"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Shqiptari më i fortë në Angli rrezikon burgun, si trafikoi njerëz bashkë me të vëllanë dhe ish-biznesmenin
5 Qershor 2019, 14:59Nga DOSJA
BRITANI– Shqiptari i shpallur si njeriu më i fortë në Britani tashmë po përballet me akuza të rënda. Bëhet fjalë për Jimmy Markun, që akuzohet se së bashku me të vëllanë Jetmirin dhe një tjetër shqiptar Aleks Sefolli janë marrë me kontrabandë njerëzish.
Ata dyshohet se kanë strehuar në banesat e tyre emigrantë të paligjshëm dhe se kanë blerë një anije pikërisht për ta përdorur për këtë qëllim, për trafikun e njerëzve.
‘I forti’ 44-vjeçar dhe vëllai i tij 35-vjeç mësohet të kenë blerë edhe një banesë në Londër ku strehonin emigrantë të paligjshëm midis viteve 2014-2017.
Prokurori britanik Christopher Amis mësohet të jetë shprehur se tre të akuzuarit janë pjesë e një komploti të mirëorganizuar për të trafikuar me anije 17 shqiptarë nga brigjet e Francës në Mbretërinë e Bashkuar në maj 2016, shkruan Daily Star.
Amis shton më tej se Jimmy Marku ka pranuar të ketë qenë pjesë e këtij komploti, ku gjatë aksionit të 23 majit 2016, policia britanike gjeti të fshehur në një varkë 17 emigrantë shqiptarë.
E ndërsa Sefolli akuzohet edhe për punësimin e 3 emigrantëve ilegalë në shtator 2017. Mësohet se ai ka patur një restorant dhe disa kompani ndërtimi.
Pasi falimentoi filloi të merrej me trafikun e njerëzve.
Jimmy Marku është shpallur si “Njeriu më i fortë në Britani”, në vitet 2008, 2009 dhe 2010. Më herët gjatë vitit 2011 ai është akuzuar edhe për furnizimim me drogë.
(f.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- E përditshmja gjermane, “BILD” publikoi ditën e sotme 6 përgjime të reja nga dosja “339/1”, ku përmenden emrat e 6 zyrtarëve të lartë të Partisë So...
TIRANË– Dr. Anna Kaminsky, Drejtore e Fondacionit Federal për Trajtimin e Diktaturës Komuniste në Gjermani, tregon progresin që ka bërë Shqipëria në ...
TIRANË– Ditën e sotme në Gjykatën Penale është dhënë masa e sigurisë për 42 protestuesit e arrestuar pas tubimit të së dielës. (Lexo këtu)Gjykata ka lënë t...
Gjermani- Pas publikimit të përgjimeve të gazetës gjermane Bild ka reaguar edhe gazetari Peter Tiede, i cili publikoi bisedat. Ai ka theksuar se në Shqipëri ma...
Vlorë- Në autostradën Vlorë-Levan është përfshirë nga flakët një makinë. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje. Dosja.al ka siguruar disa nga fotot e makinës...
Tiranë- Media gjermane “Bild” ka nxjerrë përgjimet mes Astrit Avdylajt dhe Ivo Doçin për votat para zgjedhjeve në qarkun e Durrësit. Në përgjim Avdyla...
TIRANË– Gjykata e Apelit Tiranë ka miratuar vendimin e Shkallës së Parë për caktimin e masës së sigurisë “garanci pasurore” për Ervis Martinajn.Vendi...
Tiranë- Pas publikimit të përgjimeve mes Astrit Avdylajn dhe Ivo Doçin, për të cilin medias gjermane e quan drejtorin e UKD-së, ka reaguar edhe ky insti...