LIVE UPDATES
Bota

Shteti Islamik, kundërshtari më i madh i talebanëve

13 Tetor 2021, 07:16 Nga DOSJA
Shteti Islamik, kundërshtari më i madh i talebanëve

AFGANISTAN – Tani që talibanët kanë pushtetin në Afganistan, armiku i ri ka dalë në pah.  Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka rrezik që të nisë një tjetër fazë të dhunshme.

Veçse këtë herë, ish-kryengritësit, talibanët, kanë rol në krye të shtetit, pasi trupat amerikane dhe aleatët e tyre në Qeverinë afgane janë larguar, shkruan Associated Press. Talibanët u kanë premtuar Shteteve të Bashkuara se do ta mbajnë grupin ekstremist nën kontroll, gjatë bisedimeve të zhvilluara për paqe.

Sipas marrëveshjes së arritur më 2020, në mes të SHBA-së dhe talibanëve, këta të fundit kanë garantuar se Afganistani nuk do të kthehet në strehë të sigurt për grupet terroriste që kërcënojnë SHBA-në apo aleatët e saj.  Mirëpo është e paqartë nëse ata do ta mbajnë këtë premtim, për shkak të rritjes së numrit të sulmeve të IS-it, prej kur talibanët kanë marrë pushtetin më 15 gusht.

Një sulm vdekjeprurës me bombë të premten në provincën afgane Kunduz, ka lënë të vdekur 46 besimtarë brenda një xhamie të frekuentuar nga shiitët. Një tjetër sulm vdekjeprurës i IS-it është raportuar në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe provincat në veri dhe lindje të shtetit, derisa sulme të shkallës më të vogël janë duke shënjestruar luftëtarët talibanë, pothuajse në baza ditore.

“Historikisht, shumica e sulmeve të IS-it kanë shënjestruar shtetin… tani që SHBA-ja dhe prezenca ndërkombëtare janë larguar, ata duhet të sulmojnë shtetin – dhe shteti janë talibanët”, ka thënë Andrew Mines, hulumtues në Programin për Ekstremizëm në Universitetin George Washington.

Si talibanët, ashtu edhe Shteti Islamik e mbrojnë udhëheqësinë në bazë në interpretimit të tyre radikal të ligjit islamik. Mirëpo mes tyre ka dallime të mëdha ideologjike, të cilat nxisin urrejtje mes grupeve. Talibanët kanë thënë se janë duke krijuar një Shtet Islamik në Afganistan, brenda kufijve të shtetit. IS, thotë se është Shtet Islamik, një kalifat global që insiston se duhet ta ndjekin të gjithë myslimanët në botë.

Kjo gjë është përbuzëse për synimet kombëtare të talibanëve dhe ata nuk e njohin IS-in si lëvizje të pastër islamike. Për arsye të ngjashme, IS është konsideruar prej kohësh armik i ashpër i Al-Kaidës. Si ata që mbrojnë talibanët, ashtu edhe ata që mbrojnë IS-in, flasin për versione të ashpra të Ligjit të Sheriatit dhe kanë përdorur taktika si sulme vetëvrasëse me bomba.

Mirëpo në kohën sa ka vepruar në Siri dhe Irak, IS ka qenë edhe më brutal dhe ka kryer ndëshkime edhe më të rënda sesa ato të talibanëve. IS është krijuar në Afganistan më 2015 me emrin Shteti Islamik në Provincën Korasan, në kohën kur grupi e ka pasur pikun e tij, duke kontrolluar territor në Irak dhe Siri.

Sa i rrezikshëm është Shteti Islamik i Afganistanit? Atëbotë në këtë grup janë anëtarësuar militantë afganë dhe pakistanezë, përfshirë edhe një valë të dezertuesve talibanë. Fillimisht ky grup ka gjetur mbështetje në mesin e lëvizjes së vogël salafiste në provincat afgane, Kunar dhe Nangarhar. Pjesëtarët e lëvizjes salafite janë margjinalizuar vazhdimisht nga talibanët, mirëpo duke u lidhur me IS-in, ata kanë gjetur rrugë për të krijuar forcë ushtarake.

Mirëpo ndëshkimet e ashpra të IS-it kanë shtyrë disa klerikë salafistë që të shprehin kundërshtimet e tyre. Pas shfaqjes në publik, talibanët janë dëmtuar rëndë nga sulmet ushtarake të talibanëve dhe sulmeve ajrore të Shteteve të Bashkuara, ndonëse vitin e kaluar grupi është kthyer sërish në publik. Talibanët hedhin poshtë kapacitetet e IS-it dhe e shohin si grup periferik.

“Ai nuk ka rrënjë këtu”, ka thënë figura me ndikim e talibanëve, Sheikh Abdul-Hameed Hamasi për Associated Press.

Megjithatë, potenciali i kërcënimeve nga IS-i është i pamohueshëm. Dy bomba vdekjeprurëse kanë goditur Kabulin, duke përfshirë një jashtë aeroportit, ndërkohë që forcat perëndimore kryenin evakuime para përfundimit të misionit në Afganistan. Si pasojë e sulmit kanë mbetur të vdekur 169 afganë dhe 13 ushtarë amerikanë. Mirëpo shkalla e sulmeve të vogla është në rritje.

“Intensiteti i sulmeve tregon për kapacitetin dhe shkallën e shtrirjes në shtet, gjë që ka zënë talibanët në befasi”, ka thënë Ibraheem Bahiss, këshilltar në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

Sipas tij, IS nuk është “kërcënim afatshkurtër”. Mund të kalojë kohë derisa Shteti Islamik të ketë kapacitet për të kontrolluar sërish territor. Qëllimi i tij aktual është që të destabilizojë talibanët dhe të dëmtojë imazhin e grupit si ruajtës të sigurisë.

Talibanët po sulmohen me taktikat e tyre Deri më tani, strategjia e tij është e vogël, por me metoda. Grupi është duke u shtrirë në fise dhe grupe tjera me qëllim të rekrutimit, ndërkohë që kryen vrasje dhe sulme tjera kundër personelit të talibanëve.

“Në tërësi, kjo është një metodë e kryengritjes për të cilën nuk janë të gatshëm talibanët”, ka thënë Mines.

Bill Roggio nga revista Long War, ka ofruar qasje tjerër, duke thënë se beson që talibanët mund të çrrënjosin IS-in, edhe pa sulme ajrore të SHBA-së, që gati kanë eliminuar këtë grup. Roggio ka thënë se talibanët kanë treguar se kanë kapacitet për të çrrënjosur disa qeliza të IS-it, duke përdorur rrjete lokale për mbledhje të inteligjencës. Ai ka thënë se IS – për dallim nga talibanët gjatë kryengritjes së tyre – nuk ka qasje në strehat e sigurta në Pakistan dhe Iran.

E ardhmja e IS-it në Afganistan do të varet nga aftësia e tij për të rekrutuar më shumë anëtarë dhe për të fituar përkrahjen e një pjese të madhe të popullsisë. Prej nisjes së kryengritjes, ky grup ka tentuar të rekrutojë pjesëtarë të talibanëve. Më 2015, një ish-komandant i talibanëve, Abdul Rauf Khadim, është emëruar zëvëndës i IS-it në Afganistan dhe raportohet se u ka ofruar stimuj financiarë edhe luftëtarëve tjerë talibanë që t’i bashkohen grupit. Më 2020, kur IS-i është rishfaqur në Afganistan, ai është paraqitur me një udhëheqës të ri nën Rrjetin Haqqani, që aktualisht është degë e talibanëve.

Pjesëtarët e linjës së ashpër të talibanëve tani edhe mund t’i bashkohen IS-it, pasi udhëheqësia e talibanëve, tani në pushtet, duhet të bëjë kompromisë si brenda, ashtu edhe jashtë shtetit. Talibanët janë zotuar për një qeveri më gjithëpërfshirëse, ndonëse një administratë e përkohshme është krijuar vetëm nga pjesëtarë të talibanëve. Sa më shumë që talibanët bashkëpunojnë me shtetet ndërkombëtare, aq më shumë luftojnë imazhin e rezistencës së luftëtarëve muxhahedinë.

“Ky është një identitet kyç që talibanët do ta humbasin”, ka thënë Mines.

Trajtimi i pakicave

Teksa talibanët barten nga kryengritja në qeverisje, një test i rëndësishëm do të jetë nëse ata do të mbrojnë grupet minoritare që luftëtarët talibanë dikur i kanë tiranizuar, siç janë hazaratë shiitë. Pakica Hazara është përballur me disa fushata të persekutimit dhe zhvendosjes gjatë historisë së Afganistanit. Kur talibanët kanë qenë për herë të parë në pushtet në vitet 1990, ata kanë kryer masakra kundër këtij komuniteti, dhe në disa raste edhe si hakmarrje për masakrat ndaj pashtunëve etnikë. IS-i ka shënjestruar komunitetin Hazara sepse përbëhet kryesisht nga myslimanët shiitë, duke vrarë qindra persona nëpër sulme brutale, që kanë ndodhur nëpër xhami.

Grupi militant i quan sulmet kundër këtij komuniteti si luftë ndaj heretikëve.Sulmi i së premtes në xhaminë në Kunduz ka qenë mundësi për talibanët që të projektojnë një imazh të ri si fuqi shtetërore. Talibanët kanë vepruar shpejt, pasi forcat speciale kanë dalë në vendin e ngjarjes, hetimet kanë nisur dhe shefi i policisë së provincës ka bërë premtime për të mbrojtur “vëllezërit” nga radhët e minoriteteve.

Marrë nga REL

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota shteti islamik talibanët talibanet pushtojne afganistanin terroristet e isis shteti islamik talibanët talibanet pushtojne afganistanin terroristet e isis

Sondazh

Poll
Bota 13 Tetor 2021, 06:06

Bie mbështetja e publikut për Presidentin Biden

Amerikanët po shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj Presidentit Joe Biden, pothuajse nëntë muaj pasi ai mori detyrën.Në një seri anketimesh të bëra javën e kaluar n...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet