LIVE UPDATES
Politike

PD nxjerr pamjet, Gjata: Parcelat me kanabis në Kukës, Labëri, Tepelenë e Tiranë, i mbron policia e Ramës

18 Korrik 2020, 12:09 Nga DOSJA
PD nxjerr pamjet, Gjata: Parcelat me kanabis në Kukës, Labëri,

TIRANË- Partia Demokratike nëpërmjet Sekretarit për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka denoncuar mbjelljen e kanabist në vend. Sipas tij, në dy vite vendi është mbjellë fuqishëm me drogë dhe policia ka marrë urdhër që të mos shqetësojë mafiozët e lidhur me qeverinë.

Gjata ka treguar edhe disa foto, nga zonat e mbjellura me drogë në Dukagjin, Malësinë e Krujës, Labëri dhe Kukës. Gjithashtu ai citon dhe raportin e fundit të antimafias italiane, ku Shqipëria mbetet ende një nga furnizuesit më të mëdhenj me kanabis në Europë dhe tranzit për heronin e kokainën.

Deklarata e plotë

Të dashur qytetarë, prej disa vitesh, ne kemi denoncuar projektin e Edi Ramës për të kanabizuar vendin si mënyra për të lidhur klanet kriminale me pushtetin e tij. Realiteti i 4-5 viteve më parë, kur i gjithë vendi u mboll me drogë dhe droga transportohej me avion, po përsëritet sërish me agresivitet edhe më të madh, përpara largimit të qeverisë së Edi Ramës. Kjo foto është bërë së fundmi në Kukës. Kjo tjetra i përket plantacioneve me kanabis në Labëri. Kështu është në Malësinë e Dukagjinit, në Malësinë e Krujës, të Tepelenës, të Gramshit, në fshatrat e Beratit, të Vlorës, madje edhe në periferi të Tiranës. Shqipëria prej 2 vjetësh është rimbjellë fuqishëm me drogë, por policia është urdhëruar të mos shikojë, të mos dëgjojë, të mos shqetësojë bosët e drogës në partneritet me qeverinë.Fotografitë me kanabis në Kukës dhe në Tepelenë janë pasqyrim realitetit që prezanton me vërtetësi edhe Antimafia Italiane për gjendjen e rëndë të kanabisit në Shqipërinë e drejtuar nga Edi Rama. Në raportin e fundit të Antimafias italiane, Shqipëria konsiderohet si një nga vendet kryesore në nivel botëror për prodhimin e kanabisit. “Klanet shqiptare tanimë shprehin zotësi në rritje jo vetëm në tregtinë e drogës, por edhe në përmirësimin e cilësisë së bimëve narkotike që mbjellin, duke importuar në Shqipëri fara të afta për të prodhuar marijuanë në sasi të mëdha, në mes të vendit.”- thuhet në raportin e antimafias italiane. raporti ngre alarmin se Shqipëria është kthyer në një pikë kyçe tranziti për heroinën që vjen nga Afganistani dhe Azia Qendrore dhe se, për shkak të lidhjeve të duhura, krimi i organizuar shqiptar është kthyer në një nga furnizuesot kryesorë të Italisë me kokainë nga Kolumbia. Raporti tregon edhe mënyrën sesi kryhet transporti i drogës pa u shqetësuar nga Policia e Edi Ramës dhe e Sandër Lleshajt. Trafiku rrugor është më i përhapuri, por edhe trafiku përmes detit dhe kanalit të Otrantos. “Skafet nisen nga harku mes Vlorës dhe Durrësit dhe drejtohen përgjithësisht drejt brigjeve puljeze”- theksohet në raportin e Antimafias Italiane. Pyetja që shtron sot çdo qytetar është sesi ka mundësi që policia shqiptare i ka të gjitha këto informacione, e di se ku mbillet droga, e di se kush e mbjell, kush e trafikon, mënyrën dhe vendin nga trafikohet dhe prapë nuk merr asnjë masë?! Nuk ka asnjë edhe një arrestim të vetëm të trafikantëve të drogës. Asnjë shef të shkarkuar policie, megjithë premtimin pompoz të Sandër Lleshajt. Përgjigja është fare e thjeshtë! Policinë e pengon Ministri i Brendshëm, i cili është në shërbim të paktit të Edi Ramës me trafikantët e drogës. Raporti i Antimafias italiane konfirmon se trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali nuk është ndaluar as gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Kur askush nuk lëvizte në rrugët e Shqipërisë dhe Edi Rama bënte shfaqjet me dron nga rrugët e zbrazura, trafikantët e drogës lëviznin lirshëm nga toka dhe nga deti.Raporti i Antimafias italiane hedh dritë edhe mbi pasurinë shumë të madhe të bosëve të drogës shqiptare. “Të ardhurat nga trafiku i kanabisit u kanë dhënë mundësi shqiptarëve të futen në tregun e heroinës dhe kokainës, duke shumëfishuar të ardhurat”- thuhet në raport, i cili e sheh Shqipërinë si një vend ndërkombëtar të krimit. Janë këta trafikantë droge që Edi Rama i shet për emigrantë dhe që po synon t’u legalizojë pasuritë e vëna nga droga përmes ligjit të aministisë fiskale. Ky ligj, nëse miratohet, kundër sugjerimeve të partnerëve tanë strategjikë, nuk ka për të patur jetën e gjatë. Në do të zhbëjmë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj. Puna e ndershme dhe jo paratë e drogës do të vlerësohen nga qeveria e ardhshme, në mënyrë që Shqipëria të hiqet nga harta e vendeve kryesore të prodhimit dhe trafikimit të drogës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike


Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2020, 20:10

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë nën drejtimin e Edi Ramës. Në n...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet