Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Historiani Auron Tare ka publikuar një shkrim për ‘Gazeta Dita’ që ka të bëjë me monumentet e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë. Ai tregon se në vitin 1943 një grup ekspertësh nga Universiteti i Harvardit kishin hartuar një listë të gjatë me monumentet e vjetra dhe mes tyre dhe ato të Shqipërisë. Në listën që kishte përfshirë Sarandën, monumenti që ka mbetur ende është ai i Butrintit. Tempulli Antik i Cukes që ishte në atë listë tashmë është zhdukur. Ndërsa lista e Durrësit nuk gjendet gjëkundi, pasi sipas Tares monumentet nuk janë më.
Historiani shkruan se lista e përgatitur nga grupi i Harvardit është një ironi e madhe e shoqërise post komuniste shqiptare, e një grushti burrash që kërkonin të ruanin trashëgiminë kulturore shqiptare me çdo kusht.
SHKRIMI I AURON TARES:
Viti 1943
Fati i Luftes Boterore ende nuk dihej, megjithëse ushtria gjermane ishte mbërthyer në luftimet e Stalingradit. Në Universitetin e Harvardit nje grup i vogel ekspertesh të arkeologjise, hartonin listat e sakta te monumenteve te Trashegimise Kulturore Shqiptare dhe vendodhjen e tyre. Pritej nje zbarkim i mundshem i ushtrive aleate ne Ballkan dhe keto materiale ju jepeshin çdo njësie ushtarake per te pasur parasysh vendodhjen e tyre per te mos i demtuar. Lista e gjate ka nje numer monumentesh arkeologjike, kisha manastire dhe ura antike si dhe shpjegimet perkatese per ushtaraket amerikane duke treguar rendesine e tyre per trashegimine kulturore shqiptare.
Gusht 2021
Per kuriozitet lexoj Listen e Sarandes pregatitur nga grupi i Harvardit. Nga kjo Liste vetem Butrinti eshte i njohur dhe i ruajtur te gjitha vendet e tjera qe permenden ne Listen e Harvardit si zona me rendesi te madhe arkeologjike dhe kulturore askush nuk i njeh nuk i viziton apo i ruan njeri. Njera prej tyre Tempulli Antik i Cukes tashme eshte zhdukur dhe me te lulezon nje ndertim “i rendesishem” post komunist.
Listen e Durresit nuk po e shkruaj fare se jam i sigurte qe hartuesit e saj ne Harvard do te rrotulloheshin atje ku prehen ne se do te mesonin se çdodhi me ato monumente.
Dokumenti i Harvardit eshte nje ironi e madhe e shoqerise post komuniste shqiptare ku 70 e ca kusur vite me pare kur Europa digjej ne flake, nje grusht burrash kerkonin te ruanin trashegimine kulturore shqiptare me çdo kusht. Kjo Liste tregon se sa larg jemi ne nga kjo bote e qyteteruar qe pretendojme se duam te shkojme.
Eshte nje pasqyre per te gjithe ata burra dhe gra qe jane pjese e Trashegimise Kulturore Shqiptare per te kuptuar se trashegimia eshte nje univers i pakufi qe lidh dhe bashkon mendjet e ndritura nga barbaria vulgare qe ka pllakosur kete vend.
Interesant eshte gjithashtu fakti qe ky dokument i hartuar nga Sherbimi i Inteligjences Amerikane OSS, ka emrin i nje prej zerave me te njohur te historise Bizantine, Prof Ernst Kitzinger (në foton kryesore) perpjekjet e te cilit sebashku me grupin e tij jane tashme portretizuar ne filmin e njohur te Holywood “Monuments Man”.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
KURBIN- Daja i autorit i plagosjes me armë zjarri në Kurbin, është arrestuar nga policia. Agron Koçi është daja i Kadri Kurtajt, autorit që plagosi ditën...
TIRANË– Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, njofton se situata e zjarreve është problematike në disa vatra në veri të vendit, pavarësisht punës së forcave ...
HIMARË– Policia ka shpallur në kërkim dy pronarët e objekteve në Dhërmi pasi kanë ndërtuar kate shtesë, duke kundërshtuar lejen e projektit fillestar...
LEZHË– Një i moshuar është mbytur në plazhin e Velipojës. Në videon e publikuar nga ‘JOQ’ shihet që i moshuari është mbytur jo shumë larg...
DURRËS– Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme me qëllim ekstradimi shtetasin serb Miroslav Krstic. 39-vjeçari rezulton një person i sh...
PUKË– Bashkia e Pukës ka dhënë informacion lidhur me situatën e shkaktuar nga zjarret në masivin pyjor të Terbunit.Përmes një postimi në rrjetet sociale, b...
KAVAJË– Artan Sina është arrestuar nga policia pasi dyshohet se i ka vënë qëllimisht flakën një sipërfaqe toke. Ai akuzohet se ka djegur një sipërfaq...
MORINË– Mëngjesin e ditës së sotme, pika kufitare e Morinit dhe segmenti Morinë-Kukës është pushtuar nga makinat. Që në orët e para në hyrje për në Shqipër...
LUSHNJE– Policia e Lushnjës ka arrestuar Rahman Dedaj për veprën penale të shkatërrimit të pronës, pasi dyshohet se dogji qëllimisht një sipërfaqe të madhe me u...
TIRANË– Situata e zjarreve vijon të jetë problematike dhe në ditën e 23-të! Në zonën e Mirditës, zjarri në Thirrë vijon të jetë aktiv duke duke shkrumbuar ...