LIVE UPDATES
Politike

PRAPASKENAT /Çfarë do të ndodhë të hënën në Këshillin Politik, shkëmbim pikëpamjesh, ftesa dhe “mungesa”

18 Korrik 2020, 11:05 Nga DOSJA
PRAPASKENAT /Çfarë do të ndodhë të hënën

Futja e opozitës në Këshillin Politik, u pa në janar si tradhti ndaj aleancës që opozita kërkoi me shoqërinë, për të ndryshuar rrënjësisht sistemin politik, duke garantuar: zgjedhje të lira, më shumë transparencë dhe demokraci brenda vetës dhe më shumë kontroll për qeverinë duke forcuar institucionet.

Ulja në tryezë me Damian Gjiknurin e dosjes 184 dhe me Rudina Hajdarin si përfaqësuese e “tradhtarëve” të ardhur nga lista humbëse, u komentua si nështrim ndaj sistemit dhe heqje dorë nga reformimi këtij sistemi politik të kalbur, prishje e aleancës që përgjatë 2019 u ndërtua me atë pjesë të shoqërisë që kërkonte ndryshim më të madh se karriget e pushtetit.

Pas më shumë se 6 muajsh, situata ka ndryshuar. Opozita “destabilizuese” tani është “politikisht korrekte”, duke u kujdesur për sistemin që doli më i shëndoshë nga marrëveshja e 5 qershorit.

Ndërsa ai që kërkonte stabilitetin e rrezikuar nga protestat e opozitës, Kryeministri, është në pozicionin e destabilizuesit. Bashkë me Myslym Murrizin dhe me deputetët e tjerë të fshehur në fundin e listave të opozitës, po rrezikon sistemin, për të bërë një reformë që i garanton fitoren. Thirrjet e ndërkombëtarëve injorohen me argumentin e sovranitetit të Parlamentit dhe kështu projekti ecën përpara. Ose më mirë eci deri të premten, kur gjërat ndryshuan.

Të enjten, Gazment Bardhi, sekretari i përgjithshëm i PD, deklaroi se ndryshimet e propozuara nga Rama dhe “opozita parlamentare” duhet të kalonin, sipas marrëveshjes, në Këshillin Politik.

Këshilli nuk pushoi së ekzistuari pas 5 qershorit, pasi në pikën 11 të marrëveshjes, thuhet se do vazhdojë punën për depolitizimin e administratës zgjedhore. Kjo pikë që e mbante gjallë Këshillin, u përdor si një mjet për të pezulluar, në mos për ta ndaluar, aventurën e Edi Ramës.

Pasi u hap dera e Pallatit të Kongreseve, të premten erdhën zhvillimet e vërteta…

Presidenti risolli propozimin e Këshillit Politik, si të Kristaq Kumes. Foli Me Lulzim Bashën dhe nuk kishte arsye që të fliste me Edi Ramën, i cili, pavarësisht trimërisë që e ka karakterizuar në shpalljen e sovranitetit, sytë i ka tek kundërshtarët.

U kap fort pas ftesës publike të Metës, e harroi sovranitetin e Parlamentit dhe iu kthye fuqiplotshmërisë së Këshillit Politik.

A ishte kjo një lëvizje e Metës? A lidhej me faktin që në të njëjtën ditë komisioni i Posaçëm Hetimor e zëvendësoi propozimin për shkarkim me një këshillim që nuk u kuptua as nga anëtarët?

Mesa duket jo. Propozimi i rimbledhjes në Pallatin e Kongreseve e pati zanafillën nga PD një ditë përpara. Ishte një lëvizje e koordinuar e opozitës, për ta rikthyer institucionin e Këshillit Politik dhe për ta kaluar atë që Komisioni i Ligjeve ka miratuar tashmë, tek institucioni jashtëparlamentar.

Rama e pranoi, duke treguar se nuk është parlamenti që i imponohet atij, por ai që i imponohet parlamentit dhe e trajton si paradhomën e tij.

Të hënën është mbledhja me një axhendë të thjeshtë; ndarje pikëpamjesh për ndryshimet Kushtetuese të miratuara nga Komisioni i Ligjeve dhe Këshilli i Rregullores. Pjesëmarrja e konfirmuar është kjo: Edi Rama, Damian Gjiknuri, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Petrit Vasili. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk do të jetë, pasi mbledhja përkon me vizitën e tij të parashikuar në Kosovë.

Është ftuar edhe Presidenti, si pjesë e opozitës, por, mesa duket, nuk ka konfirmim që do të jetë pjesë e tryezës. Rudina Hajdari e refuzoi takimin, duke e lënë tryezën me 5 pjesëmarrës, 2 nga PS dhe 3 nga opozita.

Nuk ka si të ketë ftesë për marrëveshje, sepse axhenda përcakton shkëmbim pikëpamjesh.

Opozita do të kundërshtojë rihapjen e Reformës Zgjedhore dhe do të hedhë poshtë propozimet për ndryshimet Kushtetuese. Mbledhja e Këshillit pritet të përfundojë pa marrëveshje të re, gjë që, në bazë të marrëveshjes së 5 qershorit, rrëzon iniciativën e Ramës. Ose do të rrëzojë marrëveshjen.

Por, përse opozita e bën këtë nëse nuk do të pranojë asnjë nga propozimet? A ishte kjo një tentativë për tu marrë vesh me Ramën? Duket se ulja në Këshillin Politik në kohën që Rama nuk po dëgjon më askënd, nuk ka lidhje me Kryeministrin dhe maxhorancën. Ajo ka lidhje me thirrjet e ndërkombëtarëve që të mos bëhet asnjë ndryshim i pamiratuar në Këshillin politik. Për këtë arsye opozita provokoi mbledhjen që u përshëndet menjëherë nga Komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi. Rënia e ndryshimeve në Këshillin Politik, i bën nul ata sipas marrëveshjes, por i heq edhe alibinë Ramës se ndryshimet që po bën nuk janë prishje e asaj që u firmon në 5 qershor.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike takimi ne kp per listat e hapura takimi ne kp per listat e hapura

Sondazh

Poll
Politike 17 Korrik 2020, 20:10

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, është shprehur i bindur se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë nën drejtimin e Edi Ramës. Në n...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen