LIVE UPDATES
Sport

Si sot para 20 viteve, kombëtarja shqiptare fitonte trofeun e fundit

11 Shkurt 2020, 17:46 Nga DOSJA
Si sot para 20 viteve, kombëtarja shqiptare fitonte trofeun e fundit

Maltë, 11 Shkurt 2000. Pas 54 vjetësh, kombëtarja arkivoi trofeun e dytë në historinë e saj. Skuadra që në atë kohë drejtohej nga ish-trajneri, Medin Zhega triumfoi në ‘’Malta International Football Tournament’’ ose siç quhej ndryshe Trofeu Rothmans, për shkak të sponsorit. Pas Kupës Ballkanike të vitit 1946, ky trofe përbënte një arritje të madhe për futbollin modest shqiptar të asaj kohe, që sukseset i kishte me pikatore.

Trofeu Rothmans

’Malta International Football Tournament’, ka qenë një turne i organizuar nga Federata Malteze e Futbollit dhe zhvillohej atje mes 1986 dhe 2008. Fillimisht, turneu përfshinte pjesëmarrjen e klubeve të futbollit, por duke filluar nga 1988, ky turne u riorganizua për të përfshirë vetëm ekipet kombëtare.

Zakonisht i zhvilluar në shkurt, turneu u zhvillua në një fazë të vetme, ku kishte vetëm një grup, dhe ekipet luanin vetëm një herë kundër njëri-tjetrit. Pas përfundimit të ndeshjeve, skuadra me më shumë pikë shpallej fitues. Deri në vitin 2004, konkursi sponsorizohej nga Rothmans dhe njihej si Turneu Rothmans.

Historiku i Shqipërisë në këtë turne

Viti i mbrapshtë 1997, solli pasoja edhe në botën e sportit. Ajo që e vuajti më shumë këtë situatë, ishte padyshim kombëtarja. Shumë ekipe të ndryshme, duke ditur situatën në vend, refuzonin të ndesheshin me kuqezinjtë. Kërkohej me ngulm një rival, por çdo ftesë që dërgohej refuzohej. Zgjidhja e vetme për federatën e asaj kohe ishte pjesëmarrja në ndonjë turne jashtë vendit. Pasi u refuzua ftesa për të marrë pjesë në turne të ndryshme si ai i Iranit, Barcelonës apo edhe turneu i Kosta Rikës, më në fund u gjet zgjidhja; Turneu i Maltës.

Pas shumë peripecish dhe pasi morën konfirmimin që shpenzimet do të paguheshin nga organizatorët, në vitin 1998, Shqipëria prani ftesën për të marrë pjesë në edicionin e atij viti. Astrit Hafizi grumbulloi një miks me lojtarë të afirmuar dhe lojtarë të rinj. Edhe pse në letër dukej një grup i thjeshtë, kuqezinjtë e mbyllën këtë edicion në vendin e tretë, dukë grumbulluar vetëm 2 pikë. Kjo performancë u pa si një zhgënjim nga drejtuesit e federatës, pasi kërkonin me ngulm një trofe.

Edicioni i radhës do të zhvillohej pas 2 vitesh. Gjatë kësaj kohe, në ekipin kombëtar kishin ndryshuar shumë gjëra. Astrif Hafizi ishte shkarkuar dhe vendin e tij e kishte zënë Medin Zhega. Menjëherë pas prezantimit të trajnerit të ri, skuadra u nis për në La Valleta. Rreth një muaj zgjati “odiseja” e njoftimeve dhe bisedave për ardhjen apo mosardhjen e futbollisteve. Më në fund triumfuan klubet europiane ku luanin futbollistët, te cilat nuk i lejuan këta të fundit për të ardhur në Malte. I gjendur në një situatë të tillë, trajneri shkodran grumbulloi një ekip me lojtarë të rinj, një miks midis atyre që luanin në kampionatin shqiptar dhe atyre që luanin jashtë.

LISTA:

Portierë: Avenir Grima (Vllaznia Shkodër), Blendi Nallbani (Sportklub Tirana), Arjan Beqaj (OFI Iraklio, Greece);

Mbrojtës: Rudi Vata (Energie Cottbus, Germany), Geri Çipi (Maribor, Slovenia), Bledar Devolli (Shqiponja Gjirokastër, sot Luftëtari), Johan Driza (Flamurtari Vlorë), Suat Lici (Teuta Durrës), Afrim Tole (Teuta Durrës), Ilir Dibra (Vllaznia);

Mesfushorë: Altin Rrica (Shqiponja Gjirokastër, sot Luftëtari), Devi Muka (Varteks Varazdin, Croatia), Edmond Dalipi (Trikala, Greece), Rezart Dabulla (Sportklub Tirana), Redi Jupi (Dinamo Tiranë), Roland Zajmi (Proodeftiki Pireas, Greece), Enkelejd Dobi (Varteks Varazdin, Croatia);

Sulmues: Kliton Bozgo (Maribor, Slovenia), Edvin Murati (Paris Saint–Germain, France), Vioresin Sinani (Varteks Varazdin, Croatia), Klevis Dalipi (Santa Clara, Portugal), Ervin Skela (Chemnitzer, Germany)

Pas fitoreve 3-0 me Andorrën dhe 1-0 me Azerbajxhanin, dita e ndeshjes së tretë për Kombëtaren e Zhegës ishte ndoshta më e vështira e turneut. Kjo, jo vetëm për faktin se do të luanin me kombëtaren e Maltës, ekipi vendas dhe organizatorët e këtij turneu që përkonte me 100-vjetorin e krijimit te Federatës Malteze, e që kërkonin me çdo kusht ta fitonin trofeun, por edhe me largimin e detyrueshëm të kapitenit Rudi Vata, në drejtim të Gjermanisë, pranë ekipit të tij të Kotbusit. Një largim problematik ky për trajnerin Zhega dhe Kombëtaren, kur bëhej fjale për një lojtar te tillë, i cili në ndeshjen me Azerbajxhanin kishte veshur për të 50-tën herë fanellën e kuqe të kombëtares. Për të plotësuar këtë boshllëk, sipas fjalëve të vetë trajnerit Zhega pas kthimit në Shqipëri, atij iu desh të bënte mjaft ndryshime në radhët e futbollistëve të kombëtares, që në fund rezultuan të suksesshme.

Kështu, në fushën e lojës kundër Maltës, formacioni i Kombëtares sonë ishte: Beqaj, Lici, Driza, Dibra, Dalipi (Rrica), Muka, Jupi, Murati, Zajmi (Sinani), Bozgo. Goli i vetëm i ndeshjes dhe i fitores për Kombëtaren tonë u shënua në minutën e 53-të nga sulmuesi Sinani. Me fitoren 1-0, Kombëtarja jo vetëm do të arrinte fitoren e tretë radhazi gjatë këtij turneu, por do të ngjitej në krye të renditjes me 9 pikët e grumbulluara.

Në këtë mënyrë, kuqezinjtë fituan një trofe, pas 54 vjetësh, pas fitores së Kupës Ballkanike më 1946. Medin Zhega, i cili si trajneri i 15 në historinë kuqezi, e nisi karrierën e tij si trajner i kombëtares me një sukses.

16 vjet më pas Shqipëria për herë të parë ja arriti të kualifikohej në një event madhor, Francë 2016, por edhe pse kishin kaluar 20 vite, ky trofe mbetet ende i fundit për kuqezinjtë.

M.P. / Dosja.al (autor Mendrit Shehu)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport malta shqiperia trofe malta shqiperia trofe

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen