Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Mjeku urolog, Artan Koni ka qënë i ftuar në emisionin “Kjo javë” për të folur lidhur me situatën e koronavirusit në Shqipëri. Në fjalën e tij, Koni është shprehur se QSUT-ja dështoi me hapjen pas karantinës duke u kthyer në burim infeksioni për qytetarët. Megjithatë mjeku sqaroi se fajtorë për situatën nuk ishin kolegët e tij por mungesa e mjeteve të punës.
“Pra, kur thonim që te hapja duhet të ketë kujdes, pasi urbanet, grumbullimet, do ishin vatra infeksioni, na doli që vatra më e madhe e infeksionit të ishte QSUT, vendi ku duhet të ishim 100% të sigurt. Mund të ishte një spital tjetër, por jo QSUT, që mbahet si më i madhi në vend që merr gjysmën e buxhetit të shëndetësisë. Nëse nuk e kemi vëmendjen maskimale te QSUT, ku do e kemi, te Parku i Liqenit? QSUT çedoi në këtë pikë për disa arsye: retorika e përgjithshme e qeverisë është që pas hapjes së karantinës, fajin e ka populli se nuk është aq i kujdeshëm sa duhet. Po në QSUT kush e pati fajin, mjekët? Nuk e kishin fajin as mjekët, as sanitarët, por mungesa e mjeteve,“-u shpreh ai.
Sa i përket përgjigjes së qytetarëve, mjeku Koni tha se shqiptarët kanë respektuar rregullat për t’ju shmangur koronavirusit më shumë se gjermanët. Megjithatë ai paralajmëroi se në javët e muajt në vijim do të ketë më shumë raste pasi situata është shqetësuese edhe pse virulenca e pandemisë po bie.
“Koronavirusi është një virus si gripi, që doli për herë të parë më 2019 dhe do të qëndrojë këtu. Si gripi, edhe ai do të qëndrojë këtu, edhe me vaksinë do ta kemi. Vaksina nuk do ta zhdukë, por ajo do na ndihmojë mos të kemi më këtë pandemi. Patjetër që do të kemi një valë të dytë, por përderisa virulenca e tij po bie, nuk shoh shqetësim të madh. Po vdesin mosha të reja, do të thotë se situata është më shqetësuese… Në shkurt dhe në mars ishim më keq, nuk bënim tampone, nuk e dinim. Rastet që shohim tani të shtuara do të thotë se kanë qenë shumë mangut më parë, në kohën e pikut. Edhe në Itali ka shumë të rinj të prekur. I shoh njerëzit në rrugë më mirë se gjermanët. Sot që flasim në Gjermani nuk i mbajnë maskat, gjermanët i janë kthyer jetës normale. Shqiptarët duke ditur që s’kanë tampona dhe spitale e kanë marrë më seriozisht se italianët e gjermanët,“- shtoi ai.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nikolin Zefi jeton me peshën e dy lloj ligjeve, jo vetëm ligjet e shkruara që rëndojnë mbi të gjithë, por edhe një lloj ligji tjetër, atë të kanunit. Atij i kan...
DIVJAKË– Tre të mitur nga shpëtuar nga mbytja në plazhin e Divjakës. Për shpëtimin e tyre ka ndërhyrë Policia, rojat e kullave dhe disa pushues.Të mi...
TIRANË- Mjeku urolog, Artan Koni, kritikoi autoritetet shëndetësore në vend se nuk po bëjnë sa duhet tamponë për të gjurmuar në kohë koronavirusin.I ftuar ...
TIRANË- Një makinë tip “Smart” ka marrë flakë në ecje e sipër në autostradën Tiranë-Elbasan, pasditen e sotme. Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar ap...
TIRANË– Një 80-vjeçar është plagosur në Tiranë pasi i ka shpërthyer një bombul e vogël, të cilën e mbante në shtëpi. 80-vjeçari me inic...
Përdorimi i alkoolit dhe drogës po kthehet çdo ditë si një nga shtytësit më të mëdhenj të dhunës në familje. Të moshuar që gjenden nën sulmet e fëmijëve,...
DURRËS– Me ardhjen e verës vijnë edhe pushimet, të cilat “duhet ” të kalohen pranë detit. Mirëpo e teksa pushtetarët “e djegin” nëpër resortet e shtrenjta ...
TIRANË– Ditën e djeshme, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu publikoi foton e mjekes Krisli nga brenda spitalit Infektiv, e cila po u shërbente pac...
KAPSHTICW-Për shkak të sezonit turistik në doganën e Kapshticës dhe Qafë-Thanës është shtuar fluksi i udhëtarëve në hyrje. Ndërkohë përsa i përket daljeve, nuk ...
KAVAJË– Një 70-vjeçar është gjendur i pajetë në katin e gjashtë të një pallati në qytetin e Kavajës. Mësohet se italiani, i identifikuar si Xhuzepe ...