LIVE UPDATES
Bota

Shtypi gjerman pas dorëheqjes së Hashim Thaçit

6 Nëntor 2020, 10:51 Nga DOSJA
Shtypi gjerman pas dorëheqjes së Hashim Thaçit

Në një analizë të gazetës gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung të premten (06.11.) theksohet se megjithëse, zgjati me dekada, Hashim Thaçi, që deri të enjten ishte president i Kosovës vërtet duhet të përgjigjet për krime lufte para drejtësisë. “Ky është një lajm  i mirë, edhe pse sigurisht për Thaçin vlen prezumimi i pafajësisë si për këdo të akuzuar tjetër.” FAZ e përshëndet hetimin e rolit të UÇK-së në vitet 90-të. “Megjithë qartësinë për rolet e ndara në vitet 90-të – Serbia ishte agresori që shtypte shqiptarët e Kosovës- ishte e shqetësuese që krimet e rebelëve të UÇK-së, që padyshim ka pasur, mbetën për një kohë kaq të gjatë pa u ndëshkuar. FAZ vlerëson se Thaçi u tregua kooperativ, nuk e shau gjykatën. “Nga Beogradi jemi mësuar me një sjellje tjetër të të akuzuarve.”

Edhe gazeta gjermane “Süddeusche Zeitung” i kushton vëmendje dorëheqjes së Hashim Thaçit dhe largimit të tij në Hagë. “Tanimë Hashim Thaçin që në luftë vepronte me pseudonomin “Gjarpri” e kap e shkuara e tij. Një Gjykatë Speciale me seli në Hagë konfirmoi akuzën kundër tij për krime lufte. E ditur ajo u bë që në qershor. Atëherë Thaçi premtoi, se do të dorëzojë postin, nëse gjykata e konfirmon akuzën. Të enjten 52 vjeçari u dorëhoq si kreu i shtetit, pasdite me një avion të posaçëm ai u dërgua nga Prishtina në Hagë. […]Thaçi ka luajtur gjithmonë një lojë të dyfishtë: Hapur ai mbështeste punën e drejtësisë, në prapaskenë ai përpiqej me ndihmën e parlamentit të zhbënte Gjykatën Speciale. Dëshimtarë të mundur ai i qetësonte me poste apo nderime. Nga perëndimi ai u mor me të mirë për një kohë të gjatë. Thaçi në vitet e shkuara si një partner i besueshëm donte të bëhej i pazëvendësueshëm”, shkruan gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”.

Kurse gazeta gjermane “tageszeitung” nënvizon se, pas konfirmimit të aktakuzës, presidenti Thaçi largohet nga posti. “Thaçi ka theksuar deri më tani pafajësinë e tij. Nuk ka asnjë provë, që ai e ka shkelur ligjin, tha ai. Edhe këshilltari i tij, Ardian Arifaj tregohet optimist. ‘Në rastin e akuzave për tregti me organet pas fajësimeve të juristit zviceran dhe raportuesit për Këshillin e Europës, Dick Marty në vitin 2010 ka pasur hetime intensive të institucioneve ndërkombëtare. Të gjithë nuk mund të gjenin asnjë provë për fajësimet’, tha ai të enjten për taz.”

Ndërsa gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqjen” nënvizon se lufta e Hashim Thaçit kundër Gjykatës së Posaçme zgjati më shumë se 5 vjet. Qëllimin e tij për t’i shpëtuar një procesi gyjqësor mbi rolin e tij në luftën për pavarësi të Kosovës, presidenti i shtetit më të ri të Europës nuk e arriti.”

Në një analizë tjetër po të së premtes me titullin “Rënia e madhe”, gazeta “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruan, se 12 vite pasi Hashim Thaçi shpalli me ceremoni pavarësinë e Kosovës, ai do të përgjigjet për krime lufte para gjykatës. “Vërtet që u akuzuan dhe dënuan oficerë serbë dhe autorë të tjerë për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës në vitet 90-të, por veprat kriminale të UÇK-së, megjithëse në një masë më të vogël, se ato të agresorëve serbë, mbetën për një kohë të gjatë të pandëshkuara. Arsyeja kryesore për këtë: Në Kosovë sundon një klimë e frikës. Rebelët e djeshëm pas fundit të luftës në Kosovë dhe dëbimit të shtetit serb në vitin 1999 krijuan partitë e veta dhe ishin kështu edhe në kohën e paqes njerëz të fuqishëm. Gati askush nuk guxonte të bënte pohime kundër veteranëve të UÇK-së. E kush i hyri këtij rreziku ai e kishte punën keq. Aksidente automobilistike të pashpjegueshme me fund vdekjeprurës, ‘vetëvrasje’ dhe sulme në prita mund të ishin pasoja. Carla del Ponte dhe ekipi i saj ndeshën në Kosovë me një mur të heshtjes.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci kosova ne hage hashim thaci kosova ne hage

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet