LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“S’jam gay”/ Zogu i Tiranës shokon me rrëfimin: Femrat i kam kënaqur seksualisht por më pëlqen të eksploroj (E VËRT

14 Nëntor 2020, 12:55 Nga DOSJA
“S’jam gay”/ Zogu i Tiranës shokon me rrëfimin:

TIRANË- Hermes Nikaj, i njohur si “Zogu i Tiranës” ka bërë deklaratën e bujshme. Në një intervistë për për “Bluetooth”, 26-vjeçari është shprehur se nuk është gay dhe sipas tij çdo femër që ka kryer marrëdhënie seksuale ka dalë e kënaqur. Po ashtu ai shprehet se fakti që është tip avangard, njerëzit nuk duhet të bëjnë aludime të kota. Ndër të tjera ai thotë se i pëlqen të eksplorojë.

Në intervistë ai ka folur edhe për akuzat që i janë vënë në lidhje me prostitucionin dhuke thënë që atëherë jeta e tij ka ndryshuar. 26-vjeçari thotë se imazhi i tij që prej asokohe ka rënë dhe sipas tij akuza që i është vënë nuk qëndron.

INTERVISTA E PLOTË

Prej muajsh në “arrest shtëpie”, si po shkon, si e kalon kohën?

Gjithçka po shkon mirë. Tashmë prej 6 muajsh ndodhem në ‘arrest shtëpie’, i izoluar në apartamentin tim. Kohën e lirë me familjen, pasi momentalisht po jetoj me prindërit. Gjithashtu edhe me vizitat nga miq, kolegë e dashamirës të shumtë. Por edhe me gatime, duke qenë se jam edhe një kuzhinier shumë i mirë.

Mendoni se e gjithë çështja juaj është një padrejtësi që ju është bërë?

Lirshmëria ime e jetesës është përdorur dhe keqpërdorur nga ana e policisë për të iniciuar një vëzhgim dhe më pas një përgjim, me pretendimin se isha duke konsumuar një vepër penale. Unë dua të them se gjithçka ka ndodhur me dëshirë dhe në asnjë rast nuk ka pasur dhunë fizike apo psikologjike, mashtrim, detyrim apo përfitim.

Tani që ka kaluar kohë nga ngjarja, keni diçka për të shtuar?

Dua të shtoj se gjithçka është shtrembëruar dhe hiperbolizuar nga mediat. Theksoj se askush nuk është ankuar apo dëmtuar nga veprimet e mia, apo të bënte kallëzim ndaj meje. Fakti penal për të cilin akuzohem, natyrisht që është pjesë e gjykimit paraprak, ku unë kam dhënë shpjegimet e mia nëpërmjet mbrojtësve të mi ligjorë, por dua t’ju them edhe një herë se nuk kam asnjë lidhje me akuzat që më atribuohen.
Çfarë keni për të thënë për arrestimin tuaj në një hotel në shoqërinë e një tjetër mashkulli?

Po, është e vërtetë, jam ndaluar në ambientet e një hoteli së bashku me një mikun tim të njohur prej kohësh dhe pa asnjë interes. Nuk e kuptoj pse duhet theksuar kaq shumë fakti që isha në shoqërinë e një mashkulli. Akoma s’arrij ta kuptoj pse u lakova kaq shumë për këtë fakt!

Është aluduar shumë edhe për prirjen tuaj seksuale; përfundimisht Hermesi, preferon femrat apo meshkujt?

Përfundimisht Hermesi preferon njerëzit. Unë nuk jam gay. Është e ditur publikisht marrëdhënia ime me ish-partneren Angela. Çfarë ka për të dyshuar?! Asnjë femër nuk është ndarë e pakënaqur seksualisht nga unë, ndaj nuk mund të më akuzojnë si gay. Fakti që unë jam tip avangard dhe më pëlqen të eksploroj, nuk ka pse t’i çojë të tjerët në aludime. Orientimi seksual është diçka personale dhe nuk ka pse të trajtohet më si çështje tabu.

Keni humbur miq pas kësaj historie, ka pasur nga ata që nuk ju kanë ngritur më telefonin?

Do të thosha që kam njohur miqtë e mi të vërtetë. Më janë hapur sytë për shumë njerëz. Unë nuk kam telefonuar askënd, miqtë e vërtetë më janë gjendur pranë, si në këtë situatë, ashtu edhe në shumë të tjera që kam kaluar gjatë viteve të jetës dhe karrierës sime.
Mendoni të riktheheni në ekran pasi gjithçka të marrë fund?
Sigurisht që po! Sapo të marrë fund “arresti i shtëpisë”, jam në pritje të kalimit në ‘detyrim me paraqitje’. Kam pasur disa oferta të mira dhe e kam ndarë mendjen se ku do filloj, por le ta lëmë surprizë. Kur lexoj mesazhet inkurajuese të ndjekësve të mi, mbushem me forcë. Nuk ka ditë që nuk më shkruajnë se i mungoj ekranit. Ndaj dua të mbyllet një orë e më parë kjo çështje e të vërtetohet pafajësia ime, si dhe të jem sa më shpejt në ekran për t’iu dhuruar pozitivitet shqiptarëve.

Si do ta përshkruanit eksperiencën tuaj në burg, çfarë ju mungonte më shumë nga jeta jashtë?

Jeta në izolim ishte depresive, sidomos për një njeri aktiv si unë. Ishte si një makth, nuk e besoja dot se isha i përfshirë në një çështje të tillë. Por si familja, miqtë i dhashë kurajë dhe vetes, duke thënë se kush të njeh e di që nuk je kështu dhe se shumë shpejt do të dalë në dritë e vërteta kaq e mundimshme. Por nuk mund të lë pa falënderuar të gjithë stafin e “313”-ës si dhe të izoluarit, të cilët më kanë trajtuar me shumë respekt dhe dashamirësi.

Si është jeta juaj sot?

Jeta ime sot ka ndryshuar 360 gradë. Është më e qetë dhe gjithmonë në pritje të një gjykimi të drejtë dhe nxjerrjes në dritë të së vërtetës. Jam me sytë nga Zoti. Më duhej një fazë reflektimi dhe ja ku ndodhi. Pas kësaj, sigurisht që e kam marrë më seriozisht jetën dhe nuk dua të çoj dëm asnjë minutë. Më vjen keq që vazhdoj ende në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’, pasi njihem nga të gjithë si qytetar i rregullt dhe njeri i medias. Unë nuk paraqes rrezikshmëri shoqërore (i padënuar më parë dhe pa asnjë precedent penal) dhe s’ka më sens të vazhdoj të qëndroj i mbyllur.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hermes nikaj hermes nikaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet