Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Shqiptari vdiq në burg, familja e pikëlluar: S’ishte sëmurë, la pas 3 fëmijë
19 Dhjetor 2021, 13:55Nga DOSJA
TIRANË– Familja e Azbi Kabës, 47-vjeçarit që ndërroi jetë në burgun e Maqedonisë së Veriut ka mohuar se I ndjeri vuante nga tumori. Familjarët e shqiptarit hedhin akuza të forta në drejtim të autoriteteve të burgut, pasi sipas tyre nuk i kanë siguruar mjekim babait të tre fëmijëve. BalkanËeb shkruan se familjarët e 47-vjeçarit akuzojnë edhe shtetin shqiptar se nuk bëri aq sa duhej për këtë çështje. Nëna e viktimës pohon se djali i saj nuk kishte qenë kurrë i sëmurë, ndërsa kohët e fundit ishte dobësuar shumë. Ajo thotë se atij iu mohua e drejta për t’u kuruar.
“Sëmundje nuk ka pasur. Sëmundjen t’ja gjejnë ata. As një aspirinë se kishte pirë. Punonte. Shihte punën e vetë. Ia çuan direkt atë dënimin, s’e nuk e nxorën në gjyq si të tjerët. Më thanë se 3 herë është bërë operim, por s’e di. E kam parë në burg, ishte tretur. Ishte 1 kuintal njeri dhe ishte bërë…Me shqiptarë të tjerë nuk jam takuar, isha takuar vetëm më djalin. Na gënjente avokatja ne, por djalit s’i kanë kapur kurrë gjë, as drogë. Vetëm disa numra telefoni, por ata ishin numra pune, mjet pune. Për 7 vite shpresat na u shkëputën. Nuk e nxorën nga burgu. U varrofshin për këmbe. Shteti duhet të bënte më shumë. Duhet të kishin bërë punë. Njeriu lufton sa të ketë jetë. U sëmur, ta çonin në spital ose ta sillnin te ne.”, tha nëna e pikëlluar.
Ndërkohë, daja i viktimës pohoi se shqiptarët kështu trajtohen gjithmonë.
“Na kanë bërë të padrejta. Gjithnjë maqedonasin e kemi pasur hasëm. Si trajton shqiptarët njësoj,”- tha daja.
Familjarët tregojnë se lajmin e hidhur e kishin marrë vesh përmes telefonit, ku ishin njoftuar se 47-vjeçari kishte ndërruar jetë.
“Ngjarjen e morëm vesh përmes telefonit. Kishte 7 vite burg. Ishte në burg për lëndë narkotike. As një gram nuk i kapën. Ka 3 fëmijë. Nuk vuante nga asnjë sëmundje. Ministri i Drejtësisë u mundua, kërkoi që të lirohej. Ambasada shqiptare tentoi, por s’e liruan,”- tha vjehrri i viktimës.
Shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut u raportua se ka ndërruar jetë nga sëmundja ek ancerit në qeli. 47-vjeçari Azbi Kaba, ishte dënuar me 7 vite pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa prej 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer.
SERBI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës i dërguan një mesazh paralajmërues Serbisë, duke dërguar zyrtarin Paul Ahern në një “turne” në Ballkanin Perëndimor, gjat...
MILOT- Rrugët nacionale Milot-Lezhë dhe Milot-Laç ka janë bllokuar që prej orëve të para të mëngjesit. Trafiku i rënduar ka ardhur për shkak se banorët j...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Edi Ramës, që të mos vendosë polici në selinë e Partisë Demokratike. Me anë të n...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë me dije itinerarin e prostestës që pritet të mbahet nesër në Tiranë. Në një postim në Facebook, Berisha...
GREQI- Masat e reja anti-Covid në Greqi kanë hyrë në fuqi nga dita e sotme. Protothema shkruan se masat e reja janë marrë për shkak të variantit Omicron që ka d...