LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i përdhunimit tek “Zyber Hallulli”, reagon CRCA/ECPAT: Të mbyllen qendrat rezidenciale për fëmijë

2 Tetor 2019, 17:24 Nga DOSJA
Skandali i përdhunimit tek “Zyber Hallulli”, reagon CRCA/ECPAT:

TIRANË– Pas rastit të abuzimit seksual të raportuar nga një vajzë 12- vjeçare në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, CRCA kërkon mbylljen urgjente të rezistencave.

Në reagimin e tyre, gjithashtu kërkohet që nga Kuvendi të ngrihet me procedurë të shpejtuar një Komision Hetimor për dhunën seksuale ndaj fëmijëve në institucionet publike dhe private.

“CRCA/ECPAT, i ri-kërkon sot publikisht Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të mbyllë një herë e përgjithmonë sistemin e qendrave rezidenciale të përhershme për fëmijët,”-shkruhet ndër të tjera në deklaratë.

DEKLARATA E PLOTË:

CRCA/ECPAT Shqipëri është thellësisht e shqetësuar në lidhje me rastin më të fundit të dhunës seksuale dhe bulizmit të raportuar nga mediat ndaj një vajze 12 vjeçare, e cila ishte nën kujdesin e Shtëpisë së Fëmijëve “Zyber Hallulli”në Tiranë, përgjatë disa viteve, kohë kjo kur sipas mediave ka ndodhur bulizmi dhe dhuna e raportuar nga vetë vajza.

Emisioni investigativ Fix Fare në Top Channel, prej dy ditësh, ka trajtuar rastin e një vajze e cila raorton se është dhunuar seksualisht dhe ka pësuar bulizëm nga bashkëmoshatarët e saj që qëndrojnë në rezidencën “Zyber Hallulli”në Tiranë. Deklaratat e vajzës 12 vjeçare dhe shqetësimi i nënës së saj, intervistat e drejtuesve dhe punonjësve të këtij institucioni, prej dy ditësh shfaqen në ekran, duke na treguar jo vetëm dhunën që përsëritet e ushtrohet në të tilla rezidenca, por edhe mungesën e rregullave, standarteve dhe politikave për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna, diskriminimi, neglizhenca dhe shfrytëzimi.

Nuk është hera e parë që Qendrat rezidenciale të përhershme të kujdesit për fëmijët jetimë dhe ata të braktisur nga prindërit biologjikë në Shqipëri, vendosen në qendër të akuzave dhe raportimeve për përdorim të dhunës fizike dhe seksuale ndaj fëmijëve. Më 19 maj 2016, CRCA/ECPAT Shqipëri, publikisht kërkoi mbylljen e të gjitha institucioneve rezidenciale, për shkak të rasteve të përsëritura të dhunës fizike dhe seksuale në institucionet rezidenciale publike dhe private në vend. Pavarësisht kësaj kërkese institucionet zgjodhën të mos ndërmarrin asnjë veprim, ndërkohë që dhuna dhe ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve kanë vijojnë të ndodhin, siç pasqyrohet në raportet më të fundit në media.

Nisur nga kjo, CRCA/ECPAT Shqipëri, pas marrjes në konsideratë në mënyrë të kujdesshme të të gjithë faktorëve që nxisin, inkurajojnë apo ushqejnë dhunën seksuale ndaj fëmijëve, i ri-kërkon sot publikisht Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, të mbyllë një herë e përgjithmonë sistemin e qendrave rezidenciale të përhershme për fëmijët.

Po në vijim të kësaj kërkese, ne i rekomandojmë Kuvendit të Shqipërisë, Këshillit të Ministrave dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sa më poshtë:

1. Kuvendi i Shqipërisë të miratojë me procedurë të përshpejtuar ngritjen e një Komisioni Hetimor për të hetuar dhunën, neglizhencën apo shfrytëzimin seksual që mund t’i jetë bërë fëmijëve që kanë jetuar dhe ende jetojnë në Shtëpi të Fëmijëve (publike ose private), duke përfshirë këtu edhe dhunën historike seksuale, pra atë që ka ndodhur prej vitesh, por që ende nuk është raportuar dhe hetuar. Viktimat e çdo akti dhune presin që shteti i tyre të tregojë përgjegjësinë maksimale në dëgjimin dhe raportimin e historive të tyre, vënien përpara përgjegjësisë të çdo abuzuesi dhe dëmshpërblimin e dëmit të shkaktuar tek ta, ndërsa kanë qenë në kujdes të shtetit shqiptar;

2. Kuvendi i Shqipërisë duhet të miratojë me prioritet ndryshime dhe përmirësime ligjore në Kodin e Familjes dhe në ligje të tjera, që do të bënin të mundur kthimin e shërbimit të familjeve alternative në një sistem kombëtar të përkujdesjes alternative në familje për fëmijët e mbetur pa familje apo që vijnë nga familje të shpërbëra. Ky sistem duhet të përfshijë monitorimin e vazhdueshëm dhe profesional të familjeve përkujdesëse dhe mbështetjen financiare të tyre;

3. Këshilli i Ministrave të vendosë, bazuar në një plan të qartë dhe të detajuar, mbylljen e çdo institucioni rezidencial të përhershëm të përkujdesjes së fëmijëve dhe kthimin e të gjithë shtëpive të fëmijëve në Qendra Ditore të Punës Sociale dhe Komunitare, të bashkë-administruara me organizatat e shoqërisë civile dhe të financuara nga Fondi Social i Buxhetit të Shtetit.

CRCA/ECPAT Shqipëri, vlerëson dhe përshëndet maksimalisht të gjitha përpjekjet e mediave në Shqipëri për evidentimin e rasteve të dhunës dhe shfrytëzimit seksual, si dhe të gjitha problematikave të fëmijëve që ndodhen në institucione që janë nën kujdesin e shtetit.

Ditën e djeshme emisioni “Fiks Fare” publikoi rrëfimin e një të miture, e cila tregonte lidhur me dhunën seksuale që ishte ushtuar mbi të nga bashkëmoshatarë të saj.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet crca perdhunimi tek shtepia e femijes crca perdhunimi tek shtepia e femijes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet