LIVE UPDATES
Ekonomi

Shqiptarët më dembelët e Europës, 80% e tyre nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik

23 Tetor 2019, 06:28 Nga DOSJA
Shqiptarët më dembelët e Europës, 80% e tyre nuk

TIRANË- Vrapi, ecja në natyre apo ushtrime të tjera fizike që shtojnë aktivitetin e frymëmarrjes dhe ritmin e zemër janë një sport i papreferuar për pjesën më të madhe të shqiptarëve, ndryshe nga vendet e tjera të Europës. Sipas shifrave të Eurostat dhe të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, rezulton se femrat dhe meshkujt shqiptarë kanë përqindjen më të lartë të mungesës së aktivitetit fizik në Europë. 82% e grave dhe 76% e burrave nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik gjatë një jave normale, sipas INSTAT. Mesatarisht rreth 80% e popullsisë  në vend është inaktive.

Ndërsa mesatarja europiane e grave dhe burrave që nuk bëjnë fare aktivitet fizik është shumë më e ulët, përkatësisht 28.6% dhe 26%, sipas të dhënave të raportuara të Eurostat, që i përkasin vitit 2017. Në Europë, më aktivët janë rumunët dhe estonezët, ku vetëm 3.9 dhe 4.7% e popullsisë nuk bëjnë asnjë aktivitet fizik. Më pas vijnë danezët, holandezët, gjermanët, suedezët, finlandezët. Ballkanasit në përgjithësi shquhen për dembelizëm. Pas Shqipërisë, në listë  renditen serbët, me 76% të popullsisë që nuk kryen asnjë aktivitet fizik, të ndjekur nga maqedonasit (56%).

Ushtrimet sipas grupmoshave e qyteteve, durrsakët vetëm rrinë

Për të vlerësuar nivelin e ushtrimeve aerobike gjatë një jave të zakonshme, të anketuarit shqiptarë u pyetën: Në një javë normale, a bëni aktivitete të tilla si ecja, biçikleta, joga, ose gjëta të tjera që shtojnë ritmin e frymëmarrjes dhe rrahjeve të zemrës? Në total, vetëm 12% e femrave nga 15-49 vjeçe raportuan se bënin një formë ushtrimesh aerobike 5-7 herë në javë, 4% i bëjnë 3 ose 4 herë në javë, 3%  e tyre një ose 2 herë në javë dhe 82% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Midis meshkujve të të njëjtës grupmoshë, 11% ushtrohen 5 deri në 7 herë në javë, 7% ushtrohen 1 deri 4 herë në javë dhe 76% nuk bëjnë asnjë lloj ushtrimi aerobik. Anketimi u krye nga Instat, për llogari të Institutit të Shëndetit Publik.

79.6% e grave në qytet dhe 84% e atyre në fshat në Shqipëri nuk bëjnë asnjë ushtrim aerobik në javë, sipas INSTAT. Te burrat, kjo përqindje është pak më e ulët, por mbetet gjithsesi më e larta në Europë. 74% e burrave në zonën urbane dhe 78% në atë rurale, nuk ushtrojnë asnjë aktivitet fizik gjatë javës. Sipas grupmoshave, më aktivët janë të rinjtë, ku 73% e femrave nga 15 në 19 vjeç, nuk bëjnë aktivitet fizik, kundrejt 85% të moshës 30-34 vjeç.

Tek meshkujt, sërish mosha 15-19 vjeç janë më aktivet (edhe për faktin që bëjnë fiskulturë në shkollë), me 63% që nuk bëjnë aktivitet, përkundrejt më dembelëve po të grupmoshës  30-34 vjeç. Sipas shpeshtësisë, nga femrat, m ëtë fiksuara janë 15-19 vjeçaret, 16% e të cilave bëjnë aktivitet 5-7 herë në javë. Ndërsa nga meshkujt janë 40-44 vjeçarët, 13.5% e të cilëve bëjnë aktivitet fizik 5-7 herë në javë. Sipas qyteteve, më dembelët janë meshkujt durrsakë, 94.6% e të cilëve nuk praktikojnë asnjë ushtrim gjatë javës. Më aktivët janë tiransit (61.9%), madje rreth 18% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë.

Nga femrat, sërish kryeson Tirana, që ka përqindjen më të ulët të vajzave e grave që nuk bëjnë aktivitet, me 71.9% të totalit (gati 19% e tyre ushtrohen 5-7 herë në javë, më e larta në rang republike), ndërsa me dembelet janë sërish durrsaket, me 96% të tyre që rezultojnë që nuk kryejnë asnjë ushtrim fizik gjatë javës.

Sipas raportit të ISHP-, kryerja e rregullt e ushtrimeve jep efekte të dobishme për zemrën, si dhe për tërë trupin. Provat akumuluese sugjerojnë që madhësia e këtyre përfitimeve rritet proporcionalisht me intensitetin e ushtrimit individual, dhe ka rezultuar që kryerja e rregullt e ushtrimeve mund të zvogëlojë mosfunksionimin e vetë zemrës dhe, të paktën pjesërisht, të rivendosë aftësinë e tij për të funksionuar në mënyrë efektive si pompë. Në mënyrë të ngjashme, literatura sugjeron se veprimtaria ushtrimore dhe fizike ka efekte të dobishme për shëndetin mendor. Rrjedhimisht aktiviteti fizik ndikon pozitivisht dhe në produktivitetin dhe rendimentin në punë.

(Marrë nga Monitor.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sociale sociale aktivtieti fizik durrsaket me dembelet shifrat e instat aktivtieti fizik durrsaket me dembelet shifrat e instat


Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet