LIVE UPDATES
Aktualitet

“Uli grilat që mos të dëgjoheshin zhurmat jashtë dhe…”/ Rrëfimi i dhimbshëm i të moshuarve: Si na rriht

25 Korrik 2020, 16:22 Nga DOSJA
“Uli grilat që mos të dëgjoheshin zhurmat jashtë

Përdorimi i alkoolit dhe drogës po kthehet çdo ditë si një nga shtytësit më të mëdhenj të dhunës në familje. Të moshuar që gjenden nën sulmet e fëmijëve, pas kërkesave të tyre ethshme për para. Gra dhe partnere që dhunohen nga njerëzit me të cilët ato kanë zgjedhur të ndajnë jetën, që janë nën efektin e alkolit ose kërkojnë të marrin drogë. Dosja që gazeta “Si” po zbardh ekskuzivisht sot tregon se si dy prindër dështuan për ta larguar djalin nga droga dhe që së paku tre vitet e fundit ata u detyruan të kthehen në denoncues kundër tij, pasi ushtronte dhunë. Jeta e dy të moshuarve nga nën frikën e dhunës, tashmë është e ndarë mes burgut ku biri I tyre F.L. ka përfunduar sërish, dhe shtëpisë, ku ata flinin me frikë prej të birit

“Djali ynë ka një javë që ka dalë nga burgu, s’po gjejmë prehje, ai prapë na dhunon….”

Dy të moshuar, me rrobat e grisura dhe shenja në fytyrë duke mbajtur njëri -tjetrin kanë nisur të tregojnë problemet me djalin e tyre, që nisi të përdor drogë në moshë të re dhe ka që refuzuar çdo përpjekje të familjes për rehabilitim. Banesa ku policia shkrepoi fotografitë e fundit, pas dhunës së ushtruar kishte ngado orendi të thyera dhe dyer të dëmtuara. Pikturat në ërw ëngonin- tregoi për gazetën “Si”, agjenti që kqyri shtëpinë pas arrestimit të F.L.

Pasi njëri nga policët i dha çiftit të të moshuarve nga një gotë ujë për t’u qetësuar, ata filluan të tregojnë për të birin. “Policia shkoi në orën 4.30 të mëngjesit në shtëpinë e tyre në kryeqytet pas një telefonate që kërkonte ndihmë”- tha një burim I gazetës “Si” pranë komisariatit numër 3. Madje edhe efektivët vetë u gjendën më pas nën sulmet e djalit të dhunshëm, teksa njëri nga prindërit kishte shenja në fytyrë ndërsa e ëma kishte dalë me shapka në rrugë

“Jemi në pension të dy, vajzën e kemi të martuar në Francë. Djali doli nga burgu në mes të muajit maj. Që kur ai doli nga burgu kemi frikë, rimë me frikë, flemë me frikë. Nuk po gjejme prehje, kemi ngelur rrugëve” –I tha policisë nëna e 30 vjeçarit, përdorues droge dhe alkoli.

“ U arrestua në shtator 2017 për dhunë ndaj nesh, kur doli ne ja hapëm derën se ështe beqar dhe është djali ynë. Pastaj u arrestua prapë dhe doli në mars 2018 dhe doli nga burgu në fund të qershorit 2019. Përsëri ai vazhdoi të njëjtat veprime dhe shkoi në burg. Ai është përdorues I drograve të forta, dhe nuk kontrollohet”- shtoi e moshuara .

Sipas dëshmisë së saj dhënë në polici dhe që gazeta “Si” e disponon së bashku me identitetin e të moshuarve, në një rast ai I ka marrë zvarrë të dy prindërit pasi e refuzuan t’I jepnin lekë për të blerë dorgë. Ngjarja e dhunëshme ndodhi në sy të mbesës së tyre të vogël 4 vjeçe.

Sulmi i fundit

Ditën e ngjarjes babai pensionist ishte shtrirë sepse nuk ndihej mirë për shkak të luhatjeve të tensionit. Nga shtëpia e tyre sapo ishte larguar autoambulanca . Në orën 3.30 të mëngjesit në shtëpi kthehet djali.

” Erdhi djali”, më tha –“ po pi kafe hëë..pastaj uli grilat që mos të dëgjoheshin zhurmat jashtë dhe ë afrua më qëllloi në kokë. Më nxorri nga krevati zvarrë. U zgjua e tmerruar mbesa dhe po qante. Ai më gjuante me këpucë në trup”. Këto detaje rrënqethëse jepen nga I ati I dhunuesit I cili me lotë në sy ka pohuar se djali vepronte kështu sa herë nuk gjente dot të holla për drogë.

E ëma u shmang dhe doli jashtë nga shtëpia me vrik. Djali iu sul pas, mori motorrin dhe e ndoqi.

“Ajo e tmerruar nga kjo skenë shkoi në komisariat, ndërsa unë kur mbeta vetëm telefonova policinë” jep detaje I moshuari , I cili sipas policisë ka shënja dhune nga goditjet e të birit.

Rasti më I fundit ështe hera e gjashtë e sulmit. “Kemi frikë prej tij, si reagon , ai thyen cdo gjë”-I thanë policisë të moshuarit.

Të moshuarit i kanë dhënë ëndësi disa herë të birit për të nisur jetën por nuk kanë ëndur ta shkëpusin atë nga droga. “Në këto kushte kërkojmë zgjidhje përfundimtare nga shteti”-thonë të moshuarit.

Pas arrestimit të 30 vjeçarit policia ka shtuar në dosje edhe kjqyrjet në sistemin Tims dhe Adams nga ku del se ai është I dënuar disa herë për dhunë në familje. Eskpertiza më e fundit nga IML nënvizon se dy pleqtë nga dhuna më e fundit kanë dëmtime të tilla të rënda që u kanë sjellë humbje të aftësisë së përkohshme për nëntë ditë. Vec akuzës së dhunës në familje I riu përdorues do akuzohet edhe për kundërshtim të policisë.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet djali dhunues djali dhunues

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet