LIVE UPDATES
Art&Argëtim

“S’jam kundër dy grave që duan njëra-tjetrën”- Zbulohet bashkëjetesa e Beniadës

23 Tetor 2021, 15:40 Nga DOSJA
“S’jam kundër dy grave që duan

Modelja Beniada Nishani, e njohur në showbiz si mbesa e ish-Presidentit Bujar Nishani, është vënë me shpatulla pas murit nga banorët e “Big Brother VIP”, të cilët i kanë kërkuar të tregojë nëse e tërheqin femrat seksualisht dhe nëse ka puthur ndonjëherë ndonjë femër.

Beniada nuk u tregua shumë e qartë në përgjigjen e saj, ndërkohë që komentuesit nuk kanë munguar me etiketimet “lesbike”, nisur nga disa foto intime nudo që qarkullojnë në internet me mikeshën e saj të ngushtë, një modele e “Playboy”, Ines Trocchia.

Por si qëndron e vërteta e kësaj historie dhe miqësisë së dyshimtë me mikeshën e saj? Modelja nga Durrësi, Beniada Nishani, ka një karrierë të bukur në Itali, ndërkohë që ka tërhequr vëmendjen e fotografëve dhe regjisorëve në kinema.

Por gjithçka rreth hamendësimeve për seksualitetin e saj, nisën kur Beniada pushoi në Sardenja me mikeshën e saj, modelen në fjalë të quajtur Ines Trocchia. Pas fotove topless në qiell të hapur në Milano dhe pasi forcuan miqësinë ato nisën bashkëjetesën të dyja, ndërkohë që shiheshin kudo bashkë.

Beniada bëri përshtypje me shfaqjen e saj në programin investigativ “Le Iene” (Hienat) të “Mediaset”, por u komentua më së shumti si mbesa e bukur e ish- Presidentit Bujar Nishani. Pasi pozoi për fotografët më të famshëm në Itali, mes të cilëve Alberto Buzzanca apo Enrico Ricciardi, ajo iu përkushtua studimeve në aktrim me ambicies për të fituar role protagonisteje në kinema.

Në fotot me bikini, ajo shfaqej në pozat sensuale me Ines Trocchian, supermodelja ndërkombëtare nga Napoli, e cila ka pozuar për “Playboy”, “FHM”, “GQ”, “Esquire”, “Sports Illustrated”, “DT”, “For men apo Maxim”. Por çfarë ka rrëfyer vetë Beniada në një intervistë për “Panorama Plus”, për miqësinë që ekziston mes dy vajzave?

Pyetjes sesi do ta komentonte miqësinë me supermodelen italiane, Ines Trocchia, ajo i përgjigjej: “Miqësia jonë ka qenë e konsoliduar me kalimin e kohës dhe për një vit ne kemi vendosur të jetojmë së bashku. Mes nesh ekziston marrëdhënie e mirë e respekt reciprok. Për faktin se a u ndjenë në siklet që pozuan me veshje intime në një ambient të hapur publik në një qytet të Italisë, ajo përgjigjet: Fotot e para artistike bashkë i realizuam në Acme të Milanos, qendër e njohur arkitektonike. Sa për fotot, kjo është e natyrshme për ne. Modele të famshme dhe aktorë të njohur kanë bërë foto apo filma ku janë shfaqur plotësisht lakuriq dhe janë ngritur në majën e suksesit pas tyre, pra, janë bërë mjaft popullore si Sofia Loren apo Kate Moss. Dua të them se vulgariteti nuk vjen nga pozat nudo. Mua mund të më vënë në siklet shumë gjëra të tjera, por jo të dal topless.”

Për faktin se është komentuar si modelja interesante dhe mbesa e Bujar Nishanit, lind pyetja a ka ambicie politike dhe si do të jetë e ardhmja e saj?

“Unë jam person shumë kurioz dhe e ndjeshme nga natyra, në kuptimin që dua të di në çdo kohë se çfarë ndodh në botë. Në moshën e adoleshencës kam qenë vullnetare në kishë dhe misioni im ishte për të ndihmuar familjet dhe fëmijët e varfër. 

Gjithmonë kam kërkuar për të shkuar në vendet më pak të zhvilluara të botës e për të ndihmuar njerëzit me më pak fat se vetja. Por ky është një nga qëllimet e mia të shumta. Në këtë aspekt mendoj se politika e vërtetë është kjo. Përveç kësaj, për mendimin tim, pas një politikani të madh qëndron gjithmonë një grua e madhe”, pohonte ajo.

BENIADA& INES, SETET E FOTOVE INTIME QË I BËNË BASHKË 

Por, cila ishte rastësia që i bëri bashkë Beniadën nga Durrësi dhe Ines nga Napoli? “Na lidhi pasioni për modën dhe puna. Kemi bërë shërbime të ndryshme fotografike dhe sete seksi me veshje intime. Rrugët tona u bashkuan nga eksperiencat tona në fushën e modës. Unë fillova të punoja si modele që në moshën 16- vjeçare, duke qenë se që fëmijë më tërhiqte bota e modës dhe e fotografisë, ndërkohë që u diplomova në dizajn në Akademinë e Arteve të Bukura në Itali. 

Në moshën 22-vjeçare u vendosa për të jetuar në Milano, një qytet që e kam dashur gjithmonë, pasi puna atje si modele më ka ndihmuar të udhëtoj e të takoj njerëz të rinj. Pikërisht në Milano, takova Ines, një modele e suksesshme nga Napoli, e cila ka pozuar për shumë fotografë ndërkombëtarë. Ne bëmë disa punë së bashku siç ishte kalendari i Enrico Ricciardi-t , mjaft i suksesshëm jo vetëm në Itali, por edhe në Miami. Po ashtu, jemi zgjedhur si imazhe për ‘Flo&Co’”, rrëfen Beniada.

RRËFIMI I BENIADËS PARA SE TË HYNTE NË “BBVIP”: DASHURIA MES TË NJËJTIT SEKS DHE DY GRAVE QË DUA NJËRA-TJTRËN EKZISTON 

Po çfarë ka rrëfyer Beniada Nishani në këtë intervistë për “Panorama Plus”, para se të hynte në “Big Brother VIP”? Çfarë mendon për lidhjet brenda të njëjtit seks dhe të tjera detaje nga intimiteti i saj i gjeni në intervistën më poshtë:

Për ty ekziston dashuria mes të njëjtit seks?

Për mua dashuria është ndjenjë universale dhe nuk jam kundër dy grave që e duan njëra-tjetrën. Në jetën private, secili person është i lirë të bëjë atë që e bën të ndihet mirë. 

Pika më e fortë e fizikut tënd? 

Ato që bien në sy tek unë janë këmbët, që mendoj se i kam trashëguar nga babai. 

Si aktore e ardhshme, “Sex and the city” është filmi yt i preferuar dhe me cilën nga protagonistet ngjason më shumë? 

“Sex and the city” është një nga filmat që unë dua më shumë, sepse në jetën time kam tri mikesha, vajza fantastike, e secila prej tyre përfaqëson përkryer protagonistet. Ky film është shumë më i vërtetë se ajo që ju besoni. Këto femra janë gjeneratat e reja, gra të lira dhe të emancipuara, që flasin për çdo gjë pa turp. Natyraliteti është çelësi për çdo gjë në jetë. Më e afërt me karakterin tim është pa dyshim Carrie, por unë jetoj me një dozë më të lartë të çmendurisë se ajo. 

Burri i ëndrrave të tua? 

Burri i ëndrrave të mia? Me siguri, ai duhet të jetë i arsimuar dhe shumë i këndshëm, pra, të dijë të më bëjë të qesh. 

Çfarë nuk do të falje në një lidhje dashurie? 

Raporti nuk e pranon mungesën e sinqeritetit dhe tradhtisë. Këto gjëra nuk mund t’i konceptoj. Unë do të doja të kisha një familje me vlerat e së kaluarës. Edhe pse sot shumë të rinj ndalojnë te pamja, gjë që i pengon të shkojnë përtej asaj që ata e shohin. Kështu që të qenit një grua e bukur, shpesh është një handikap në vetvete. 

Aktori më i bukur në botë për sytë e tu? 

Aktori më i bukur do të mbetet gjithmonë për mua Brad Pitt . Më tërheqin djemtë flokëverdhë e me sy në ngjyrë të hapur. Por, kurrë mos thuaj kurrë. 

Modelja që të tërheq si imazh? 

Candice Swanepoel është një nga modelet që unë dua dhe e respektoj profesionalisht.

Marrë nga Panoramaplus.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beniada nishani ines trocchia beniada nishani ines trocchia

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen