LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Si i mblodhi Zogu armët në vitin 1922, e fiksuar në një foto të Kel Marubit

3 Tetor 2020, 08:04 Nga DOSJA
Si i mblodhi Zogu armët në vitin 1922, e fiksuar në një foto

Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës – fotoja ikonike e Kel Marubit në vitin 1922, e zbërthyer nga studiuesi Qerim Vrioni. Situata kaotike në Shqipërinë e para mbrëtërisë, planet e qeverisë së Xhaferr Ypit për grumbullimin e armëve, personazhet përfaqësuese të fotografisë dhe kompozimi artistik i një fotoje qe spjegon një proces të tërë

Fotoja paraqet një episod nga procesi i dorëzimit të armeve që ishin në duart e populsisë civile, parë nga syri i fotografit shkodran Kel Marubi. Jemi në vitin 1922. Qeveria e Xhaferr Ypit me ministër të brendshëm Ahmet Zogun dhe të Jashtëm Fan Nolin, kishte miratuar ligjin e grumbullimit të armëve. Ahmet Zogu u caktua të drejtontë operacionin, dhe komandat e xhandarmërive ishin përgjegjese.

Sipas studiuesit Qerim Vrioni, i cili jep përshkrime shumë të detajuara mbi realizimin, personazhet dhe situatën  në të cilën është realizuar kjo foto, Ahmet Zogu e mori shumë seriozisht detyren e ngarkuar për drejtimin e operacionit. Ai u dergoi letra personale të gjithe krerëve të fiseve, bajraktarëve, familjeve të mëdha duke u kërkuar ndihmë në procesin e çarmatimit.

Fotografia pasqyron një çast nga dorëzimi i armëve nga ana e popullsise civile, përfaqësuesve të shtetit. Ajo na sjell pikën kulmore të përplasjes ndërmjet kanunit dhe ligjit, traditës dhe qytetërimit, bashkësisë së fiseve dhe shtetit të organizuar.

Studiuesi i njohur e rititullon këtë foto “Dorëzimi i Armëve”.

Fotoja u zgjodh ndër fotot më të mira në botë nga shtëpia botuese londineze “Phaidon”, e cila në vitin 2000 riprodhoi në një album 500 foto të zgjedhura nga 59 vënde të botës.

Dy personazhet kryesore të fotografisë janë kapiteni Mark Raka, oficeri i fiksuar ulur në qendër të fotos, që merr armën, dhe barajktari i Shalës, i cili në vitin 1922 ishte Lush Prela, plaku me veshje malësori që dorëzon armën, pinjoll i një familjeje me emër dhe me kontribute në lëvizjen atdhetare në veri të vendit, nipi i Mark Lulës, përfaqësues i Shalës së Dukagjinit në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, i shquar në luftrat për pavarësinë e vendit Prela u vra nga shërbimet sekrete serbe në tokat shqiptare në Malin e Zi, në vjeshtën e vitit 1925, bashkë me dy djemtë e tij.

Kapiteni Mark Raka, i formuar si ushtarak në Austri dhe Itali, pjesëmarrës në Revolucion Demokratik të Qershorit, u eleminua nga qarqet shoviniste antishqiptare në kryeqytetin e Malit të Zi, në vitin 1926. Më 1993 Kuvendi i Shqipërisë e dekoroi (pas vdekjes) me “Urdhërin për veprimtarinë patriotike” të klasit të parë.

Në foto përfshihen edhe personazhe të tjerë Gaspër Pali (i pari majtas), Serafin Mazreku (i dyti majtas) , i martuar me motrën e Luigj Gurakuqit dhe baba i Anton Mazrekut, Mul Deliu (nga e djathta në këmbë), Gjysh Deda ( i dyti nga e djathta në këmbë), Gaspër Mosi (i pari djathtas ulur) dhe Kol Çamuku (i pari djathtas në këmbë).

Të gjithë këta personazhe, që kanë jetuar në realitetin e Shqipërisë së asaj kohe, të njohur në Shkodër dhe në krahinën e Shalës, por edhe më gjerë, përbëjnë skenën e fotos së Kel Marubit “Dorëzimi i Armëve”.

“Fotografia ‘Kapiteni Mark Raka dhe Bajraktari i Shalës’ nuk është e aty-për-atyshme. Fotografi e ka kuadruar mirë e bukur gjithçka do fiksonte në pllakë xhami. Kështu që në foton e stampuar ka fare pak sipërfaqe parazitare. Ajo është e studiuar dhe e kompozuar si një çast nga skena e teatrit ku zhvillohet një dramë, e po ashtu na kujton edhe bocetet e piktorëve të filmave kinematografikë që përmbledh në një pamje të vetme dramacitetin e një akti të tërë, duke shpalosur kështu aftësitë e mjeshtrit fotograf si një regjizor dhe skenograf” – thotë studiuesi Qerim Vrioni.

Përpunuar me ngjyra nga Suad Barbullushi për Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur kel marubi mbledhja e armëve nga zogu më 1922 qerim vironi kel marubi mbledhja e armëve nga zogu më 1922 qerim vironi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet