LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët kthehen në punë të stresuar, profesionet që po vuajnë më shumë pasojat e Covid-19

10 Qershor 2020, 05:23 Nga DOSJA
Shqiptarët kthehen në punë të stresuar, profesionet që

Shqipëri- Me heqjen e kufizimit të lëvizjeve, qetësia e karantinës në qytete, ia ka lënë vendin zhurmës. Njerëzit i janë kthyer jetës me të njëjtën dinamikë, si përpara pandemisë, duke na risjellë dhe trafikun e rënduar.

Por pas më shumë se 2 muaj në karantinë, kthimi në normalitet nuk është  njëlloj për të gjithë. Sipas psikologëve, në këtë periudhë, ka kërkesë të shtuar për ndihmë të kujdesit mendor, si pasojë e ankthit dhe stresit, gjatë kohës në izolim, apo dhe humbjes financiare si rrjedhojë e mosmarrjes së pagave apo uljes së tyre. Kjo situatë ka ndikuar dhe në produktivitetin në punë të punonjësve.

Faktorët që kanë nxitur stresin kanë qenë të shumtë, duke filluar që nga ndryshimi i mënyrës së jetesës prej kufizimeve, nga pamundësia për të qenë efektivë në maksimum, nga raportet e ndërveprimit social të cilat në një farë mënyre prej ndërprerjes së kontakteve fizike u reduktuan. Nga ana tjetër një pjesë e personave kishin edhe pamundësi për të arritur ose për të pasur atë nivel fitimi financiar që kishin më parë dhe nga ana ekonomike ka qenë ky një tjetër stresor, pra pamundësia për të realizuar pritshëmritë financiare”, thotë Arjana Rreli, psikiatre për Monitor Ekonomi.

Ndalimi i menjëhershëm i aktivitetit të përditshëm, bëri që individët të përshtaten me një realitet, të pa imagjinuar më herët. Qëndrimi brenda në shtëpi në mënyrë të imponuar solli një aktivitet që duhej të përmbushej brenda dyerve të shtëpisë. Kjo ka bërë që pas daljes nga izolimi, individët të ulin produktivitetin dhe dëshirën për të punuar.

Vihet re një ulje e produktivitetit edhe e treguar kjo nga vetë pacientët sepse, ne qeniet humane përveçse duam kohën tonë të përshtatjes si për të kaluar nga e mira në të keqe, ashtu na ndodh edhe për të kundërtën. Vetë kjo kohë e përshtatjes na ul produktivitetin, bashkëngjitur asaj edhe gjendjet e stresit të përjetuara nga personi ulin përqendrimin, ulin performancën, deri në një kohë të dytë kur gjithçka rifillon në normalitetin e vet”.

Profesionet që po e vuajnë më shumë

Lista e profesioneve të individëve që kërkojnë ndihmë për shëndetin mendor ka specifika, por padyshim të gjithë kanë përjetuar gjendje ankthi.

Profesionet që kanë qenë më tepër të riskuara në këtë kohë janë padyshim personeli mjekësor. Duke qenë në frontin e parë, rreziku i infektimit, intensiteti i punës, por edhe lajmet që si tek të gjithë ne kanë qenë një përplasje e madhe ndaj mekanizmave tanë, që deri diku tregohen të pafuqishëm për çfarë sulmi sjell kjo lloj specifike e pandemisë, e bën personelin mjekësor tepër të ekspozuar. Media gjithashtu, sidomos ata të vijës së parë që kanë pasur frikë nga infektimi, por edhe përgjegjësinë për raportimin e lajmit të saktë dhe korrekt gjatë kësaj kohe. Po ashtu dhe të gjitha profesionet e tjera që mbështeten mbi një aktivitet fizik të përditshëm. Pamundësia për të shkarkuar të gjithë këtë energji negative, për të cilën një aktivitet fizik të bën që të ruash ekuilibrat, frenon këtë drenim të energjisë negative dhe të grumbullimit të stresit dhe i bën ata më të predispozuar për t’i vuajtur këto probleme”, thotë Rreli.

Spektri i moshave që kanë kërkuar ndihmë këto ditë është i ndryshëm, duke përfshirë kryesisht moshat e reja, por jo vetëm.

Përgjithësisht mbeten moshat aktive, por ka edhe një pjesë të moshave geriartrike të cilët ishin të sulmuar në këtë kohë edhe për faktin që panë imazhe të viktimave që solli kjo pandemi në grupmoshën e tyre. Specifikisht më tepër të ekspozuar ishin moshat aktive që sigurisht duke mos pasur mundësi të shfrytëzonin kapacitetet e tyre u bënë subjekt të përjetimit të ankthit”.

Sipas profesionistëve të shëndetit mendor shtimi i rasteve nuk lidhet vetëm me situatën që po përjetojmë, por edhe me rritjen e ndërgjegjësimit për të kërkuar këshillim profesional mbi shëndetin mendor.

Marrë nga Monitor 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi shqiptarët të stresuar në punë shqiptarët të stresuar në punë

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet