LIVE UPDATES
Bota

Shqipëria “dekori” i “Tokio 2020”, për të… vetëm medalja e turistit

8 Gusht 2021, 17:01 Nga DOSJA
Shqipëria “dekori” i “Tokio 2020”, për

Sot u mbyllën Lojërat e 32-ta Olimpike “Tokio 2020”, me rekorde pozitive sa i përket arritjeve sportive. Emra të rinj fituesish iu shtuan gjeografisë olimpike, ndërkohë që harta e shteteve fituese u zgjerua ndjeshëm. Në “Pekin 2008” morën medalje 86 shtete, në “Londër 2012” medalje morën 85 shtete, në “Rio 2016” shijen e medaljeve e provuan 87 shtete, ndërsa në “Tokio 2020” morën 93 shtete medalje. Në këtë hartë mungon Shqipëria, e cila edhe pse që nga “Barcelonë 1992” është pjesëmarrëse e rregullt, ende nuk e ka fituar një medalje olimpike, qoftë edhe të bronztë!

Prej viti 1896 kur u zhvilluan lojërat e para olimpike moderne, baroni francez Piere dë Couberten, theksonte, se deviza e këtyre aktiviteteve ndërkombëtare periodike sportive: “Ishte pjesëmarrja…”

Në ato vite të hershme, pati debate të mëdha rreth pjesëmarrjes së sportistëve. Në Olimpiada nuk do të lejoheshin të merrnin pjesë, ata që e kishin zgjedhur sportin si mënyrë jetese dhe ushqyerje. Pra nuk do të lejoheshin profesionistët, por kryesisht amatorët, përjashtuar këtu sportin e skermës. Kjo e përligjte dhe i dha edhe më tepër kuptim shprehjes: “Rëndësi ka pjesëmarrja”.

Vetëm në Lojërat Olimpike të Koresë së Jugut, “Seul 1988”, u ndryshua ky rregull, duke i hapur rrugë edhe sportistëve profesionistë të merrnin pjesë nëpër Olimpiada.

Shqipëria, për herë të parë në historinë e saj olimpike, ka marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Gjermanisë “Mynih 1972”, me pesë sportistë në dy sporte, 4 qitësit Afërdita Tusha, Fatos Pilkati, Ismail Rama, Beqir Kosova, si dhe peshëngritësin Ymer Pampuri, i cili në peshën deri 60 kg. përmirësoi edhe rekordin botëror në stilin e forcës.

Në katër Olimpiadat që pasuan, Shqipëria nuk mori pjesë, për t’u rikthyer në këtë aktivitet të përmasave botërore, pas 20 vitesh, në Olimpiadën e Spanjës “Barcelonë 1992”.

Rezultate mbetën po ato, duke mos munduar askush të bënte më mirë deri në Olimpiadën “Sidnei 2000” në Australi, ku peshëngritësi Ilir Suli u rendit i 5-ti në peshën e tij, ndërkohë që peshëngritësja Romela Begaj u rendit n[ vendin e 6-të në “Pekin 2008”.

Peshëngritësi Briken Calja, së bashku me atleten Luiza Gega, arritën rezultatet më të larta ndër sportistët shqiptarë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Brikeni, u rendit i 4-ti në peshën e tij, rezultat historik ky për vendin tonë, ndërsa Luiza, për herë të parë në historinë e atletikës shqiptare, ia arriti të marrë pjesë në finalet e një gare olimpike, në këtë rast, 3000 metra me pengesa.

Pa u marrë shumë me rezultatet, këta janë edhe dy sportistët shqiptarë, që u dalluan në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, edhe pse pa medalje. Aq u dalluan këta, sa që tërhoqën edhe vëmendjen e drejtuesve të politikës shqiptare, të cilët me statuset e tyre në rrjetet sociale, ngjanin si justifikime për ato fondet e dhëna për sportin dhe lënien e tij pas dore…
Financat e dhëna “last minute” në fakt, nuk e bënë as më të fortë Brikenin, as më të shpejtë Luizën, por ndoshta i ndihmuan ata të paguajnë dhe përballojnë diçka nga shpenzimet e kryera për përgatitjen e kësaj Olimpiade, një faze përgatitore që shkoi një vit dëm, pas shtyrjes së lojërave për shkak të pandemisë.

Ndërsa pjesës tjetër e delegacionit, i shërbyen si “dekor” delegacionit sportiv për të përmirësuar rekordet tona kombëtare, apo edhe për të parë Japoninë dhe Tokion.

Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë pas Lojërave Olimpike “Tokio 2020”. Me gjasa, asgjë nuk do të ndryshojnë dhe ne do të dëgjojmë të njëjtin refren: “Do të fillojmë që tani të punojnë për Olimpiadën pasardhëse”!

Shqipëria, vërtet ka munguar në Olimpiadën “Seul 1988”, kur ndryshuan edhe disa rregulla bazë të Lojërave Olimpike, por dikush duhet t’iu thotë drejtuesve të sportit shqiptar, që në Olimpiada nuk shkohet më me shprehjen e Coubertin, thuajse të një shekulli më parë: “Rëndësi ka pjesëmarrja!”.

Për këtë, shembullin nuk na duhet ta shohim tek Amerika me 113 medalje, as Kina me 88, por shumë afër, te Kosova e vajzave të arta të xhudos, për të mos përmendur Sirinë e luftës që nuk besoj ka kushte më të mira se ne, që arriti të fitojë medaljen e parë olimpike, Burkina Faso, apo San Marino e 35 mijë banorëve…

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lojërat olimpike të “tokyo 2020” lojërat olimpike të “tokyo 2020”

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri