Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më teper për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi. Çmimi i një litri naftë arriti në fundjavën e kaluar në nivele rekord të papara ndonjëherë, prej 230 lekë për litër. Në tre ditët e fundit të javës së kaluar, nafta u rrit tre herë, duke shkruar nga 192 lekë për litër në 230 lekë, ose 38 lekë më shumë. Duke i shtuar dhe shtrenjtimin e fillim shkurtit, vetëm këtë vit, nafta është rritur me 45-50 lekë për litër.
Aktorët e tregut japing si arsye shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, ku ari i zi tregtohet me rreth 118 dollarë për fuçi. Ata pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit. Sipas të dhënave nga doganat, konsumi i karburanteve në vend është rreth 600 mijë ton në vit. I gjithë konsumi në vend sigurohet nga importi, pasi rafineria e naftës ARMO, që më parë zinte rreth 30% tregut, ka rreth 4 vjet që nuk punon.
Në vitin 2021, çmimi mesatar i naftës, sipas INSTAT ishte rreth 170 lekë për litër. Në total, konsumi në vlerë (sasi x çmim për litër) vitin e kaluar vlerësohet rreth 102 miliardë lekë (840 milionë euro), sipas përllogaritjeve të Monitor. Këtë vit, nëse çmimet do të qëndrojnë në këto nivele, për të njëjtën sasi prej rreth 600 mijë ton, konsumatorët do të duhet të shpenzojnë 138 miliardë lekë (rreth 1.13 miliardë euro), ose gati 300 milionë euro më shumë.
Shpenzimi mund të jetë edhe më i lartë për shkak të rritjes së ndjeshme të konsumit të karburanteve vitin e fundit (shih grafikun e importit të karburanteve), apo paparashikueshmërisë së çmimeve në tregun ndërkombëtar . Aktorët e tregut pohojnë se deri tani (përpara se të rritej çmimi në 230 lekë) nuk ishte vënë re ulje konsumit, për shkak se përdorimi i makinave është i domosdoshëm. E vetmja tendencë është rënia në pikat kufitare për shkak se personat që jetojnë në kufi e mbushin makinën në vendet fqinje, ku nafta kushton më lirë.
Edhe të dhënat e doganave tregojnë se në janar-shkurt 2022, importet e naftës u zgjeruan me rreth 5 mijë ton, me rritje rreth 6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, të ndikuara nga shtimi i konsumit.
Si ndahet tregu
Në vitin 2020, qarkullimi vjetor i 18 shoqërive më të mëdha të tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve ishte 135 miliardë lekë në vitin 2020, me tkurrje prej 23% me bazë vjetore, sipas renditjes së 200 më të mëdhenjve, një publikim i përvitshëm i Monitor. Në një pjesë të madhe, xhiro e kompanive rritet fiktivisht, duke kaluar nga një subjekt në tjetrin, për pasojë të tregtimit me dy nivele (me shumicë e me pakicë) në mënyrën se si është i strukturuar tregu në Shqipëri sot. Të dhënat e 2021 nuk janë ende të disponueshme, ndërsa qarkullimi vjetor i këtij segmenti shënon luhatje të mëdha vit pas viti, në varësi të ecurisë së çmimeve.
“Kastrati Group”, që kryen tregtimin me shumicë të hidrokarbureve, është pozicionuar prej vitesh si operatori më i madh në tregtimin e naftës. Kompania raportoi 45.7 miliardë lekë qarkullim vjetor (rreth 372 milionë euro), me një rënie prej 28.4%, si rrjedhojë e frenimit të konsumit të karburantit gjatë muajve të karantinës dhe rënies së çmimit të tij në vend. Në 2020-n, “Kastrati Group” raportoi një qarkullim dy herë më të lartë se konkurrenti i dytë në listë, GEGA OIL GROUP (ish- Genklaudis).
Pas tyre vjen “Kastrati sh.p.k.”, që kryen tregtimin me pakicë, me të ardhura 12.5 miliardë lekë (rënie 24%). “Europetrol Durrës Albania” kishte një qarkullim vjetor prej 12 miliardë lekësh, me tkurrje prej 29.2%.
“Bolv Oil” deklaroi rënie të ardhurash me 5.4 miliardë lekë, me tkurrje rreth 13%. Sipas raportit vjetor, rënia e rentabilitetit krahasuar me vitin 2019 vjen nga sektori i transportit, pasi ka ulje eksporti (transporti Fier-Vlorë). “Olsi sh.p.k.”, operatori tjetër i grupit, që tregton karburante me pakicë, shënoi rënie prej 17%, në 3.7 miliardë lekë.
“RDA Petrol” përgjysmoi aktivitetin në 2.5 miliardë lekë. “Tenet”, me aktivitet në transportin dhe tregtimin me shumicë të naftës e gazit, kishte ecuri më të qëndrueshme, me tkurrje prej 3.5%. Kompania është 50% në pronësi të “Kastrati”. “Al.Global Oil”, që bleu rafinerinë e bitumit të ARMO-s mbi tre vjet më parë, ka raportuar të ardhura 3.2 miliardë lekë, me tkurrje 26%.
Ndryshe nga pesha në qarkullimin vjetor, sipërmarrjet e tregtimit të karburanteve kanë pak ndikim në ekonomi, si në drejtim të punonjësve, ashtu edhe vlerës së shtuar. Kontributi më i madh është në pagesën e TVSH-së, ndërsa norma e fitimit e deklaruar është shumë e ulët, mesatarisht 1-2%. Me përjashtim të bizneseve të konsoliduara, subjektet e tregtimit të karburanteve kanë luhatjen më të madhe në hyrje-daljet në listën e më të mëdhave. Operatorët e tregut pohojnë se sa e lehtë është të hysh në këtë biznes, po aq e lehtë është dhe të dalësh.
“2A & 2E” në fushën e tregtimit të karburanteve, ka dalë nga lista, pas rënies së të ardhurave me 18%, në 1.4 miliardë lekë. Dalje të tjera janë “AFT” (-23% në 1 miliard lekë), “Klodi SHA”, “EX Fis”.
Marrë nga Monitor
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Revista “Monitor” në datat 11-16 shkurt 2022 zhvilloi një vrojtim me një panel specialistësh të tregut financiar në vend, për të ndjekur pritshmëritë e tyre në ...
Pas më shumë se një dekade inflacioni të ulët të çmimeve të konsumit, pavarësisht stimujve të mëdhenj monetarë dhe fiskalë, rritja e çmimeve të ko...
TIRANË– Kur akoma nuk janë mbyllur tubat e gazit dhe naftës nga Rusia për në pjesën tjetër të botës, të parët që e ndjenë ‘krizën’ ishin biznesmenët ...
KIEV– Gazetari Taulant Kopliku ka raportuar nga Kievi lidhur me çmimin e karburantit në Ukrainë, vend që po lufton me Rusinë, por që naftën e shet ...
Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rritje të shtunën duke arritur nivele rekord të papara ndonjeherë në tregun vendas. Në pikat kryesore të tregtimit m...
Xhevahir Alushi këtë vit zotëron 8 krerë lopë në fermën e tij në Zall Herr nga 10 krerë vitin e kaluar. Fermer i qumështit prej 22 vjetësh, Xhevair Alushi pohon...
Gjatë dy viteve të pandemisë, importet e produkteve farmaceutike shënuan rritje të zbehtë, kurse shitjet regjistruan rritje të fragmentuara në disa operatorë që...
Pandemia ka nxitur konsumin e një baze të gjerë produktesh farmaceutike që përfshin grupin e suplementeve, vitaminave, antibiotikëve, kortizonikëve, antikoagula...
Kriza e ardhshme. Historia na jep të dhëna, por hera e ardhshme do të jetë ndryshe, shkruan The Economist“Për historianët çdo ngjarje është unike”, shkro...
TIRANË- Gjatë 4 viteve në vijim qeveria synon të zbatojë një plan masash që synon reduktimin e parave që qarkullojnë jashtë sistemit bankar, që aktualisht ...