All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Shtimi i rasteve të reja/ Qeveria e Kosovës miraton masa të reja kundër Covid-19

1 Korrik 2020, 12:09 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve të reja/ Qeveria e Kosovës miraton masa të reja
All - Paragraf - 1

PRISHTINË– Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prezantoi disa nga masat e reja, duke paralajmëruar se nëse ato nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze që rekomandohen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Megjithatë, ministri Zemaj, nuk elaboroi se për çfarë masash rigoroze bëhet fjalë.

Ndërkaq, kryeministri Avdullah Hoti, ditë më parë kishte paralajmëruar rikthimin e masave të izolimit, nëse vazhdon trendi i rritjes së rasteve të reja me Covid-19.

Sipas vendimit të marrë gjatë mbledhjes së qeverisë, administrata duhet të reduktojë numrin e punonjësve, duke bërë që nga zyret të punojë vetëm stafi esencial.

Mbajtja e maskave, distanca fizike dhe higjiena personale janë obligative, si në institucionet shtetërore, ashtu dhe në bizneset private, njoftoi ministri Zemaj, duke shtuar se inspektoratet sanitare dhe ato komunale, duhet të mbikëqyrin respektimin e masave.

Po ashtu, me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 50 personave në ambiente të hapura dhe të mbyllura dhe po ashtu në ceremonitë mortore duhet të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjarë.

Këto janë edhe disa masa tjera te miratuara sot nga qeveria kundër Covid-19:

1.Reduktimi i punonjësve në administratë vetëm në staf esencial dhe angazhimi i tyre me punë nga shtëpia. Përgjysmimi i personave në secilën zyrë në përputhje me manualin.

2.Të mbyllen zyret apo njësitë në të gjitha institucionet publike dhe bizneset private ku ka raste pozitive.

3.Për personat që kanë pasur kontakt personi që tashmë është i konfirmuar me Covid-19 zbatohen protokollet në fuqi.

4.Kontaktet duhet të vetizolohen për 14 ditë në shtëpi dhe nuk duhen të kenë asnjë kontakt gjatë kësaj periudhe.

5.Kontaktet këshillohen për monitorim të shëndetit për 14 ditë pas datës së fundit të ekspozimit dhe do të kërkojnë kujdes të menjëhershëm shëndetësor nëse shfaqin ndonjë simptomë: ethe, temperaturë, kollitje, vështirësi në frymëmarrje ose diarre.

6.Të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbikëqyren nga shtabet komunale, inspektorati, QKMF-të dhe organet e rendit.

7.Në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse e rekomanduara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK).

8.Në mënyrë strike të respektohet distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në ambiente të mbyllura.

9.Inspektoret sanitare të AVUK-ut dhe inspektoratet komunale të zbatojnë Ligjin për inspektorate dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe të merren masa në rast të moszbatimit eventual të rekomandimeve të IKSHPK.

10.Punëtorët shëndetësorë t’i përmbahen rekomandimeve të Institutit në përdorimin e masave mbrojtëse, duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, pacientëve dhetë gjithë qytetarëve të vendit

11.Bartja e maskave të jetë obligative. Punonjësit, ashtu edhe palët të mbajnë maskë, të respektohet distanca prej 2 metrash në pritje në radhë, me mundësi të pritjes në ambient të jashtëm sipas manualit për luftimin e Covid-19.

12.Kontroll rigoroz i mbartjes së maskave në hyrje të çdo institucioni.

13.Bartje e obliguar e maskës në transportin publik, taksive, si të punonjësve ashtu edhe të udhëtarëve.

14.Të respektohet distanca, ajrosja natyrale, hapja e dritareve dhe dezinfektimi i automjeteve së paku dy herë në ditë.

15.Ndërprerja e aktiviteteve në sektorin e institucioneve përkatëse të listuar sipas gjurmimit aktiv epidemiologjike.

16.Bartja e obligueshme e maskave nga policët.

17.Ndalimi i vizitave të familjarëve të pacientëve në institucionet shëndetësore. Lejohet vetëm një person sipas nevojës.

18.Reduktimi i operacioneve efektive në institucioneve shëndetësore.

19.Ndalohet grumbullimi në hapësira të mbyllura dhe të hapura për më shumë se 50 persona.

20.Në veçanti, veprimtaritë tregtare, marketet, furrat, barnatoret dhe gastronomia, janë të obliguar të bartin maska dhe qasje të lehtë dhe të vazhdueshme në përdorimin e dezinfektuesve.

21.Ceremonitë mortore të organizohet vetëm nga rrethi i ngushtë familjarë.

22.Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK do të përcjellin gjendjen dhe nëse rëndohet situata atëherë do të kërkohet rikthimin i masave rigoroze të rekomanduara sipas OBSH-së.

Sipas të dhënave të fundit, 2,878 është numri i përgjithshëm i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë. Prej tyre, 51 kanë vdekur dhe 1,577 pacientë janë shëruar.

Marrë nga REL

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove masa të reja kundër covid-19 koronavirusi ne kosove masa të reja kundër covid-19

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet