"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“S’ka sens mbajtja e maskës nga ata që nuk janë të ifnektuar”, Brataj jep këshilla pasi mposhti koronavir
23 Prill 2020, 16:52Nga DOSJA
TIRANË– Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ka dhënë disa këshilla që duhet të kenë parasysh të gjithë qytetarët, në mënyrë që të ruhen nga Covid-29. Në një komunikim përmes profilit të tij në Facebook, Brataj, i cili e mposhti koronavirusin, shprehet se ky virus, pavarësisht se ka simptoma të ngjashme me gripin është më agresiv.
Brataj shton se të gjithë bartësit duhet të përdorin patjetër masakt për të mos infektuar të tjerët, ndërsa për ata që nuk lëvizin nuk ka sens.
“Ka simptoma shumë të ngjashme me gripin, por është më agresiv, sulmon në një kohë shumë të shkurtër një numër shumë të madh njerëzish. Nuk është tamam si gripi. Maska që ne përdorim, ato të thjeshtat, nuk të mbrojnë nga infektimi. Nëse unë jam bartës i sëmundjes, duhet të përdor maskën, për të mos infektuar të tjerët. Për t’u mbrojtur 100% nga të infektuarit, personeli shëndetësor përdorin maskat kirurgjikale. Nëse jemi në lëvizje, nuk je i sëmurë, nuk ka sens përdorimi i maskës. Maska duhet përdorur, kur je i infektuar, kur do të shkosh në një vend ku do të rrish në radhë, mund ta përdorësh. Koronavirusi nuk shkakton arrest kardiak të menjëhershëm. Pra, nëse shihni dikë në rrugë duke u rrëzuar, duhet ta ndihmoni, të afroheni të paktën, ta pyesni, pasi të vini dorezat dhe maskën”, u shpreh kreu i Urgjencës. Sa i takon moshave, që rrezikojnë më shumë, Brataj tha “Koronavirusi nuk sheh në fytyrë askënd, i prek të gjithë. Infeksionin mund ta marrin të gjithë njësoj, por shfaqja e tij varet nga mosha, sëmundshmëria që mund të ketë secili,”- shprehet Brataj ndër të tjera.
Shefi i Urgjencës u infektua disa javë më parë me koronavirusi, ndërsa shprehej se nuk e dinte nga e kishte pandeminë. Ai u shpreh se kishte pasur simptoma dhe kishte bërë testin, që rezultoi pozitiv. Pikërisht nga ai moment, Brataj bëri me dije se u vetëkarantinua për t’u rikuperuar.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Djali i aktorit të ndjerë Rikard Ljarja, Leandri i ka dedikuar të atit dia vargje prekëse, teksa shkruan se nuk i thotë dot lamtumirë. Në një statu...
Aktualitet23 Prill 2020, 16:22
TIRANË– Një tjetër person ka rezultuar me Covid-19 në burgje. Faxweb shkruan se bëhet fjalë për një person në burgun 302, dhe se kjo ngjarje është mbajtur ...
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë foton e një të porsaklinduri në spitalin e Krujës, qytet i cili është kthyer në nj...
TIRANË- Fasoneritë, veçanërisht ato në në Krujë janë kthyer në vatra të infeksionit. Në Republikën e Shqipërisë ekziston prej 10 vjetësh, një ligj, ...
SHBA– Julian Gjaçi, aktori shqiptar nga Mirdita që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka treguar vuajtjet që po përjeton nga koronavirusi, pasi pr...
TIRANË– Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur sërish ditën e sotme për të zgjatur gjendjen e fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2019. (SHIKO K&Eum...
TIRANË- Inspektorati i Lartë i Drejtëisë ka njoftuar sot se ka nisur procesete mbetura pezull për shkak të situatës së COVID-19. Në një njoftim, ILD bën me...
Tiranë- Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se 13 të burgosur në burgun “313” janë të infektuar me COVID-19. Abc news raporton se 13 të burgosurit ja...