LIVE UPDATES
Aktualitet

Shtyhet ardhja e afganëve në Shqipëri, VOA: Avioni me 350 persona ulet nesër në Rinas, janë kryesisht gra

17 Gusht 2021, 13:59 Nga DOSJA
Shtyhet ardhja e afganëve në Shqipëri, VOA: Avioni me 350 persona

TIRANË– Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Shqipëri. Fillimisht ishte planifkuar që mbërritja të ishte sot në mbrëmje, por ky variant u anullua, për shkak të zhvillimeve kaotike në Kabul, të cilat kushtëzojnë ndryshime të planeve nga ora në orë.

Bëhet fjalë për afro 300 deri 350 persona, kryesisht gra, aktiviste të shoqërisë civile në Afganistan. Avioni që do t’i sjellë, është parashikuar të ulet në pjesën ushtarake të aeroportit në Rinas, ku tanimë janë ngritur dhe disa tenda. Në to, do të jetë ndalesa e parë, ku qytetrët afganë, do t’i nënshtrohen dhe verifikimeve mjekësore, për të parë nëse ndokush ka nevojë për trajtim të specializuar.

Grupi i afganëve me gjasë do të strehohet për një periudhë të shkurtër në disa struktura në Durrës dhe në Tiranë, ndërsa më pas autoritetet parashikojnë që të gjejnë një vendndodhje të re. Për momentin, janë identifikuar disa hotele në Durrës dhe disa prej godinave të rikonstruktuara të qytetit Studenti në Tiranë, me nje kapacitet total për dy mijë persona.

Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur dy ditë më parë se qeveria e tij i ishte përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të pritur qytetarë afganë jetë e të cilëve kërcënohet nga talebanët që kanë marrë kontrollin e Afganistanit.

Ndërsa autoritetet shqiptare janë në pritje të grupit të parë, ambasadorja amerikane Yuri Kim pati sot një takim me ministren e Jshtme Olta Xhaçka, e ngarkuar me koordinimin e të gjithë procesit të pritjes dhe strehimit të qytetarëve afganë. “Patëm një takim të frytshëm mbi situatën shumë sfiduese në Afganistan. Menduam se do të ishte një ide e mirë që të koordinoheshim ngushtësisht”, deklaroi ambasadorja Kim në përfundim të takimit.

Qeveria shqiptare është shprehur se është e gatshme të presë disa qindra afganë. Por zyrtarisht nuk është dhënë asgjë përfundimtare. “Ende nuk kemi një numër të saktë. Ndryshon me shpejtësi”, deklaroi ambasadorja Kim, duke saktësuar se “ajo që mund të them është se njerëzit do të vijnë këtu përkohësisht, me idenë se do të vendosen përfundimisht në Shtetet e Bashkuara. Disa njerëz po zhvendosen direkt në Shtetet e Bashkuara dhe kjo, në njëfarë mënyre, është çështje procesi. Tashmë kemi disa mijëra në Shtetet e Bashkuara, unë ende nuk i di kalendarin apo shifrat, ne ende nuk i dimë kalendarin dhe numrat, por jam e sigurtë se detajet do të jenë më të qarta gjatë ditëve në vazhdim”.

Zonja Kim shfrytëzoi rastin për të falenderuar edhe një herë Shqipërinë për vendimin e saj. “Ne jemi prekur thellë nga veprimi i popullit shqiptar, nga vendimi për t’u ofruar strehim përkohësisht njerëzve në nevojë të madhe. Jemi prekur se si populli shqiptar është i ndërgjegjshëm se edhe ata dikur kanë qenë në vendin e atyre, në vendin e atyre në nevojë për strehim. Por sërish, edhe duke kujtuar trashëgiminë krenare të Shqipërisë si komb, si popull, që strehon të huajt, pavarësisht besimit, racës apo çdo karakteristike tjetër të tyre. Kam folur për këtë, mendoj se edhe të huaj të tjerë kanë folur për konceptin dhe traditën shqiptare të Besës, diçka që bota duhet ta njohë dhe diçka për të cilën të gjithë ne duhet t’i jemi mirënjohës popullit shqiptar”, u shpreh ambasadorja amerikane.

Marrë nga VOA

(f.M/DOSJA.AL)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet evakuimi i afganëve ne shqiperi evakuimi i afganëve ne shqiperi

Sondazh

Poll
Aktualitet 17 Gusht 2021, 13:02

LEZHË– Denoncimin për të shtënat me armë zjarri që u regjistruan mesditën e sotme në Lezhë, e ka bërë vetë drejtuesi i makinës, 34-vjeçari me ...

Aktualitet 17 Gusht 2021, 11:25

SHKODËR-Ditën e djeshme u arrestua nga policia Kastriot Guraj. 44-vjeçari u kap nga policia në Shkodër duke transportuar lëndë narkotike. Policia ki...

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen