe opinioni vendor ende nuk kanë arritur të kuptojnë se cilat janë pikat e Marrëveshjes për të pagjet...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet