LIVE UPDATES
Ekonomi

Shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, eskpertët: Baza kryesore është Durrësi

14 Korrik 2021, 05:21 Nga DOSJA
Shtohet vjedhja e energjisë nga prodhimi i kriptovalutave, eskpertët:

Në fund të muajit qershor, Policia e Shtetit njoftoi se në një operacion të zhvilluar në qarkun e Fierit procedoi disa shtetas që në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë kryer veprime me qëllim ngritjen e një strukture për prodhimin e kriptovalutave, me akuzat për “Mashtrim kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Në fakt, ligji në Shqipëri nuk e ndalon prodhimin e kriptovalutave. Drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) e kanë bërë të qartë se ligji i vitit 2020 “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë” rregullon vetëm subjektet që ofrojnë shërbime të lidhura me tregtimin e kriptovalutave, por jo prodhimin e tyre (mining). Megjithëse prodhimi në vetvete nuk përbën krim, aktivitetet e lidhura me të, siç mund të jenë kontrabanda e pajisjeve, evazioni fiskal dhe sidomos vjedhja e energjisë elektrike po marrin përmasa të mëdha dhe sipas ekspertëve të fushës rastet e zbuluara deri tani janë vetëm maja e ajsbergut.

Sipas ekspertëve të teknologjisë së informacionit që kontaktohen shpesh nga individë apo grupe që kanë qëllime të tilla, mendohet se baza kryesore ku bëhet prodhimi i kriptovalutave nëpërmjet vjedhjes së energjisë elektrike është qarku i Durrësit. Grupet që ushtrojnë këtë aktivitet në përgjithësi shfrytëzojnë lidhjet dhe ryshfetet tek individë me pushtet në zonat përkatëse, ndonjëherë edhe punonjës apo drejtues të Furnizuesit të Shërbimit Universal të energjisë elektrike.

Besmir Semanaj, inxhinier elektronik dhe ekspert i sigurisë së informacionit thotë se aktualisht në Shqipëri janë të lidhura disa mijëra pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

“Në Shqipëri prodhimi i kriptovalutave nuk do të ishte një aktivitet i leverdisshëm, sepse energjia që konsumon prodhimi ka një kosto shumë të lartë. Në Shqipëri sot ka shumë persona që bëjnë mining të kriptovalutave, por fatkeqësisht pjesa më e madhe e tyre nuk e paguajnë energjinë elektrike dhe e marrin atë në mënyrë të jashtëligjshme. Ka njerëz, madje edhe kompani që njoh, të cilët, duke përdorur njohjet e tyre, marrin energji elektrike nga sistemi i shpërndarjes pa e paguar,” thotë z.Semanaj.

Sipas tij, mbështetur në informacionet mbi numrin e madh të subjekteve që po angazhohen gjithnjë e më shumë në prodhimin e kriptovalutave, humbjet në rrjet mund të rriten shumë në vitet e ardhshme.

Sipas të dhënave nga Instat, për tremujorin e parë 2021 humbjet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike arritën në 23.6% të totalit të energjisë së konsumuar, nga rreth 19.2% që kishte qenë ky tregues për vitin 2020. Në veçanti, humbjet joteknike arritën në 8.3%, nga 6.9% që kishin qenë vitin e kaluar. Në mungesë të analizave lidhur me rritjen e nivelit të humbjeve në rrjet, mund të hipotizohet se prodhimi i kriptovalutave mund të jetë bërë një faktor.

Përdorimi i energjisë elektrike për të prodhuar kriptovaluta është bërë sot një shqetësim i madh ekonomik dhe mjedisor, sepse energjia e përdorur për t’i prodhuar ato sot është më e madhe se sasia e energjisë që mund të konsumojnë shtete të veçanta të botës. Sipas një studimi nga Qendra e Kembrixh për Financën Alternative, Bitcoin konsumon rreth 110 teravat energji në vit. Kjo sasi është e barabartë me rreth 0.55% të prodhimit global vjetor është e barabartë me gjithë konsumin energjetik të shteteve si Suedia apo Malajzia. Nëse konsumi i Bitcoin do të futej në renditjen e energjisë së konsumuar nga shtetet, ai do të renditje në vendin e 29-të, nga 196 vende të botës.

MONITOR

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

ekonomi ekonomi kriptovalutat kriptovalutat

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit