LIVE UPDATES
Aktualitet

Si në filmat e Hollywood, arrestohet “gruaja e pokerit” në Tiranë: Klientët luajnë për qejf dhe jo për para

23 Qershor 2021, 12:45 Nga DOSJA
Si në filmat e Hollywood, arrestohet “gruaja e pokerit” në

Një tavolinë pokeri e vendosur në mes të lokalit “P.B” në Kombinat, është bërë shkak që pronarja e tij, K.K., të përfundojë në polici për organizim të lojërave të paligjshme.

Gruaja është një 35-vjecare nga Tirana, e cila u arrestua në flagrancë nga shërbimet e policisë lokale tha një burim i Gazetasi.al.

Së bashku me të renë, u prangos edhe një person tjetër, shtetasi S.R., i moshës 33 vjeç, gjithashtu nën akuzë për të njëjtën vepër penale.

Por, gjatë marrjes në pyetje, bëhet me dije për Gazetasi.al, se “gruaja e pokerit” ka kundërshtuar dhe hedhur poshtë dyshimet e agjentëve me arsyetimin se pandemia i kishte vështirësuar biznesin dhe stopuar klientelën.

Por që sidoqoftë, ky version nuk e lehtësoi pozitën e saj para oficerëve. Gjithë qëndrimi i 35-vjeçares, është se ajo e mori me qira ambientin në rrugën “Loni Ligori” dhe më pas e përshtati për lokal dhe për lojëra të ndryshme.

“Kam tentuar disa herë që këtë biznes ta regjistroj pranë QKB, por për shkak të Covidit, ky institucion ishte i mbyllur. Kisha dijeni që në ambientin që mora me qira ishte një tavolinë pokeri, por nuk e dija që mbajtja e saj ishte e jashtëligjshme”, – citojnë të ketë thënë “gruaja e pokerit”.

Megjithatë policia këmbëngul se në lokal, menjëherë sapo mbërriti, gjeti rreth kësaj tavoline klientë që po luanin. Ky version sipas burimeve policore të Gazetasi.al, kundërshtohet nga e arrestuara.

“Personat që u gjetën në tavolinë, nuk kam dijeni se çfarë po bënin. Isha duke folur në telefon me një mikun tim që po më pyeste për policinë dhe nuk isha aspak aty. Sapo miku më njoftoi që kishte parë policinë, mora kontratën e qirasë dhe u paraqita vetë në komisariat”, – këmbëngul gruaja.

Praninë e disa burrave, duke luajtur poker, gruaja e konsideron si shpërdorim të besimit nga të njohurit dhe klientët që frekuentojnë lokalin e saj.

Megjithatë policia e Kombinatit, shpjegon se përveç pronares së barit, i ka vendosur prangat dhe një shtetasi tjetër. Por shtetasi S.R., ka folur shkurt, thanë burimet e Gazetasi.al, duke deklaruar: “Do flas në një moment tjetër”.

Mes klientëve të pyetur nga agjentët e komisariatit numër 6, është edhe dëshmia e A.B., që policia e pyet se përse gjendej në lokal?

A.B., dëshmon: “Shkova për të parë ndeshjen në lokalin bar kafe, ku ka edhe bilardo dhe pasi përfundoi ndeshja, filluam të luajmë letra me çunat, por nuk kisha në asnjë moment vlera monetare në xhep, derisa aty mbërriti policia dhe na dërgoi në komisariat”.

Policia deklaron për Gazetasi.al, se ka sekuestruar telefonat dhe i ka dërguar në laboratorin e kriminalistikës, nën dyshimet se klientët, përveç pokerit, kanë vendosur përmes telefonit baste ‘live’, duke porositur me telefon dhe duke parashikuar rezultatin e ndeshjeve.

Nga ana tjetër, edhe kamerieri i lokalit ka dalë në mbrojtje të pronares, duke pranuar se ajo e merrte turnin pas orës 20:00.

Por sipas tij, kishte parë disa persona duke luajtur, veçse ata luanin për qejf dhe jo për para.

A kanë shpërthyer lojërat online?

Arditi, është një 38-vjecar që falënderon shpesh gjatë intervistës me Gazetasi.al, operacionin “Fundi i marrëzisë”, një aksion masiv në shkallë të gjerë kombëtare i nisur në vitin 2013 menjëherë sapo ministër Rendi u bë Saimir Tahiri.

Fokusi i operacionit që përfshiu dhe tatimet, qe mbyllja e çdo njësie të lojërave të fatit.

“Realisht atëherë kisha detyrime, paguaja qira, paguaja taksat e tatimet, pra nxirrja lekë nga njëri xhep dhe i fusja nga tjetri, – e nis rrëfimin Arditi. – Tani nuk nxjerr lekë nga asnjë xhep. Vetëm i fus në xhep. Është e organizuar në mënyrë perfekte, porositë bëhen online, mund t’i gjesh, kërko me baste online. Mjafton të hapësh një llogari online”, – tregon i riu, i cili tashmë nuk paguan as tatime, as taksa.

“Më kanë bërë nder, nuk e di për të tjerët, por forma më amatore është të luash në lokal dhe ata kapen me presh në duar, por të siguroj që veç në letër është e jashtëligjshme, pasi edhe lojtarët, dhe një admin si unë, tani janë më të mbrojtur se kurrë”, – tregon ai.

Marre nga Gazeta Si

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet gruaja e pokerit arrestohet gruaja e pokerit

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri