LIVE UPDATES
Bota

“Skadon” moratoriumi i Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë, DW: Çfarë do të ndodhë më pas?

5 Shtator 2021, 15:12 Nga DOSJA
“Skadon” moratoriumi i Uashingtonit mes Kosovës dhe

Ka skaduar të dielën (05.09) moratoriumi njëvjeҫar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington në prani të ish-presidentit Donald Tramp, ku Serbia u zotua se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa, kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

E gjithë kjo ishte një përpjekje e Uashingtonit zyrtar në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përpjekje kjo që po vazhdon edhe sot. Pas skadimit të këtij moratoriumi, Departamenti Amerikan i shtetit inkurajoi në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Kosovën dhe Serbinë “që të vazhdojnë moratoriumin”.

“Në mënyrë që të mbështetet suksesi i dialogut dhe përpjekjeve të tjera, ne inkurajojmë të dy palët që të mbajnë moratoriumin e tyre mbi çështjen e njohjeve që komplikon përparimin në fushat teknike”, tha një zëdhënës i DASH-it.

Dokumenti gjashtëmbëdhjetë pikësh në dy versione, një për palën kosovare dhe një për atë serbe, u nënshkrua më 04.09.2020, një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Departamenti amerikan i shtetit shpreson për bashkëpunim me Kosovën dhe Serbinë, “në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke mbështetur, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”.

“Shpresojmë që partnerët tanë të respektojnë detyrimet që ata pranuan vitin e kaluar në Uashington në mirëbesim. Elemente të shumta të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit, diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur “, thuhet në deklaratën e DASH-it. Më tej u kërkohet të dyja vendeve “pjesëmarrje serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, duke inkurajuar Kosovën dhe Serbinë “që të shënojnë bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”.

Bildkombo Albin Kurti und Aleksandar Vucic
Kosova dhe Serbia nuk e komentojnë fundin e moratoriumit

“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin punën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e fokusuar në njohjen reciproke, e cila hedh themelet për bashkëpunim dhe përparim të qëndrueshëm”, thuhet në deklaratën e DASH-it.

Qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë nga ana e tyre nuk kanë dhënë ndonjë koment për këtë deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me moratoriumin. Por më herët nga ministria e Jashtme e Kosovës u tha se Kosova po bën përgatitje për aplikim për anëtarësim në organizata ndërkombëtare pa u dhanë detaje, ndërsa, Serbia nga ana e saj, është e gatshme të nisë fushatën e ҫnjohjeve për Kosovën. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuҫiq gjatë një forumi në Bled të Sllovenisë javën e shkuar tha se ai ka informacione se “Prishtina zyrtare do të fillojë me kërkesa të reja për pranim në organizata ndërkombëtare, nisur nga INTERPOL-i, UNESCO-ja dhe Këshilli i Evropës”. Kjo nismë e Kosovës sipas presidentit të Serbisë Vuҫiq “shkel zbatimin e marrëveshjen e Uashingtonit dhe do të sjellë paqëndrueshmëri shtesë në rajon. Puna jonë është të përgatitemi dhe t’i përgjigjemi kësaj”, tha Vuçiçi.

Kosova dhe Serbia po zhvillojnë që nga viti 2011 bisedime për normalizimin e marrëdhënieve nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Shefi i tashëm i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të zgjidhë, ndër të tjera, edhe çështjen e përfaqësimit ligjor të Kosovës në nisma të ndryshme rajonale. Kosova dhe Serbia po përgatiten edhe për një takim të mundshëm të nivelit të lartë gjatë muajit shtator ndërmjet dy udhëheqësve kryesorë politikë të të dyja vendeve, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç. Kjo u bë e ditur nga vetë krerët e të dyja vendeve, gjatë forumit strategjik të Bledit në Slloveni, ku morën pjesë udhëheqësit e vendeve të Ballkanit dhe udhëheqës të Bashkimit Evropian.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni marrëveshja kosovë-serbi moratoriumi i uashingtonit marrëveshja kosovë-serbi moratoriumi i uashingtonit

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit