LIVE UPDATES
Aktualitet

Ipeshkovët shqiptarë kundër katolikëve: Distancohemi në rastet kur jeni pjesë e kriminalitetit

20 Shtator 2019, 11:28 Nga DOSJA
Ipeshkovët shqiptarë kundër katolikëve: Distancohemi në

SHKODËR- Për situatën politike në vend, për largimin e shqiptarëve dhe problemeve brenda katolikëve,  kanë  reaguar edhe ipeshkovët shqiptarë. Pas Konferencës Ipeshkvnore shqiptare me rastin e 5 vjetorit të vizitës së Papë Françeskut në Shqipëri, është dhënë mesazhi se Kisha do mbështesë katolikët kur janë të pakorruptuar dhe jo konfliktualë.

“Ne do t’ju mbështesim kur të shohim se angazhimi juaj është i sinqertë, jo konfliktual dhe i pakorruptuar. Ashtu sikurse distancohemi me ato raste kur katolikët nuk kanë qenë e nuk janë shembulli më i mirë i angazhimit shoqëror dhe janë bërë pjesë e kriminalitetit dhe e regresit të vendit tonë.”, deklarohet në mesazh.

Në mesazh theksohet se  zbrazja e “folesë” së përbashkët, Shqipërisë mbetet një plagë e hapur që na rëndon të gjithëve. Sipas tyre problemet mund të largohen nëpërmjet bashkëpunimit.

“Përveç lirisë që secili gëzon të lëvizë ku mendon se është më mirë për të dhe familjen e tij, nuk mund të mos konstatojmë me keqardhje se situata e vazhdueshme e tensionuar shoqërore, mungesa e një zhvillimi ekonomik integral dhe gjithëpërfshirës, mungesa e vendeve të punës ose ekzistenca e vendeve të punës të nën-paguara e jo të paguara mjaftueshëm, niveli i ulët shkollor si dhe ofrimi i vakët i asistencës mjekësore, kanë qenë dhe janë shkaqet e largimit të shumë njerëzve.Të gjithë kemi përgjegjësi për vendin tonë e prandaj ne besojmë se ekzistojnë mundësitë e një bashkëpunimi dhe dialogu për të çuar vendin përpara e për t’i dhënë fund tranzicionit”, thuhet në mesazh.

Kohët e fundit zyrtarët e PS në veri janë akuzuar nga opozita për lidhje të tyre me krimin dhe dënime që mund të kenë pasur në të kaluar. Dy prej emrave më të sulmuar nga PD, Mark Babani dhe Pjerin Ndreu janë katolik. Mos ndoshta mesazhi i kishës është një distancim nga zyrtarët e akuzaur?

DEKLARATA E PLOTË

Të dashur besimtarë katolikë,U bënë 5 vjet nga vizita e Papa Françeskut në Shqipëri,datë 21 shtator 2014. Ishte vizita e tij e parë në një vend Evropian. Po ashtu, tetori i këtij viti, është edhe muaji i jashtëzakonshëm misionar që po ky Papë ka shpallur për të gjithë Kishën Katolike.Me këtë mesazh drejtuar juve të dashur bij dhe bija të Kishës Katolike, si edhe njerëzve me vullnet të mirë,dëshirojmë t’u bëjmë jehonë këtyre dy ngjarjeve.Më së pari falënderojmë Papa Françeskun për ardhjen e tij mes nesh e i urojmë jetë, shëndet e forcë në misionin e tij si Bari universal i Kishës dhe si mik i mirë i vendit tonë.“Shqiponjat fluturojnë lart por nuk e harrojnë kurrë folenë e tyre”.Këto fjalë të thëna 5 vjet më parë nga Papa Françesku në sheshin Nënë Tereza. Të gjithëshqiptarët, pavarësisht bindjeve fetare dhe politike,e pritën krahëhapur Papën, i cili vinte si një njeri i paqes dhe i dashurisë.Gjatë këtyre 5 vjetëve Shqipëria ka bërë hapa përparanë zhvillimin e saj shoqëror, ekonomik e shpirtëror. Epër këtë falënderojmë Hyjin.Konstatojmë gjithashtu se në këto vite shumë“shqiponja” e kanë lënë folenë e tyre. Kemi parë të ikin familje, të rinj e të reja. Përveç lirisë që secili gëzon të lëvizë ku mendon se është më mirë për të dhe familjen e tij, nuk mund të mos konstatojmë mekeqardhje se situata e vazhdueshme e tensionuarshoqërore, mungesa e një zhvillimi ekonomik integral dhe gjithëpërfshirës, mungesa e vendeve të punës ose ekzistenca e vendeve të punës të nënpaguara e jo të paguara mjaftueshëm, niveli i ulët shkollor si dhe ofrimii vakët i asistencës mjekësore, kanë qenë dhe janë shkaqet e largimit të shumë njerëzve.Të gjithë kemi përgjegjësi për vendin tonë e prandaj ne besojmë se ekzistojnë mundësitë e një bashkëpunimi dhe dialogu për të çuar vendin përpara e për t’i dhënë fund tranzicionit. Prosperiteti ekonomik nuk mund të shkëputet nga ai i vlerave njerëzore, morale e shpirtërore. Për sa të jetë në fuqitë e në dorën tonë si Kishë katolike do të bëjmë më të mirën tonë.Prandaj ky mesazh u shkon më së pari atyre katolikëve që janë të angazhuar në jetën shoqërore dhe politike,në media dhe në strukturat akademike. Katolikët duhet të jenë për shoqërinë pjesë e zgjidhjes së problemeve e jo pjesë e shkaktimit të tyre.Ne inkurajojmë ato të rinj e të reja, që dëshirojnë tëmerren me të mirën publike, që të mos ngurrojnë të hidhen në arenën e debatit dhe të konkurrencës për t’i dhënë më të mirën vendit tonë. Ne do t’ju mbështesim kur të shohim se angazhimi juaj është i sinqertë, jo konfliktual dhe i pakorruptuar. Ashtu sikurse distancohemi me ato raste kurkatolikët nuk kanë qenë e nuk janë shembulli më i mirë i angazhimit shoqëror dhe janë bërë pjesë e kriminalitetit dhe e regresit të vendit tonë.Ne duhet, së bashku me të gjithë njerëzit vullnetmirë,pavarësisht bindjeve politike e fetare, e përtej tyre,të zhvillojmë ndjeshmërinë e punës dhe interesit për të mirën e vendit.Nuk është detyra e ne ipeshkvijve të japim zgjidhje politike apo ekonomike, por të inkurajojmë e nxisim ato zgjidhje që shkojnë në drejtimin e duhur. Njëkohësisht duam të jemi zëri i atyre që janë viktima të varfërisë e të përjashtimit social e kundër atyre zgjidhjeve që dëmtojnë dinjitetin e njeriut dhe të familjeve shqiptare.Zbrazja e “folesë” së përbashkët mbetet një plagë e hapur që na rëndon të gjithëve.Në fjalimin e tij Papa Françesku na porositi edhe që të krishterët katolikë, së bashku me ne ipeshkvijtë, të gjejnë mënyra të reja pranie në shoqërinë shqiptare.Ky është sensi i misionit: gjetja e rrugëve të reja që Shpirti i Shenjtë na sugjeron për të qenë një prani krijuese dhe pozitive në shoqëri. Ne jemi bartës të një mesazhi shprese dhe dashurie për të gjithë njerëzit në emër të Krishtit. Prandaj nuk duhet të kemi frikë si Kishë dhe si të krishterë të dalim jashtë prej frikës e të provojmë rrugë të reja misionare. Kremtimet e muajit të tetorit, në Shkodër me datë 1 tetor dhe në Vlorë me datë 26 tetor, duan të jenë nisja e një epoke të re të Kishës tonë në Shqipëri.Ndërsa falënderojmë ende Papën për ardhjen e tij ju përshëndesim të gjithëve me fjalët e Krishtit të Ngjallur:Paqja qoftë me ju!

(J.V. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kisha katolike kriza politike ne shqiperi mesazhi i kishës katolike kisha katolike kriza politike ne shqiperi mesazhi i kishës katolike

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë