LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtimi i rasteve me COVID-19, Skënder Brataj: Ka ardhur koha të ngremë zërin kur shikojmë persona pa maska në ambiente të

25 Qershor 2020, 18:07 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve me COVID-19, Skënder Brataj: Ka ardhur koha të

TIRANË- Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka reaguar sot lidhur me situatën e COVID-19 në Shqipëri. Në një reagim në mediat sociale, Brataj shkruan se nga statistikat është vënë re jo vetëm shtimi i rasteve të reja në përgjithësi për shkak të koronavirusit, pro edhe prekja e moshave të reja.

Më tej kreu i urgjencës shprehet se është domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura. “Ndofta është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa mask. Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza”, shkruan Brataj.

NJOFTIMI I PLOTË

Në këtë fluks lajmesh dhe informacioni gjithsecili prej nesh mundohet të marri atë që i afrohet gjykimit të tij personal. Ne nxjerrim konkluzione në bazë të besueshmërisë që kemi në persona të identifikuar të besuar. Megjithatë në çdo moment ka persona, grupime apo protagonizëm nga shumë njerëz që i shtyjnë këto lajme drejt përhapjes së tyre për një qëllim të caktuar, për interpretim personal ose forcë zakoni. Seleksionimi i këtyre lajmeve bëhet nga secili prej nesh deri në momentin që nuk na prek personalisht. Nga momenti që jemi të prekur kërkojmë me fanatizëm të vërtetën, kërkojmë ndihmë, kërkojmë qetësi dhe siguri. Jetojmë në një moment të vështirë të pandemisë. Sot nuk dua të hyjë në shifra apo përqindje thjesht të ndajë shqetësimin me ju. Pa hyrë në analiza apo polemika, pa gjetur fajtorë siç e kemi zakon në Shqipëri, pa gjykuar doja të thoja se po vërehen tre dukuri në sfidën ndaj Sars-Cov2 që shkakton sëmundjen e COVID-19. Shtimi i rasteve në përgjithësi, shtimi i të sëmurëve, dhe prekja e moshave të reja deri dje ishin të pa prekura.

Ajo që më shqetëson më shumë është rritja e numrit të pacientëve si në banesë po ashtu edhe në spital. Kalimi i infeksionit nga vatra të kontrolluara në transmetim komunitar. Në këtë fazë të pandemisë a mund të bëjmë ne diçka më shumë për të parandaluar apo për të përmirësuar situatën e këtij infeksioni? PO A kemi nevojë për masa drastike izolimi? JO Kush është mënyra më e mirë për të vepruar në këtë moment? RESPEKTIMI I RREGULLAVE. Pa tjetër që varet nga ne, thjesht të respektojmë disa rregulla të thjeshta. Domosdoshmëri është përdorimi i maskave në ambiente të mbyllura, ndofta është momenti që të ngrejmë zërin kur shikojmë persona të tjerë brenda këtyre ambienteve pa mask. Ruajtja e distancës 1,5-2 metra në këto ambiente. Dezinfektimi i duarve në hyrje të çdo ambienti të mbyllur pa përdorur doreza. Karantinim dhe distancim fizik për të gjithë ata që rezultojnë të infektuar. Nëse ke pasur kontakt me persona të infektuar dhe shfaqen shenja e simptoma konsideroje veten si të infektuar. Mos përdor mask në ambient të hapur nëse nuk je prekur nga infeksioni. Mos përdor doreza në ambient të hapur.

Ky reagim vjen në një kohë kur sot janë konfirmuar dhe 78 raste të reja me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e zgjerimit të hartës të së prekurve në vend. Numrin më të lartë të të infektuarve e mban Shkodra, ndërsa më pas renditet Kruja dhe Tirana. Deri më tani 76 pacientë janë shtruar tek Infektivi, ndërsa 2 janë intubuar

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paralajmerimi i skënder brataj skender brataj koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 paralajmerimi i skënder brataj skender brataj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet