"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
Si ka mundësi që njerëzit që flejnë bashkë, njëri i infektohet dhe tjetri jo? Mjeku imunolog: Përgjigjia imunitare ndaj
18 Nëntor 2020, 18:49Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku imunolog Genc Sulçebe ka rrëfyer se si ekziston mundësia që njerëzit mund të jetojnë dhe flejnë bashkë, por dikush sëmuret rëndë me Covid-19 dhe tjetri nuk ka asnjë simptomë. I ftuar në emisionin ‘Rudina”, ai është shprehur se përgjigjia imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri. Po ashtu ai është shprehur se çdo njeri mund të reagojë ndryshe nga virusi duke shtuar se nëse një person sëmuret më shumë dhe tjetri jo, sipas tij ka të bëjë dhe doza e virusit.
Pjesë nga Intervista:
Rudina Magjistari: Si ka mundësi që njerëzit jetojnë dhe flenë bashkë dhe njëri infektohet dhe tjetri jo?
Genc Sulçebe: Duhet të kemi parasysh se përgjigjia imunitare ndaj një virusi është gjenetike dhe i ndryshëm nga njëri tek tjetri, është e përcaktuar gjenetikisht. Të gjithë ne reagojmë në mënyra të ndryshme ndaj këtij virusi dhe është e pranueshme që një njeri mund të reagojë shumë fort ndaj një virus dhe tjetri shumë lehtë ose fare. Ka të bëjë dhe doza e virusit. Duke mbajtur maskën në mënyrë të vazhdueshme, ne pakësojmë në këtë mënyrë edhe sasinë e virusit që marrim. Nëse marrim një sasi të vogël virusi atëhere edhe sëmundja kalon më lehtë, po morëm një sasi të madhe virusi atëhere sëmundja kalon më rëndë. Personat obezë apo ata me probleme diabetike dhe në përgjithësi ata me një masë të vogël muskulare e kalojnë më rëndë sesa ata që janë me një gjendje të mirë fizike. Është një sëmundje që është në progresion të drejtë me moshën, sa më e avancuar të jetë mosha, aq më e shprehur dhe më e fortë do jetë sëmundja, pra është një gjë që nuk është parë tek infeksionet e tjera.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Prokurorja e Përmetit, Silvana Pani dështoi sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të paraqiste prova për të dëshmuar pasurinë dhe në mjaft raste i solli a...
TIRANË- Këshilli i Ministrave, në mbledhjen e ditës së sotme ka miratuar vendimin për dhënien e pagës 4 mijë lekë të reja për naftëtarët në Ballsh, për nj...
TIRANË– Me rritjen e rasteve të infektuara dhe të viktimave, paniku që ka pushuar qytetarët për pandeminë e koronavirusit duket se ka kapur majat. Pr...
DURRËS– Gjykata e Apelit në Durrës ka dënuar me 6 vite burg italianin Giovanni Di Casimo, i cili kërkohet nga prokuroria e Barit si drejtuesi i një grupi k...
ITALI- Lena Dodaj është nëna e Maringleno Dodaj, një punëtor shqiptar, i cili ndërroi jetë në punë pasi ra nga çatia e një kompanie në Narnie Scalo, më 1...
TIRANË- Policia e Tiranës nuk do të japë leje për asnjë tubim apo aktivitet politik ose festiv. Edhe pse jemi në fushatë zgjedhore dhe të gjitha partitë po...
TIRANË– Modelja Françeska Jaçe duket se nuk i ka pritur mirë lajmet e bëra për të, pas aksidentit me makinë që pësoi pak ditë më parë. Duke ...
Aktualitet18 Nëntor 2020, 15:18
BERAT– 14 raste të reja me koronavirus janë regjistruar ditën e sotme në Berat.Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 4 raste me koronavirus janë regjistruar vetë...