“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
VD-S’ka më akuza për kanabis! Berisha:Klanet qeveritare kanë nën kontroll “ferma bitcoin-i”
22 Prill 2022, 10:13Nga DOSJA
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka zhvendosur denoncimin e tij nga kanabisi tek një fushë tjetër. Ai ka nisur të bëjë denoncimet e para në fushën e “bitcoin”, duke drejtuar gishtin nga qeveria. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se fermat e bitcoin janë lënë në përdorim të personave pranë qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
“Tre ditë më parë deklaruan se ata ëë shpenzojnë mbi 700 kilovat do të shumëfishojnë çmimin. Godasin familjet dhe biznesin e vogël. Ndërkohë që bitcoin-et gllabërojnë në mënyrë të papërmbajtur sepse gjerësisht flitet se e kanë marrë nën kontroll klanet më të mëdha qeveritare,”-tha ai ndër të tjera.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Sot produktet e tjera ushqimore, kanë arritur shifra të papërballueshme dhe qeveria ka zgjedhur një ilaç toksik që janë bordet. Ajo vetë po jep shembull në këtë krizë, me rritjen e çmimeve. Tre ditë më parë deklaruan në mënyrën më absurde, se për ata që shpenzojnë mbi 700 kilovat orë do të shumëfishojnë çmimin e energjisë. Kë godasin në këtë mënyre. Godasin dhjetëra mijëra familje biznese të vogla. Ndërkohë që bitcoini i kontrolluar nga qeveria gllabëron nga jugu në veri energji në mënyrë gratis dhe të papërmbajtur. Pse? Sepse gjerësisht flitet se kontrollin e bitcoin e kanë marrë klanet më të larta qeveritare. Unë jam këtu për tu thënë qytetarëve shqiptarë se është jetik zëri i tyre kundër spekulimit. Eshtë jetik zëri i tyre kundër rritjes së çmimeve, është jetik zëri i tyre për ti thënë stop kësaj vjedhjeje që bëhet në portofolet e tyre me çmimet stratosferike të pajustifikuara. Unë i garantoj ata se në rast se nuk do i them stop kësaj vjedhjeje, çmimet e sotme do të harrohen me ato që do vijnë disa herë më të larta. Është koha që çdo shqiptar të mendoje për buxhetin familjar dhe se si ky buxhet po o grabitet, nga një qeveri që nuk interesa të tjera përveç pasurimit të saj dhe klaneve qeveritare. A mund të imagjinoni ju që ne të kemi çmimet më të larta të energjisë. Në një kohë kur ne e prodhojmë atë me koston më të ulët, prej 0.9 lekë për kilovat, dhe e shesim me 95 lekë për kilovat, me 180 lekë e kështu me radhë. Unë ftoj mediat të investigojnë, dhe të mos harrojnë se interesi publik dhe mbrojtja e tij është detyra më parësore e tyre.
LEZHË– Kryeministri Edi Rama iu është rikthyer dashurisë së vjetër.. për Juventuesin. Sot, kreu i qeverisë u shfaq në Lezhë me një xhup që kishte ste...
Mbledhjet e qeta me diskutime pa tone të larta dhe duke iu referuar vetëm rendit të ditës duket se do të mbeten edhe për një kohë të gjatë nostalgji në Grupin P...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se ish-kryedemokrati Lulzim Basha po përpiqet të ndërtojë një parti të re. I ftuar në TPZ, Berisha tha...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se drejtori i shërbimeve sekrete në SHBA, ka parë dosjen e tij për shpalljen non-grata nga Derpartam...
TIRANË– Ish kryeministri, Sali Berisha është i bindur që Partia Demokratike do të vijë në pushtet me të. I ftuar në “TPZ”, Berisha tha se kryeministr...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se për të nuk ka asnjë parashkrim dhe se shanset që të përfundojë në burg, janë zero. I ftuar në...